- Shpella Dinaledi nё Afrikёn e Jugut ёshtё siti ku janё zbuluar mё shumё fosile hominine deri mё sot nё Afrikё;
- Homo naledi ёshtё lloji mё i hershёm nё gjininё Homo dhe Afrika e Jugut mund tё konsiderohet vendi i origjinёs sё kёsaj gjinie;
- Fosilet e gjetura pёrfaqёsojnё njё kombinim atipik tё tipareve qё hasim te llojet e gjinisё Australopithecus me tiparet qё vёrehen te anёtarёt e gjinisё Homo;
- Homo naledi mund tё ketё qenё prodhues dhe pёrdorues i veglave tё punёs.
Pёrgjatё viteve 2013 dhe 2014, paleoantropologёt e njohur Lee Berger dhe Paul Dirks sёbashku mё njё grup ndёrkombёtar kёrkuesish, realizuan dy ekspedita kёrkimore nё thellёsitё e njё kompleksi shpellash, rreth 40 km larg Johanesburgut nё Afrikёn e Jugut. Ata zbuluan 1550 fosile qё i pёrkasin, sipas matjeve tё deritanishme, rreth 15 individёve. Kёta individё mendohet se i takojnё njё lloji tё ri hominini. Ky lloj u emёrtua Homo naledi. Rezultatet kёrkimore u botuan nё formёn e dy artikujvё nё revistёn shkencore eLife nё 10 shtator tё kёtij viti.
Ky zbulim mbresёlёnёs mbart disa pikёpyetje. Sё pari, sipas analizёs sё vetё Bergerit, karakteristikat e fosileve pёrfaqёsojnё njё kombinim atipik tё tipareve primitive me ato tё prejardhura si dhe shfaqin karakteristika tё cilat nuk janё hasur nё homininёt e tjerё. Kaviteti i vogёl kranial – i pёrafёrt me atё tё gorillёs dhe australopitecinёve, rreth 560 cm3– dhe artikulacioni i kockave tё legenit ngjasojnё mё sё shumti me ato tё australopitecinёve. Australopitekёt kanё jetuar nё rajonin e Afrikёs Jugore dhe asaj lindore nё njё hark kohor nga 4.2 milionё vite deri nё 1.8 milionё vite mё parё.
Nga ana tjetёr, forma e kafkёs, e nofullёs dhe e dhёmbёve janё tё ngjashme me llojet e hershme tё gjinisё Homo si Homo erectus apo Homo habilis. Ky i fundit, i cili ka populluar po ashtu tё njёjtёn zonё si australopitecinёt, deri vonё mendohej se ishte lloji mё i hershёm i gjinisё Homo, me njё moshё rreth 2.3 milionё vjeçare. Gjithashtu, pёrmasat e vogla trupore tё Homo naledi ngjasojnё me ato tё disa popullatave tё sotme njerёzore si dhe tё fosileve 1.8 milionё vjeçare tё Homo erectus tё gjetura nё Dmanisi tё Gjeorgjisё.
Forma e gjymtyrёve tё sipёrme dhe tё poshtme tё Homo naledi ngjasojnё me ato tё neandertalёve dhe njeriut tё sotёm, Homo sapiens. Skeleti i dorёs sё Homo naledi ёshtё i ngjashёm me pjesёtarёt e tjerё tё gjinisё Homo. Kjo karakteristikё anatomike ёshtё tregues i njё fakti tё rёndёsishёm: aftёsisё pёr tё pёrdorur dhe manipuluar objektet. Si pasojё e tipareve tё mёsipёrme anatomike, qё mё sё shumti hasen nё gjininё Homo, ky lloj, si tregon dhe emri, i pёrket gjinisё ku bёjmё pjesё dhe ne dhe jo gjinisё Australopithecus.
Sё dyti, ende nuk ёshtё pёrcaktuar mosha e tij evolutive. Sipas Bergerit, nё rast se mosha e Homo naledi do tё pёrcaktohet si mё shumё se 2 milionё vjeçare atёherё ky lloj lipset tё konsiderohet si hominini mё i hershёm nё gjininё Homo. Nga ana tjetёr, nё rast se fosilet e kёtij lloji nuk janё mё shumё se 1 milionё vjeçare atёherё mund tё pohojmё se pavarsisht se ky lloj ka kavitet tё ulёt kranial ( 500 cm3) kjo karakteristikё ёshtё shfaqur mё vonё nё kohё nё gjininё Homo. Ky mendim bie ndesh me mendimin e mёparshёm se gjatё evolucionit tё njeriut, kaviteti kranial, por dhe tiparet e tjera anatomike, kanё pёsuar njё ndryshim linear dhe jo nё formё mozaiku. Gjithashtu, vlen tё pёrmendet fakti se nёse zbulohet se Homo naledi ka populluar rajone tё tjera gjeografike atёherё ёshtё e nevojshme tё rikonsiderohen dhe tё grupohen ndryshe ato lloje me pёrmasa tё vogla tё trupit si p.sh Homo erectus i gjetur nё Gjeorgji qё u pёrmend mё lart.
Sё treti, sipas Dirks-it, shpella Dinaledi (Shpella Dinaledi nё gjuhёn Sotho pёrkthehet Shpella e Yjeve) -ku u gjetёn fosilet e 15 individёve nё kompleksin e shpellave- e cila ka njё hyrje tejet tё ngushtё dhe ndodhet rreth 80 metra nё thellёsi, ka qenё gjithmonё pa dritё ose e errёt. Si janё futur vallё individёt nё kёtё shpellё dhe pёr cfarё arsye? A mos ndoshta trupat e individёve tё gjetur nё shpellё janё hedhur me qёllim brenda saj?
Meqenёse deri mё sot nuk ka prova qё homininёt tё kenё jetuar nё thellёsi tё tilla, Dirksi hodhi mendimin se individёt e llojit Homo naledi janё hedhur aty qёllimisht nga homininё ende tё panjohur nga ne, ndoshta pёr t’i varrosur. Por mozaiku i sjelljes ndёrlikohet mё tej. Si mundet kёta homininё, me pёrmasa tё vogla tё trurit, tё kenё kryer sjelljet ritualistike tё varrosjes? Kjo pyetje dhe tё tjera mbetet ende pa pёrgjigje pёrfundimtare. Zbulimi i Homo naledi do tё formёsojё mendimet tona mbi evolucionin e njeriut deri kur tё pёrcaktohet koha evolutive kur ka jetuar ky hominin, marrёdhёnia e tij me homininё tё tjerё si dhe arsyeja e gjetjes sё fosileve tё kёtij lloji nё thellёsitё e shpellёs Dinaledi. Deri atёherё, Homo naledi do tё jetё ylli qё pret tё shkёlqejё.
Burime
Dirks, P., et al. (2015). Geological and taphonomic context for the new hominin species Homo naledi from the Dinaledi Chamber, South Africa. eLIFE Sciences. https://doi.org/10.7554/eLife.09561.001
Berger, L., et al. (2015). Homo naledi, a new species of the genus Homo from the Dinaledi Chamber, South Africa. eLIFE Sciences. DOI: 10.7554/eLife.09560