Home » Evolucioni i njeriut » Konteksti evolucionar i sjelljes sё njeriut

Konteksti evolucionar i sjelljes sё njeriut

Start here

Cfarё kuptojmё me sjellje?

Sjellja ёshtё objekt studimi i shkencave tё sjelljes dhe konsiderohet reagim ndaj stimujve tё jashtёm apo ngacmuesve. Nё kёndvёshtrimin biologjik, sjellja kuptohet si produkt i veprimit tё sistemit neuro-endokrin, produkt i veprimit tё tipeve tё ndryshme tё seleksionit dhe ka natyrё pёrshtatёse. Pyetjet qё shtron njё etolog janё: Cila ёshtё origjina e njё sjelljeje? Cilёt janё mekanizmat pёrgjegjёs pёr formimin e saj? Dhe sё fundi, pёrse gjatё evolucionit janё favorizuar disa sjellje dhe janё eleminuar tё tjera? Njё nga teoritё kryesore qё arrin tё shpjegojё origjinёn, evolucionin dhe diversitetin tё sjelljeve ёshtё seleksioni natyror. Ky mekanizёm i propozuar dikur prej Darvinit na jep ndihmesё tё cmuar nё analizimin e sjelljeve tek njeriu.

Interpretimi evolucionar i sjelljes

Biologjia evolutive ka qenё njё domen shkencor i vendosur pёrballё ndryshimeve tё mёdha teorike dhe konceptuale. Koncepti i evolucionit- ndryshimi nё kohё i tipareve tё organizmave- i ka pasur fillesat e mendimit shumё kohё pёrpara se Charles Darwin-i dhe Alfred R. Wallace-i tё formulonin teorinё e evolucionit me anё tё mekanizmit tё seleksionit natyror. Darvini e pёrkufizoi seleksionin natyror si: “ ruajtja e ndryshimeve individuale tё pёrshtatshme dhe eleminimi i atyre te dёmshme unё e quaj pёrzgjedhje natyrore ose mbijetesё tё individёve mё tё pёrshtatur” (Darwin 1859).

Seleksioni natyror ka katёr pёrbёrёs kryesorё: variacionin, trashёgiminё, riprodhimin dhe konkurrencёn. Seleksioni natyror vepron në cdo popullatë. Popullatë konsiderohet bashkësia e individëve të një lloji e cila jeton në një vend të caktuar për një kohë relativisht të gjatë dhe ku individët kryqëzohen në mënyrë rastësore midis tyre. Që të ndodhë seleksioni natyror në një popullatë të caktuar duhet të plotësohen katër kushte:

-Gjallesat ose individët e një popullate duhet të prodhojne pasardhës. Formimi ose prodhimi i pasardhësve, konsiderohen për llojin, alternativa të sjelljes të tij. Prodhimi i një numri të caktuar pasardhësish është strategjia e llojit për vazhdimësi. Riprodhimi është kushti i parë që të mund të ndodhë seleksioni natyror në një popullatë.

-Pasardhësit e formuar duhet t’iu ngjajnë paraardhësve. Është fakt se fëmijët i ngjajnë prindërve por mekanizmat se si transmetohen tiparet nga një brez në tjetrin nuk njihej nga Darvini megjithëse ishin zbuluar nga Gregor Mendeli (1822-1884) gjashtë vite më vonë (1865) nga koha e botimit të “Origjina e llojeve” . Nëse informacioni që përcakton tiparet d.m.th gjenet e prindërve iu transmetohen fëmijëve atëherё këto tipare që i’u kanë dhënë përparësi prindërve, do të jenë të pranishme edhe tek fëmijët. Si rrjedhojë, sa më shumë individë të prodhojnë prindërit aq më shumë gjene të tij kalojnë në brezin pasardhës d.m.th aq më shumë gjene të tyre ndodhen në popullatë. Nëse nuk do të ekzistonte një mënyrë  e tillë e transmetimit të gjeneve d.m.th nëse nuk do të ekzistonte trashëgimia atëhere tiparet favorizuese tek prindërit nuk do të përcilleshin tek fëmijët. Falë trashëgimisë, ndodh që nga një brez në tjetrin të akumulohen tiparet përshtatëse. Akumulimin e tipareve përshtatëse e bën të mundur veprimi i selelsionit natyror.

-Kushti i tretë që bën të mundur veprimin e seleksionit natyror është prania e ndryshimeve ose e variacioneve midis individëve edhe nëse ekziston riprodhimi e trashëgimia d.m.th dy kushtet e sipërpërmendura seleksioni natyror nuk e ushtron veprimin e tij nëse individët janë identikë. Pra, prania e ndryshimeve, e variacioneve midis individëve është kushti i tretë pa plotësimin e të cilit nuk mund të gjejë vend veprimi i seleksionit natyror. Arsyeja është e thjeshtë: mbijetesa e diferencuar nuk do të kishte asnjë efekt gjatë evolucionit nëse të gjithë individët do të ishin të ngjashëm mes tyre.

-Kushti i katër dhe i fundit është kompeticioni apo konkurrenca. Cfarë  do të ndodhte nëse burimet e ushqimit do të ishin të mjaftueshme për të gjithë individët e një popullate? Është e vështirë të mendohet se midis tyre do të ndodhë mbijetesa e diferencuar. Megjithatë edhe nëse burimet ushqimore jane të bollshme për të gjithë individët, atëherë në këta të fundit nuk mund të mos pranohet se ka variacione në aftësitë e tyre për sigurimin e ushqimit. Pra, kompeticioni ndoshta nuk duhet menduar  si kusht i domosdoshëm sepse mbijetesa e diferencuar realizohet edhe pa ekzistencën e kompeticionit.

Procesi i seleksionit natyror ndodh kur disa variacione tё trashёgueshme,  kanё njё sukses mё tё lartё riprodhues nё krahasim me variacione tё tjera tё trashёgueshme. Thёnё ndryshe, seleksioni natyror ёshtё ndryshimi nё kohё i tipareve tё njё organizmi si pasojё e suksesit tё ndryshёm riprodhues  tё atyre variacioneve tё trashёgueshme, nga njё brez nё tjetrin. Sё pari, seleksioni pёrfaqёson njё proces rastёsor i cili ёshtё nё gjendje tё shpjegojё ndryshimin apo modifikimin e strukturave anatomike tё organizmave. Sё dyti, ky proces ndryshimesh shёrben nё formimin e llojeve tё reja. Sё treti, teoria e seleksionit natyror realizoi kuadrin konceptual tё vendosjes sё organizmave nё Pemёn e Madhe tё Jetёs dhe rrjedhimisht, njeriun si lloj biologjik.

Vecmas propozimit tё teorise sё seleksionit natyror ( sёbashku me Uollasin), i cili shpesh cilёsohet edhe si “ seleksioni pёr mbijetesё“, nё vitin 1871 nё veprёn e tij “Prejardhja e njeriut” Darvini  elaboroi njё teori  tjetёr: teorinё e seleksionit seksual. Ndryshe nga seleksioni natyror, i cili lidhet me suksesin pёr mbijetesё, seleksioni seksual ka tё bёjё me evoluimin e atyre tipareve dhe sjelljeve qё mundёsojnё procesin e riprodhimit (kupto: lёnien e pasardhёsve). Seleksioni seksual vepron me anё tё dy proceseve: kompeticioni (konkurrenca) interseksual dhe seleksioni intraseksual. Tё dy kёto procese pёrfaqёsojnё njё proces evolutiv- ndryshimin nё kohё tё tipareve dhe sjelljeve qё lidhen me seksin si pasojё e suksesit tё diferencuar nё zgjedhjen e partnerit apo partneres.

Njё pengesё e konsiderueshme nё tё kuptuarit e teorisё sё propozuar nga Darvini ndёr biologё por dhe nga vetё ai, ishte mungesa e njё teorie tё trashёgimisё. Sinteza e teorisё darviniane tё seleksionit natyror me teorinё e trashёgimisё u realizua nga njohja paksa e vonshme (nё fillimshekullin XX) e punimeve tё Gregor Mendelit  dhe u quajt  Sinteza Moderne. Nё pёrputhje me kёtё teori, trashёgimia nuk nёnkupton shkrirjen apo pёrzierjen e faktorёve trashёgues tё tё dy prindёrve (si mendonte Darvini dhe biologё tё tjerё asokohe) por ruajtjen e tyre si njёsi tё vecanta dhe relativisht tё pandryshueshme. Nё kёtё mёnyrё, u pranua teoria korpuskulare ose grimcore e gjenit i cili pёrkufizohet si njёsia bazё e trashёgimisё.  Teoria grimcore e trashёgimisё ishte pjesёza munguese nё mozaikun e teorisё darviniane tё seleksionit natyror.

Nё vijёmёsi konceptuale me Sintezёn Moderne, dy biologё europianё, Konrad Lorenz ( 1903-1989) dhe Niko Tinbergen (1907-1988) themeluan njё disiplinё te re shkencore. Etologjia studion sjelljetduke i analizuar dhe interpretuar ato me metoda dhe teori evolucionare. Sipas Lorencit, ashtu si organet anatomike, edhe sjelljet e kafshёve janё tё trashёgueshme nga njёri brez nё tjetrin dhe duhen studiuar duke u fokusuar  nё origjinёn dhe funksionin qё ato kryejnё. Kёta etologё mendonin se sjellja ka natyrё pёrshtatёse pasi funksionet e saj janё mёnyra pёr tё zgjidhur problemet qё lidhen me pёrshtatshmёritё e kafshёve ndaj mjedisit ku ato jetojnё.

Nёse sjellja ka natyrё pёrshtatёse atёherё si mund tё shpjegohen sjelljet altruiste qё vёrehen te shumё kafshё pёrfshirё dhe njeriun ? Kjo pyetje, qё e shtroi dikur Darvini tek “Origjina e llojeve” kur analizoi sakrificёn e bletёve punёtore ndaj mbretёreshёs por nuk mundi ta shpjegonte plotёsisht brenda kuadrit tё seleksionit natyror, gjeti pёrgjigje dhe u popullarizua nga punimet e biologut evolutiv anglez William D. Hamilton nё vitin 1964. Sipas Hamiltonit, procesi me anёn e tё cilit vepron seleksioni natyror nuk pёrfshin vetem fitnesin klasik apo darvinian (i cili pёrkufizohet si probabiliteti pёr tё mbijetuar dhe pёr tё lёnё pasardhёs) por edhe fitnesin inkluziv i cili nёnkupton efektin e veprimit tё sjelljes tё njё individi nё suksesin e mёtejshёm riprodhues tё tё afёrmve.

Fitnesi inkluziv (angl. inclusive fitness) e analizon veprimin e seleksionit natyror nё kёndvёshtrimin e gjenit: sjelljet altruiste, rrisin suksesin gjenetik, pra pёrcjelljen e  gjeneve nё brezat pasardhёs. Nё kёtё rast, vepron njё mekanizёm tjetёr: seleksioni ndёr tё afёrmit ( angl. kin selection). Ky tip seleksioni favorizon ata individё qё kryejnё sjellje altruiste ndaj tё afёrmve tё tyre, pasi nё kёtё mёnyrё, individёt sakrifikues pёrcjellin gjenet e tyre nё brezat pasardhёs.  Kjo teori arrin tё shpjegojё sjelljet altruiste qё kafshёt por dhe njeriu kryejnё kundrejt tё afёrmve p.sh nё momente rreziku.

Nё vitin 1966 biologu evolutiv George C. Williams ( 1926-2010) publikoi veprёn “Pёrshtatja dhe seleksioni natyror”. Nё kёtё vepёr u hodh poshtё veprimi i seleksionit nё grup (mendohet se seleksioni nuk prek vetem individin por edhe grupin ku ai jeton). Seleksioni nё grup (angl. group selection) ёshtё njё nga mekanizmat e evolucionit dhe vepron nё nivelin e grupit dhe jo tё individit. I propozuar si mekanizёm evolucionar pёrshtatёs nga njё sёrё biologёsh, ky tip seleksioni favorizon ato grupe sociale ku individёt shfaqin sjellje altruiste. Kontributi mё i rёndёsishёm i Uilliamsit, lidhet me propozimin prej tij tё disa kritere tё besueshme e rigoroze pёr tё identifikuar  pёrshtatjet e organizmave.  Kёshtu, pёrshtatjet mund tё pёrkufizohen si zgjidhje tё njё problemi specifik, problem i cili lidhet me sigurimin e mbijetesёs dhe tё riprodhimit ( Williams 1966).

Nё vitet 1970, biologu evolutiv Robert Trivers (lindur nё 1943)  duke u bazuar nё punimet e Hamiltonit dhe tё Uilliamsit, formuloi tre teori, tejet tё rёndёsishme edhe sot: teorinё e altruizmit reciprok, investimin prindёror dhe teorinё e konfliktit prind-fёmijё. Sipas Trajversit, sjelljet altruiste reciproke ndaj jo tё afёrmve kanё  evoluar dhe janё favorizuar nga seleksioni, pasi pritet qё dhuruesi i ndihmёs, tё shpёrblehet ” mbrapsht “ nё njё moment tё caktuar ( Trivers 1971).

Teoria e investimit prindёror, e propozuar nga ky autor njё vit mё vonё,  pohon se seksi qё investon mё shumё nё kujdesin prindёror, do tё jetё mё pёrzgjedhёs ndaj partnerit dhe anasjelltas. Pёr shembull, tek gjitarёt, femra ёshtё ajo qё investon mё shumё nё kujdesin dhe rritjen e fёmijёs, rrjedhimisht, ajo do tё jetё mё pёrzgjedhёse nё lidhje me karakteristikat e mashkullit. Nё tё kundёrt, tek kali i detit, mashkulli investon mё shumё nё rrtijen dhe kujdesin prindёror prandaj dhe ai ёshtё mё pёrzgjedhёs krahasuat me femrat. Nё kёtё mёnyrё, kjo teori arrin tё shpjegojё  repertorin e sjelljeve tek femrat dhe meshkujt, konkretisht, ndryshimet qё vёrehen nё tiparet fizike dhe sjelljet e tyre gjatё procesit pёrzgjedhёs.

Kontributi i tretё teorik i Trajversit lidhet me analizёn e konfliktit prind-fёmijё. Sipas tij, prindi dhe fёmija konfliktohen mes tyre pёr shkak tё investimit tё lartё  nga ana e prindit dhe kёrkesёs sё vazhdueshme pёr resurse nga ana e fёmijёve. Kjo gjendje, rezulton nё repertorё tё ndryshёm sjelljesh nga tё dyja palёt dhe gjeneron konflikte lidhur me sasinё e resurseve qё jep apo preferencёn pёr njё seks tё caktuar nga ana e prindit (Trivers 1973; 1974).

Nё vitin 1975, biologu evolutiv Edward O. Wilson,  publikoi veprёn “ Sociobiologjia: Njё sintezё e re”. Nё kёtё vepёr, ai u pёrpoq tё sintetizonte zhvillimet kyce tё biologjisё evolutive dhe ti jepte njё shpjegim evolucionar sjelljeve tё tilla si altruizmi apo agresiviteti. Ky libёr shkaktoi debate tё ashpra ndёr studiuesё, kryesisht sepse nё kapitullin e fundit, i cili fokusohej tek njeriu, autori ofronte disa hipoteza nё mungesё tё tё dhёnave empirike. Kritikat ndaj veprёs sё Uillsonit ishin tё lidhura me pёrdorimin e teorisё darviniane nё shpjegimin e sjelljeve tek njeriu dhe natyrёs deterministe tё mendimeve tё tij. Shpjegimet e tij pёr fenomene tё tilla si kultura, tё mёsuarit, ndёrgjegjja apo feja binin nё kundёrshtim me shpjegimet tradicionale tё propozuara nё shkencat sociale.

Lejtmotivi evolucionar nё psikologji

Biologjia evolutive pati ndikim tё konsiderueshёm edhe nё fushёn e psikologjisё. Zigmund Frojdi i kushtoi vёmendje  mbijetesёs dhe seksualitetit duke propozuar teorinё e instikteve tё ruajtjes sё jetёs dhe  teorinё e instikteve seksuale. Teoritё e Frojdit janё  nё pёrputhje me dallimin e bёrё nga Darvini mes seleksionit natyror dhe atij seksual.

Nё vitet 1920 psikologjia amerikane mori njё drejtim tё ri, nё kundёrshti me teoritё evolucionare, duke pёrqafuar njё version tё bihevjorizmit radikal: parimet e pёrgjithshme tё tё mёsuarit ndihmojnё nё shpjegimin e  kompleksitetit tё sjelljes tek njeriu. Psikologёt e njohur amerikanё si J. B. Watson dhe B.F. Skinner pohuan se aftёsia pёr tё mёsuar njё sjellje tё caktuar ishte e lidhur me pёrforcuesit.

Tё dhёnat empirike tё mbledhura nё vitet 1960 mbёshtetёn idenё se kishte pasaktёsira nё parimet e pёrgjithshme tё tё mёsuarit. Nё njё eksperiment Harry Harlow demonstroi se majmunёt, pavarsisht se pёrforcuesin kryesor (ushqimin) e merrnin nga  “nёnat“ e veshura me tel,  pёrsёri nuk i preferonin ato. Kёto tё dhёna shёrbyen si shkёndija pёr Revolucionin konjitiv pasi ritheksuan rёndёsinё e tё kuptuarit tё njё sjelljejё si pasojё e asaj cka ndodh nё mendje. Revolucioni konjitiv u bazua nё metaforёn e procesimit tё informacionit ose nё pёrshkrimin e atyre mekanizmave qё ndodhen nё mendje, qё ekstraktojnё njё informacion tё caktuar, e transformojnё atё dhe mё pas, gjenerojnё sjelljen e vёzhguar.

Mendimi se njerёzit kanё disa predispozita tё vecanta ose janё tё pajisur me aftёsi tё lindura pёr tё procesuar vetёm disa nga llojet e ndryshme tё informacionit, i hapi rrugё lindjes sё psikologjisё evolutive, e cila pёrfaqёson njё sintezё  tё psikologjisё bashkёkohore dhe biologjisё moderne evolutive.

Mekanizmat e evoluar psikologjikё ( Buss 2008) janё kontributi teorik mё i rёndёsishёm i kёsaj disipline. Kёto mekanizma, ashtu si tiparet anatomike, kanё evoluar nё kohё, nga njёri brez nё tjetrin dhe janё formuar nga veprimi i seleksionit natyror dhe atij seksual. Gjatё evolucionit tek njeriu, kёto mekanizma me veprim specifik, kanё arritur tё zgjidhin problemet adaptive qё lidhen me mbijetesёn dhe riprodhimin. Ato kanё evoluar nё kohё dhe kanё natyrё pёrshtatёse.

Ndryshe nga mendimi i shprehur shpesh ndёr psikologё se mendja njerёzore ёshtё tabula rasa, pёr psikologёt evolutivё, mendja njerёzore pёrbёhet nga njё sёrё mekanizmash tё evoluar psikologjikё tё cilat janё trashёguar nga njёri brez nё tjetrin sepse kanё arritur tё zgjidhin problemet adaptive me tё cilat janё pёrballur paraardhёsit tanё ( Pinker 2002). Truri si organ anatomik ka ekstraktuar informacion nga mjedisi i jashtёm dhe i brendshёm dhe e ka pёrdorur kёtё informacion pёr tё gjeneruar sjellje me qёllim pёrshtatjen ndaj mjedisit dhe kёrkesave tё tij ( Cosmides 2006).

Burime:

Bajrami, A. (2015). Antropologjia: Njё perspektivё biokulturore. Tiranё: Shtёpia Botuese Albdesign

Buss, D. (2008). Evolutionary psychology: The new science of the mind, 3d Ed. USA: Pearson Education.

Cosmides, L. (2006). The cognitive revolution: The next wave. APS Observer, 19, 7-23.

Darwin, Ch. (1859). On the origin of species. London: Murray.

Pinker, S. (2002). The blank slate: The modern denial of human nature. New York: Viking.

Tooby, J., & Cosmides, L. (1992). Psychological foundation of culture. In J. Barkow, L.Cosmides., & J. Tooby (Eds.), The adapted mind (pp. 19-136). New York: Oxford University Press.

Trivers, R. L. (1971). The Evolution of Reciprocal Altruism. The Quarterly Review of Biology 46 (1): 35–57.

Trivers, RL., Willard, DE (1973). Natural selection of parental ability to vary the sex ratio of offspring. Science 179 (4068): 90–2

Trivers, R. L. (1974). Parent-Offspring Conflict.  American Zoologist 14 (1): 249–264.

William, G.C. (1966). Adaption and natural selection. Princeton, NJ: Princeton University Press.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: