Konventa pёr Diversitetin Biologjik (1992) dhe Protokolli i Nagojas (2010) mund tё krijojnё kushtet pёr ruajtjen e resurseve natyrore dhe dijeve tradicionale ekologjike tё lidhura me to edhe nё Shqipёri
Pirateria biologjike i referohet shfrytёzimit tё resurseve natyrore dhe dijeve tradicionale ekologjike tё njerёzve qё jetojnё kryesisht nё vendet nё zhvillim. Njё shembull shfrytёzimi mund tё jetё njё kompani farmaceutike qё zhvillon dhe shet ilaçe duke pёrdorur bimёt dhe dijet tradicionale ekologjike tё vendasve pёr tё nxjerrё fitime. Nё rastin e bimёve mjekёsore, pёrfshirja e protokolleve tё komunitetit nё legjislacionin kombёtar shёrben si masё ndaj shfytёzimit. Komunitetet mbrohen nga pёrfitimet prej shoqёrive farmaceutike, qё synojnё tё zhvillojnё produkte tё bazuara nё resurset vendase natyrore dhe dijet tradicionale tё lidhura me to.
Realizimi i njё protokolli tё komunitetit pёr ruajtjen e bimёve mjekёsore mundёson formimin e marrёveshjeve tё drejta mes komunitetit qё i njeh dhe i pёrdor ato dhe kompanive farmaceutike. Nё kёtё mёnyrё, fitimet e kompanive farmaceutike duhet tё ndahen me vendasit, pasi resurset dhe dijet e tyre pёrdoren pёr prodhimin e ilaceve.
Nё Shqipёri, dijet etnomjekёsore dhe pёrdorimi i bimёve pёr qёllime shёronjёse ka njё historik tё gjatё. Mjeku i lashtё grek Dioskoridi shkruante se mbreti ilir Genti ishte i pari qё identifikoi vetitё shёronjёse tё rrёnjёve tё bimёs Gentiana. Familja Gentianaceae u emёrtua nё nder tё tij dhe pёrfshin 160 lloje. Gjatё Perandorisё Osmane, xherahёt njihnin vetitё kuruese dhe pёrdornin bimё tё tilla si hithra, lulebasani, lulёkuqja, mullaga etj. pёr tё trajtuar sёmundje ose pёr tё shёruar plagё tё ndryshme.
Megjithё ndёrtimin dhe pёrmirёsimin e infrastrukturёs spitalore gjatё kohёs sё A. Zogut dhe komunizmit, dijet etnomjekёsore dhe pёrdorimi i bimёve mjekёsore, sidomos nё zonat rurale, u ruajtёn dhe pёrcollen nё brezat pasardhёs. Gjatё komunizmit, botanistёt dokumentuan tё paktёn 310 lloje bimёsh mjekёsore dhe aromatike. Kёto tradita ruhen pjesёrisht edhe sot; humbja e tyre i detyrohet lёvizjeve demografike dhe ndryshimeve tё mёdha socio-ekonomike qё ngёrthyen shoqёrinё tonё paskomuniste.
Pas viteve 2000, janё realizuar njё sёrё studimesh etnobotanike ku janё dokumentuar dijet tradicionale nё lidhje me pёrdorimin e bimёve mjekёsore nё zona tё ndryshme nё Shqipёri. Trashёgimia natyrore e vendit e shprehur nё dijet dhe praktikat tradicionale shёronjёse, sidomos nё zonat rurale, ka rёndёsi shkencore praktike dhe ekonomike.
Nё suazёn e Protokollit tё Nagojas, realizimi i regjistrit kombёtar tё dijeve tradicionale ekologjike ku pёrfshihen dhe ato etnomjekёsore duke u bazuar nё barkodet e kёtyre bimёve, sёbashku me protokollin e njё komuniteti tё caktuar, mund tё ndihmojnё nё ruajtjen dhe pёrdorimin e qёndrueshёm tё tyre. Mё e rёndёsishmja, kёto dy hapa mund tё parandalojnё shfrytёzimin jo konsensual duke ndihmuar ekonomikisht njohёsit e kёtyre praktikave etnomjekёsore.
Burime:
Minga Gj. (2009). Historia e kujdesit shëndetësor dhe mjekësisë Shqipëtare. Tiranë.
Papadhopulli, G. (1976) Bimët Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë.
Tirane: Shtëpia botuese “8 Nëntori”.
Shefer-Mossensohn, M. (2011). A Sick Sultana in the Ottoman Imperial Palace: Male Doctors, Female Healers and Female Patients in the Early Modern Period. Journal of Women of the Middle East and the Islamic World 9 (3), 281–312.