Provat e evolucionit tё njeriut
Evolucioni ёshtё njё proces natyror qё ndodh nё kohё. Nevoja e studiuesve pёr tё kuptuar ndryshimet anatomike dhe tё sjelljes qё lidhen me evolucionin e njeriut i bёn ata tё marrin nё konsideratё mbetjet fosile, artefaktet si dhe krahasimet gjenetike mes llojeve. Mbetjet fosile na “furnizojnё” me copёza apo pjesё anatomike tё organizmave tё cilёt kanё jetuar dikur duke na dhёnё kёshtu informacion pёr stёrgjyshёrit tanё dhe tё lidhjeve tona me ta. Gёrmimet arkeologjike na tregojnё se cfarё veglash apo mjete pune kanё pёrdorur paraardhёsit tanё dhe se si kanё jetuar apo janё ushqyer ata. Tё dhёnat gjenetike na ndihmojnё tё ndёrtojmё pemёn gjenealogjike ku vihen nё dukje lidhjet tona me paraardhёsit. Nga kёto tё dhёna, shkencёtarёt arrijnё tё ndёrtojnё njё mozaik tё plotё dhe mё e rёndёsishmja, ato shёrbejnё si prova shkencore pёr evolucionin e organizmave tё gjallё, ku pёrfshihet dhe ai i njeriut.
Vendi i njeriut nё botёn e gjallё
Jeta, nё formёn e saj mё tё thjeshtё, lindi rreth 3.7 miliardё vite mё parё. Njeriu i sotёm u shfaq tё paktёn 200 mijё vite mё parё. Nё rrugёn e gjatё tё evolucionit, shfaqja e llojit njeri ishte nje ngjarje e rёndёsishme. Cilat ishin ngjarjet evolutive qё cuan nё lindjen e Homo sapiens? Pёr tё kuptuar si duhet evolucionin e njeriut ёshtё e nevojshme tё njohim klasifikimin e tij nё botёn e gjallё.
Njeriu bёn pjesё nё klasёn e gjitarёve: gjitarёt e parё u shfaqёn rreth 200 milionё vite mё parё. Ata janё kafshё me gjak tё ngrohtё ose homeotermё, qё nёnkupton se kanё evoluar mekanizma tё caktuar fiziologjikё me anёn e tё cilave rregullojnё temperaturёn e brendshme tё trupit, pa u ndikuar nga temperatura e jashtme e mjedisit.
Nё ndryshim nga gjitarёt detarё, si pёr shembull balena, gjitarёt nё tokё e kanё trupin tё mbuluar me qime, njё tipar i rёndёsishёm i cili ndihmon nё rregullimin e temperaturёs sё brendshme tё trupit. Gjitarёt kanё dhe njё mёnyrё tё vecantё qё ushqejnё fёmijёt apo tё vegjlit e tyre: ata i ushqejnё ata me qumёsht gjiri. Gjinjtё janё tё pranishёm si tek meshkujt ashtu dhe tek femrat, por janё funksionale vetёm tek femrat. Gjinjtё janё njё ndёr ato tipare qё gjenden edhe tek njeriu dhe kanё origjinuar gati 200 milionё vite mё parё.
Njё tipar tjetёr i rёndёsishёm ёshtё prania e placentёs e cila u shfaq rreth 65 milionё vite mё parё (Wible et al 2007). Placenta, organi lidhёs mes nёnёs dhe fetusit, ndryshe nga kafshёt e tjerё qё lindin me vezё, pёrbёn njё zhvillim tё ri nё evolucionin e gjitarёve. Gjitarёt e parё, me pёrmasa tё vogla trupore, homeotermё, me trupin e mbuluar me qime dhe me placentё, krijuan njё linjё evolutive e cila solli dhe njeriun e sotёm.
Rreth 70 milionё vite mё parё, origjinoi njё linjё tjetёr evolutive: Rendi Primates. Primatёt e parё kishin pёrmasat e njё ketri por kishin shumё tё zhvilluar duart dhe thonjtё nё vend tё kthetrave qё coi nё njё pёrdorim mё efikas tё duarve, nё lidhje me kapjen e sendeve apo manipulimin e tyre pёr qёllime tё ndryshme. Primatёt kanё shikim binokular (fushёpamjet e dy syve mbulojnё njёra- tjetrёn) stereoskopik qё mundёson hedhjen nga njёra pemё nё tjetrёn dhe kapjen me anё tё duarve nё degёt e tyre. Nё kёtё kontekst, rezultat i kёtij lloji shikimi ёshtё perceptimi i thellёsisё sё objekteve e tij ose tё parit nё tre pёrmasa: gjatёsi, gjerёsi dhe lartёsi.
Por dallimi mё i madh i majmuneve prej kafshёve dhe gjitarёve tё tjerё i detyrohet trurit: primatёt kanё njё tru tё madh nё krahasim me pёrmasat e trupit dhe ai ёshtё tejet kompleks. Madhёsia e trurit dhe kompleksiteti i tij shprehet nё sjelljet e elaboruara qё kanё primatёt. Procesi i tё mёsuarit tek primatёt zё njё vend tё rёndёsishёm dhe ёshtё pёrgjegjёs pёr sjellje tё tilla si kujdesi ose investimi prindёror, formimi i grupeve sociale etj.
Njё ngjarje me rёndёsi thelbёsore nё evolucionin e njeriut ishte zhvillimi i lёvizjes bipedale apo tё ecurit drejt mbi dy kёmbё. Pavarsisht se ende nuk dihen arsyet e shfaqjes ajo cka vlen tё theksohet ёshtё se lёvizja bipedale pёrbёnte njё avantazh evolutiv. Kёshtu, tё ecurit drejt mbi dy kёmbё ndihmoi nё pёrshkuarjen e distancave tё gjata pa humbje tё konsiderueshme energjie (Sockol et al 2007). Njё avantazh tjetёr lidhet me krijimin e njё kёndi shikimi mё tё madh, qё ndihmoi nё evitimin e sulmit nga grabitqarёt apo identifikimin e ushqimeve nё distancё. Dhe sё fundi, tё qёndruarit mbi dy kёmbё ndihmoi nё lirimin e duarve, pra duart, ashtu si Darvini shkroi dikur, mund tё pёrdoreshin lirisht pёr tё kryer funksione tё ndryshme.
Shumё studiues mendojnё se lёvizja bipedale i hapi rrugё zhvillimit tё njё sёrё aktivitetesh si prodhimi i veglave tё punёs, gjuetisё sё kafshёve, formёsimit tё grupeve sociale si dhe zmadhimit tё trurit. Kocka kafshёsh me moshё 3.4 milionё vjeçare dhe me shenja prerëse tё realizuara nga vegla prej guri tё cilat janë përdorur nga Australopithecus afarensis, janë gjetur nё Dikika tё Etiopisё (McPherron 2010). Deri mё sot, veglat e punes mё tё hershme prej guri, janë zbuluar në rajonin e Bourit dhe Gonas në Etiopi dhe datojnë pёrkatёsisht 2.5 dhe 2.4 milionë vite më parë (Semaw et al 2003). Ato kishin forma tё thjeshta dhe shёrbenin kryesisht pёr rrjepjen e mishit nga karkasat e kafshёve tё ngordhura me qёllim ngrёnien e tyre. Ecja bipedale dhe prodhimi e pёrdorimi i veglave tё punёs kanё origjinuar nё gjini tё tjera, pёrkatёsisht, si mendohet, nё gjininё Sahelanthropus dhe Australopithecus.
Ky fakt na bёn tё mendojmё se veglat e gurit priren drejt njё rritje tё nivelit teknologjik dhe janё shprehje e zhvillimit tё aftёsive mendore nё gjininё Homo.
Konkretisht, Homo habilis, i cili ka jetuar nё njё periudhё kohore nga 2.3 deri nё 1.4 milionё vjet mё parё, mendohet se ishte pёrdorues i kёtyre veglave, qё njihen si vegla guri Olduvane. Rreth 1.8 milione vite mё parё, nё Afrikё, primatё bipedale dhe vegёlbёrёs u diferencuan nё njё linje tjetёr evolutive dhe formuan llojin Homo erectus i cili u pёrhap nё rajone tё reja gjeografike si Europё dhe Azi. Ky migrim mendohet se ka ndodhur si pasojё e kёrkimit pёr vende mё tё pasura me resurse.
Ndryshe nga veglat e gurit Olduvane, tejet tё thjeshta nё ndёrtim, rreth 1.5 milionё vite mё parё njё lloj tjetёr hominini, Homo erectus, prodhoi sёpata guri apo gurё me maja tё mprehta, tё cilat dёshmojnё pёr njё avancim tё dukshёm drejt cilёsisё nё konceptim dhe ndёrtim.
Fosile nё gjininё Homo qё kanё jetuar njё hark kohor rreth 800 mijё deri 130 mijё vite mё parё nё Europё, Afrikё dhe Azi, janё gjetur prej antropologёve dhe janё interpretuar si forma tranzitore tё njeriut tё sotёm. Kёto fosile grupohen nёn njё emёr tё pёrbashkёt, Homo heidelbergensis. Madhёsia e trurit tё H. heidelbergensis ёshtё gati sa madhёsia e trurit tё njeriut tё sotёm. Ky hominim dallohet pёr teknikёn e pёrgatitjes dhe pёrdorimin e veglave tё gurit.
Nga krahasimi i ADN-sё sё Neandertalёve dhe Homo sapiens ka rezultuar se me shumё gjasa, kёto dy lloje e kanё prejardhjen nga Homo heidelbergensis. Neandertalёt kanё jetuar nё njё hark kohor nga rreth 450 deri 30 mijё vite mё parё. Fosilet e tyre janё gjetur nё Evropё dhe Azinё perёndimore. Pasiqё jetonin nё klimё tё ftohtё dhe tё ashpёr, ata kishin nje trup tё fortё dhe muskuloz, me gjymtyrё tё shkurtra dhe pamje robuste. Neandertalёt i ishin pёrshtatur mё sё miri kushteve mjedisore, pёrdornin mjete te elaboruara pune, bёnin veshje e strehime me kockat e kafshёve tё mёdha, pёrdornin zjarrin si dhe kryenin rite varrimi ne nderim te te vdekurve. Por rreth 30 mijё vite mё parё, ata u zhdukёn. Cila ishte ngjarja evolutive qё shёnoi zhdukjen e tyre? Mos ndoshta qe zёvёndёsimi apo eleminimi i tyre prej njeriut tё sotёm Homo sapiens, i cili pati elaboroi veglat e punёs dhe kishte aftёsi mё tё lartё pёr tё menduar simbolikisht? Kjo pyetje mbetet pa akoma pa pёrgjigje tё bindshme dhe ёshtё objekt debatesh pёr shumё studiues.
Lindja e Homo sapiens
Ka tё dhёna se linja qё ka diverguar prej Neandertalёve dhe origjinoi njeriun e sotёm ёshtё formuar rreth 150 mijё vite mё parё. ( Sankararman 2012). Homo sapiens mund tё jetё kryqёzuar me Neandertalin pasi njerёzit qё jetojnё sot nё Europё dhe Azi, kanё rreth 2.5% tё ADN-sё sё Neandertalёve. Njё linjё tjetёr hominime qё ka tё njёjtin paraardhёs me Neandertalin dhe Homo sapiens ёshtё ajo e Denisovanёve. Shumica e fosileve tё Neandertalёve janё gjetur nё njё shpellё nё Spanjё, dhe deri vonё, mendohej se vetёm Neandertali kishte populluar kёtё zonё ( Meyer et al. 2014). Zbulimet e mёsipёrme janё nё favor tё mendimit se kёto tre lloje kanё njё paraardhёs tё pёrbashkёt, Homo heidelbergensis. Alele tё Denisovanёve gjenden nё popullatat e sotme qё jetojnё nё Australi, Guinenё e Re dhe Filipine ( Reich et al. 2010). Ёshtё e natyrshme tё mendojmё se Neandertalёt, Denisovanёt dhe Homo sapiens kanё jetuar krah njёri tjetrit dhe nё momente tё caktuara, janё kryqёzuar me njёri tjetrin pasi njё pёrqindje e vogёl e gjeneve tё dy llojeve tashmё tё zhdukur, hasen nё disa prej popullatave tё sotme njerёzore.
Fosilet me tё vjetra tё njeriut tё sotёm janё gjetur nё sitin Omo nё Etiopi dhe mosha e tyre ёshtё 195 mijё vjecare. Fosilet mё tё vjetra jashtё kontinentit afrikan janё gjetur nё Lindjen e Mesme, konkretisht nё Izrael dhe datojnё rreth 185 mijё vite mё parё. Njeriu i sotёm ёshtё shpёrndarё nё tё gjithё Europёn nga 46 mijё deri nё 41 mije vitё me parё.
Kafka me karakteristika tipike e njeriut tё sotёm ёshtё ajo e Kromanjonit, e cila ёshtё e rrumbullakosur mirё, vihet re mjekra e dalё, janё tё formuara kockat e vetullave etj. Ndёrkaq, ekzistojnё variacione nё lidhje me formёn apo funksionin e veglave tё punёs cka dёshmon pёr njё sofistikim tё mёtejshёm tё bёrjes sё tyre. Ashtu si Homo heidelbergensis, edhe Homo sapiens pati jetuar nё shpella, por ai ndёrtoi edhe kasolle tё bёra me drunj apo me kocka tё mёdha kafshёsh, pёrdori zjarrin dhe cka mё ёshtё mё e rёndёsishme ishte i aftё tё prodhonte gjuhё simbolike.
Aftёsitё krijuese apo shprehja e tyre nё formё simbolike ёshtё karakteristika unike e njeriut. Prej kёsaj kohe, janё gjetur vizatime tё shumta nё muret e shpellave nё Europё, Azi apo Indi tё cilat datojnё pёrkatёsisht 41 mijё vite mё parё ( shpella El Castillo nё Spanjё), 35 mijё vite mё parё ( Nё Indonezi) dhe 30 mijё vite mё parё. Por arti i pikturimit shkon deri nё 77 mijё vite mё pare dhe i pёrket, sic pritet, gurave tё vijёzuar qё u gjetёn nё shpellёn Blombos nё Afrikёn Jugore.
Si pёrfundim, mund tё themi se evolucioni i njeriut pёrfaqёson njё ngjarje tё vecantё gjatё evolucionit tё organizmave tё gjallё. Njeriu i sotёm ёshtё pasqyrё e atyre ngjarjeve evolutive qё shёnjuan paraardhёsit apo kushёrinjtё tanё evolutivё dhe njёkohёsisht, paraqet vecantinё e tij, e cila, si cdo karakteristikё tjetёr, ka evoluar dhe e ka prejardhjen qё tek primatёt e dikurshёm, e mё larg nё kohё. Ecja bipedale dhe shfaqja e kulturёs ku pёrfshihet dhe gjuha simbolike janё disa nga ngjarjet qё e “shkёputёn” kladёn e njeriut prej primatёve tё tjerё, por mbajnё vulёn e njё evolucioni tё gjatё. Biofilia, dashuria pёr botёn e gjallё, ёshtё e rrёnjosur nё gjenet tona dhe ёshtё shprehje e lidhjes me krijuesin tonё, natyrёn. Nё kёtё kёndvёshtrim, respekti pёr natyrёn, pёr botёn e gjallё ёshtё para sё gjithash, njё detyrim filogjenetik.
Burime:
Wible, J. R., G. W. Rougier, M. J. Novacek, and R. J. Asher. (2007). Cretaceous eutherians and Laurasian origin for placental mammals near the K-T boundary. Nature, 447:1003-1006
Sankararaman, S., Patterson, N., Li, H., Pääbo, S., and D. Reich. (2012). The date of interbreeding between Neandertals and modern humans. PLoS Genetics 8(10): e1002947.
Semaw, S.; M. J. Rogers; J. Quade; P. R. Renne; R. F. Butler; M. Domínguez-Rodrigo; D. Stout; W. S. Hart; T. Pickering; S. W. Simpson. (2003). 2.6-Million-year-old stone tools and associated bones from OGS-6 and OGS-7, Gona, Afar, Ethiopia. Journal of Human Evolution 45: 169–177.
Sockol, D. Michael., Raichlen, A. David and Pontzer, Herman. (2007). Chimpanzee locomotor energetics and the origin of human bipedalism. Proceedings of the National Academy of Sciences.
Meyer, M., Fu, Q., Aximu-Petri, A., Glocke, I., Nickel, B., Arsuaga, J.-L., Martínez, I., Gracia, A., Bermúdez de Castro, J.M., Carbonell, E., and Pääbo, S. (2014). A mitochondrial genome sequence of a hominin from Sima de los Huesos. Nature 505: 403-406
White, T. D Asfaw, B.; DeGusta, D.; Gilbert, H.; Richards, G. D.; Suwa, G.; Howell, F. C. (2003), Pleistocene Homo sapiens from Middle Awash, Ethiopia, Nature 423 (6491): 742–747
Arikull shumë i mirë..!