• Ekipi i paleoantropologёve botoi pёrfundimet nё muajin qershor nё revistёn Nature
• Fosilet e gjetura prej tyre janё fosilet mё tё vjetra tё Homo sapiens
• Fosilet e tё paktёn pesё skeleteve datojnё rreth 300 mijё vite mё parё
• Ato u gjetёn nё shpelllёn Xhebel Irhud, nё Marok.
Deri vonё, Afrika Lindore konsiderohej si djepi i njerёzimit. Por mbas zbulimit tё fosileve tё njeriut dhe veglave tё punes prej njё ekipi paleoantropologёsh nё njё shpellё nё Marok, tё quajtur Xhebel Irhud, qё datojnё rreth 300 mijё vite mё parё, kjo konsideratё u hodh poshtё.
Fosilet e njeriut tё gjetura nё Herto dhe Omo nё Etiopi, pёrkatёsisht me moshё 160 mijё dhe 195 mijё vjeçare, kanё tipare anatomike tё ngjashme me njerёzit e sotёm. Krahasuar me formёn kraniale tё kafkave tё gjetura nё Etiopi, ato tё gjetura nё Marok kanё formё mё pak tё rrumbullakosur por pjesa e fytyrёs ёshtё e ngjashme me tonёn.
Fakti qё fytyra ngjason me fytyrёn e njeriut tё sotёm, por forma kraniale ёshtё e ndryshme ёshtё shprehje e evolucioni tё tipit mozaik. Ky tip evolucioni shpjegon dhe shfaqjen e bipedalizmit ndёr homininё, ku ecja drejt mbi dy kёmbё nuk u shoqёrua paralelisht me zmadhimin e kafkёs e tё trurit.
Prej tё dhёnave nga paleogjenetika, linja e njeriut tё sotёm dhe e kushёrinjve tanё gjenetikё, Neandertalёve, divergoi tё paktёn 500 mijё vite mё parё. Prej kёsaj ndarje linjash evolutive, bёn kuptim shfaqja e tipareve tё ngjashme me ne, mё herёt nё kohё se diktonin fosilet e gjetura nё Etiopi.
Sёbashku me zbulimin pёr herё tё parё tё Homo naledi, nё vitin 2013 nё Afrikёn Jugore, bёhet i njohur fakti se provohet se tё paktёn 2 lloje homininё popullonin kontinentin afrikan rreth 300 mijё vite mё parё.
Burime:
Hublin, J.J. et al., (2017). New fossils from Jebel Irhoud, Morocco and the pan-African origin of Homo sapiens. Nature 546, 289-292.