Llojet më të vjetra në tribunë Hominini përfshihen në tre gjini: Ardipithecus, Orrorin dhe Sahelanthropus.
Në vitin 1924 Raymond Dart zbuloi në Afrikën e Jugut fosilet e para të një hominini që datonin rreth 3 milionë vite më parë. Ky lloj u emërtua Australopithecus africanus dhe asokohe mendohej se ishte paraardhësi i njeriut të sotëm, për shkak të formave gracile të trupit dhe vendosjes së foramen magnum në bazë të kafkës. Por në vitin 1974, në sitin e Hadarit në rajonin e Afarit në Etiopi, ekipi i punës i udhëhequr prej paleoantropologut amerikan Donald Johanson zbuloi fosilet e një hominini që datojnë nga 3.9 deri 2.9 milionë vite më parë. Lloji i ri u quajt Australopithecus afarensis. Ashtu si me Australopithecus africanus, edhe ky lloj mendohej se ishte hominini më i vjetër dhe hallka munguese mes majmunëve dhe njeriut. Deri në 1990, nuk u realizuan zbulime të fosileve më të vjetra në moshë ( përvecse atyre australopitecinë) qё tё shërbenin si prova të hallkës munguese
Por në vitin 1994 Tim White sëbashku me kolegët e tij zbuluan në sitin arkeologjik të Avashit në Etiopi fosilet- kafkën, një pjesë nofulle, krahët dhe disa dhëmbë- e një homini që u quajt Ardipithecus ramidus. Këto fosile datojnë rreth 4.4 milionë vite më parë. Ky lloj mendohej se peshonte deri 45 kg dhe se nuk ishte bipedal. Por sipas disa studiuesve, forma anatomike e femurit dhe e pelvisit të tij, tё formuara pas ndarjes nga paraardhësi i njeriut dhe shimpanzesё sё sotme, mendohet se mundësonin ecjen bipedale (Lovejoy et al. 2009). Ata ishin ominvorë dhe frugivorë. Në gjininë Ardipithecus përfshihet dhe një lloj tjetër. Ai quhet Ardipithecus kadabba i lokalizuar po ashtu në Etiopi, i cili pavarësisht se fosilet- disa kocka të kokës dhe disa dhëmbë- iu gjetën në vitin 1997 u emërtua “kadabba” (d.m.th paraardhësi më i vjetër) për të treguar se është një lloj i ri stërgjyshëror (Kimbel et al. 2014). Fosilet e këtij lloji datojnë nga 5.8 deri në 5.2 milionë vite më parë.
Në vitin 2000, një grup kërkuesish francezë zbuluan në Kenian Qëndrore fosile të një hominini që datojnë nga 6.2 deri 5.8 milionë vite më parë. Ky hominin u quajt Orrorin tugenensis dhe është i vetmi lloj në gjininë Orrorin. Ai ishte bipedal pavarësisht se kishte dhe aftësi të mira ngjitjeje në pemë. Dhëmbët i kishte të vegjël – kaninët e reduktuar dhe me enamel të hollë si njeriu i sotëm- dhe ushqehesh kryesisht me fruta. Ai mendohej se peshonte rreth 50 kg dhe kishte më shumë tipare të ngjashme me shimpanzenë, përvec faktit se ishte bipedal.
Fosilet e dy gjinive të përmendura më lart u gjetën në Afrikën Lindore por në vitin 2002 një grup paleoantologësh francezë zbuluan në Afrikën Qendrore, në Cadin e sotëm, fosilet e një hominini/hominidi që u emërtua Sahelanthropus tchadensis. Këto fosile datojnë nga 7.2 deri 6.8 milionë vite më parë (Lebatard et al 2008). Ky lloj është hominini më i vjetër i gjetur deri më sot dhe ka disa tipare anatomike të ngjashme me njeriun e sotëm: ai kishte fytyrë jo të zgjatur, dhëmbë të vegjël kaninë dhe me enamel të hollë si dhe me shumë gjasë kryente ecje bipedale. Ndër të tjera, ecja bipedale i detyrohet vendosjes së foramen magnum më afër bazës së kafkës dhe ky lloj, në ndryshim nga shimpanzeja, ka pikërisht këtë vendosje. Për shkak të vjetërsisë së tij, ai diskutohet nëse është paraardhësi i përbashkët i njeriut të sotëm.
Llojet që përfshihen në tre gjinitë e përmendura më sipër, që kanë jetuar në kohë të ndryshme dhe kanë populluar rajone të ndryshme gjeografike, ka shtruar disa pyetje ndër paleoantropologë. Disa nga pyetjet që ata shtrojnë janë: Si lidhen mes tyre këto tre gjini? Si lidhet gjinia Ardipithecus me Australopithecus? Kur origjinoi për herë të parë ecja bipedale? Të gjitha këto pyetje na bëjnë të mendojme se bipedalizmi ka lindur herët si tipar përshtatës dhe se krijimi i një mozaiku të evolucionit të njeriut ka vështirësitë e veta, vështirësi që lidhen sidomos me mungesën e fosileve. Në të ardhmen, zbulime të tjera do të ndricojnë origjinën tonë dhe marrëdhëniet filogjenetike me homininët e tjerë.
Si pohuam, përpara zbulimit të llojeve të gjinisë Ardipithecus, Orrorin dhe Sahelanthropus, shumica e fosileve hominine renditeshin në një gjini të vetme, Australopithecus, e cila konsiderohej gjinia që origjinoi gjininë Homo. Është e natyrshme që kjo konsideratë ka ndryshuar pas zbulimit të llojeve të rinj të sipërpërmendur, që mendohet se origjinuan llojet që përfshihen në gjininë Australopithecus dhe Homo.
Llojet që përfshihen në Gjininë Australopithecus kanë jetuar në një hark kohor nga 4.2 milionë deri 1.9 milionë vite më parë. Ata kanë qenë plotësisht bipedalë, kishin masë të vogël të trurit (400 cm3 – 550 cm3), dhëmbë të mëdhenj dhe peshonin deri 60 kg. Shumica e fosileve të kësaj gjinie është gjetur në Afrikën Lindore megjithëse Australopithecus do të thotë fjalë për fjalë “ Majmuni jugor”. Kjo pasi fosilet e para që përfshihen në këtë gjini u zbuluan në Afrikën Jugore nё vitin 1924 nga paleoantropologu Raymond Dart.
Disa dekada mё vonё, nё vitin 1974 , në rajonin e Afarit, nё sitin e Hadarit ne Etiopi, paleantropologu i njohur amerikan D. Johanson zbuloi fosilet e njё hominini qё datojnё 3.2 milionё vite mё parё. Nё tё njёjtin vit, nё sitin Laetoli në Tanzani, paleoantropologja e njohur angleze Mary Leaky zbuloi nofullën e një hominini. Ajo daton rreth 3.7 milionë vite më parë. Për shkak të ngjashmërive të këtyre homininëve të gjetur përkatësisht, në Hadar dhe Laetoli, u vendos që ato të emërtoheshin nën një emër të përbashkët, Australopithecus afarensis. Fosilet e Au. afarensis të gjetura deri më sot kanë moshë nga 3.9 deri 2.9 milionë vjeçare. Po ashtu australopitecinёt e tjerё, ai kryente ecje bipedale,
Paleoantropologja Meave Leaky -vajza e Mary Leaky-it- dhe arkeologu Alan Walker, zbuluan në vitin 1994, në afërsi të liqenit Turkana në Kenia, fosilet më të vjetra të gjetura deri më sot që përfshihen në gjininë Australopithecus. Ky lloj njihet si Australopithecus anamensis. Fosiet e tij datojnë nga 4.2 deri 3.9 milionë vite më parë. Gjithashtu, në vitin 2006 në Etiopi, rreth 10 km nga vendi ku u gjetën fosilet e Ardipithecus ramidus, u gjet një fosil tjetër i këtij lloji cka vuri në dyshim marrëdhënien paraardhës-pasardhës mes Ardipithecus ramidus dhe Australopithecus anamensis. Ka mendime se duke qenë se ky lloj ka një përzierje të tipareve primitive me ato të prejardhura ai është pasardhës i Ardipithecus ramidus (White et al. 2009).
Një vit pas zbulimit të Au. anamensis, një grup paleoantropologësh zbuluan në luginën Bahr el Gazal në Cad, fosile të një hominini që datojnë 3.9 milionë vite më parë. Ky hominin u quajt Australopithecus bahrelghazali. Në vitin 1996 Tim White zbuloi fosilet e një hominini në Etiopi i cili u emërtua Australopithecis garhi. Me një masë kraniale rreth 450 cm3 dhe me origjinë 2.5 milionë vjecare, ai është në të vërtetë lloji i parë që ka prodhuar dhe ka përdorur vegla pune. Kjo karakteristikë, që deri vonë mendohej se kishte lindur me gjininë Homo, na bën të rikonsiderojmë karakteristikat e llojeve të gjinisë Homo. Gjithashtu, Australopithecus sediba, fosilet e të cilit datonin rreth 1.9 milionё vite mё parё, ka prodhuar dhe pёrdorur vegla pune ose ka pasur nje teknologji të vegëlbërjes dhe kjo kuptohet nga struktura anatomike e duarve të tij (Kivell et al. 2011).
Prej këtyre provave mund tё themi se prodhimi dhe pёrdorimi i veglave tё punёs nuk ka qenё karakteristikё vetёm e primateve tё lartw dhe aq mё shumё ellojeve tё gjinisё Homo, si mendohej deri vonё. Nga gjetja e fosileve tё metakarpeve nё njё sit arkeologjik nё Kenia qё datojnё rreth 1.4 milionё vite mё parё, u arrit nё pёrfundimin se formimi i kycit tё dorёs, si ёshtё i vendosur tek Homo sapiens ёshtё formuar nё fillimet e gjinisё Homo (Ward et al. 2013).
Burime:
Lebatard, A.E., Bourles. D. L., Duringer. P., Jolivet, M., et al.. 2008. Cosmogenic nuclide dating of Sahelanthropus tchadensis and Australopithecus bahregazali: Mio-Pliocene hominid from Chad. Proceedings of the National Academy of Sciences 105(9): 3226–3231,
Lovejoy, C.O., Suwa, G., Spurlock, L., Asfaw, B., & White, D. D. 2009. The pelvis and the Femur of Ardipithecus ramidus: The emergence of upright walking. Science. 326 (5949): 71, 71e1-71e6
Tatterstall, I. 2013. Masters of the planet: The search for our human origin. New York: Palgrave Macmillan.
Kimbel, W. H., Suwa, G., Asfaw, B., Rak, Y., & White, T. D. 2014. Ardipithecus ramidus and the evolution of the human cranial base. Proceedings of the National Academy of Sciences 111 (3): 948–953.
Kivell, TL., Kibii, JM., Churchill, SE., Schmid, P., & Berger, L.R. 2011. Australopithecus sediba hand demonstrates mosaic evolution of locomotor and manipulative abilities. Science 333 (6048): 1411–1417.
Ward, C. V., Tocheri, M. W., Plavcan, J. M., Brown, F. H., 2013. Early Pleistocene third metacarpal from Kenya and the evolution of modern human-like hand morphology”. Proceedings of the National Academy of Sciences 111 (1): 121-124.
White, T., Asfaw, B., Beyene, Y., Haile-Selassie, Y., Lovejoy, O., Suwa, G., & WoldeGabriel, G. 2009. Ardipithecus ramidus and the paleobiology of early Hominids. Science 326 (5949): 75-86