Kafka e homininit tё gjetur nё vitin 2016 nё Etiopi i pёrket llojit Australopithecus anamensis dhe daton 3.8 milionё vite mё parё, pohojnё dy studimet e publikuara nё gusht nё revistёn e njohur Nature.
Australopithecus anamensis pёrfshihet nё gjininё Australopithecus; pjesё e kёsaj gjinie janё edhe tetё lloje tё tjera, vecori kryesore e tё cilave ёshtё ecja bipedale e plotё. Mosha e tyre daton nga 4.2 deri 1.9 milionё vite mё parё. Gjetja e kafkёs sё kёtij lloji ka rёndёsi pёr dy arsye. Sё pari, njohja e lidhjes sё tij me homininёt e tjerё mё tё hershёm dhe sё dyti, tё kuptuarit e shfaqjes pёrmes anagjenezёs tё njё lloji tjetёr australopitecin.
Australopithecus anamensis ёshtё lloji mё i vjetёr i gjinisё Australopithecus. Krahasimi i kafkёs sё gjetur rishtazi tё kёtij lloji me lloje tё tjerё homininё na ndihmon tё kuptojmё afёrsitё e tij me Sahelanthropus tchadensis dhe Ardipithecus sp. Prej kёtij krahasimi, u arrit nё pёrfundimin se linja evolutive e dy llojeve tё tjerё homininё nuk shkoi drejt zhdukjes.
Nga ana tjetёr, mendohet se ka ndodhur anagjeneza ose procesi i transformimit gradual tё njё lloji deri nё formimin e njё lloji tё ri. Konkretisht, transformimi i Au. anamensis coi nё lindjen e Au. afarensis ose Lucy-it si njihet ne media. Ky tranzicion, merr rёndёsi pasi mendohet se Au. afarensis qё ka jetuar pёr rreth 100 mijё vite paralelisht me Au. anamensis, ёshtё lloji paraardhes i gjinisё Homo, ku pёrfshihet edhe njeriu.
Procesi i llojformimit mund tё ketё ndodhur edhe si pasojё e izolimit llojor tё njё grupi qё i pёrkisnin llojit Au.anamensis. Megjithatё, kjo hipotezё mbetet pёr tu vёrtetuar nё tё ardhmen prej gjetjeve dhe sekuencimit tё mundshёm tё ADN-sё sё kёtij lloji.
Burime:
Saylor, B. Z. et al., (2019). Age and context of mid-Pliocene hominin cranium from Woranso- Mille, Ethiopia. Nature https://doi.org/10.1038/s41586-019-1514-7
Haile-Selasie, Y. et al., (2019). A 3.8- million-year-old hominin cranium from Woranso-Mille, Ethiopia. Nature https://doi.org/10.1038/s41586-019-1513-8