Home » Evolucioni i njeriut » Si ka ndodhur evolucioni i njeriut?

Si ka ndodhur evolucioni i njeriut?

Start here

Ecja bipedale ose tё ecurit drejt mbi dy kёmbё ёshtё njё ndër ngjarjet më të rëndësishme në evolucionin e njeriut. Lloji i parё qё mendohet se ka kryer ecje bipedale ishte Sahelanthropus tchadensis fosilet e tё cilit datojnё rreth 7.2 milionё vite mё parё. Ato u gjetën në Çad, në Afrikën Qendrore.

Megjithёse ende nuk njihen plotёsisht arsyet e shfaqjes sё bipedalizmit, kjo tip lёvizje pati pёrparёsi evolutive: i hapi rrugё formimit tё tipareve biologjike dhe shfaqjes sё veprimtarive kulturore e sociale si zmadhimi i trurit, formimi i traditёs sё vegёlbёrjes, gjuetia e organizuar e kafshёve etj.

Veglat e punёs mё tё hershme prej guri datojnë 3.3 milionё vite mё parё dhe janё gjetur në vitin 2015, nё sitin Lomekui, nё Kenia dhe i përkasin tё ashtuquajturës kulturё Lomekuane. Ato kishin forma tё thjeshta dhe shёrbenin kryesisht pёr shkёputjen e mishit nga karkasat e kafshёve tё ngordhura me qёllim ngrёnien e tij. Ndërkaq, në vitin 2012 në Dikika nё Etiopi, u gjetёn disa kocka kafshёsh me moshё 3.4 milionё vjeçare, qё kishin shenja prerëse tё realizuara nga vegla guri.

Ecja bipedale dhe prodhimi e pёrdorimi i veglave tё punёs u shfaq, pёrkatёsisht, nё llojet e gjinisё Sahelanthropus dhe Australopithecus por vegёlbёrja pёrfaqёson njё traditё tё mirёfilltё nё gjininё Homo.

Nё vitin 2015 u shёnua njё tjetёr zbulim i rёndёsishёm. Nё sitin kërkimor Ledi Geraru, nё rajonin e Afarit, Etiopi, u zbulua njё nofull hominini me moshё 2.8 milionё vjeçare. Ky zbulim, hodhi poshtё mendimin se Homo habilis ishte vegёlbёrёsi i parё nё kladёn e njeriut. Krijimi i njё tradite tё mirёfilltё vegёlbёrjeje, qё njihet si kultura Olduvane, lidhet me emrin e këtij lloji, qё ka jetuar nga 2.3 deri 1.4 milionё vite mё parё, nё savanat e Afrikёs Lindore. Homo habilis ёshtё lloji i parё i identifikuar nё gjininё Homo.

Nё Afrikё, rreth 2 milionё vite mё parё, primatё bipedalё dhe vegёlbёrёs u diferencuan nё njё linje tjetёr evolutive dhe formuan llojin Homo erectus, i cili u zhvendos nё rajone tё tjera gjeografike, si Evropё dhe Azi. Ky migrim mendohet se ka ndodhur si pasojё e kёrkimit pёr vende mё tё pasura me ushqim. Nё ndryshim nga veglat e punёs Lomekuane dhe Olduviane, tejet tё thjeshta nё ndёrtim, rreth 1.6 milionё vite mё parё Homo ergaster/ erectus ndёrtoi sёpata guri dhe gurё me majё tё mprehtё, qё dёshmojnё pёr njё pёrparim tё dukshёm drejt cilёsisё nё ndёrtim dhe konceptim. Kjo njihet si kultura Akeluane e vegёlbёrjes.

Gjithashtu, Homo erectus konsiderohet si artisti i parё nё kladёn e njeriut, pasi gjetja nё Indonezi e njё guaske tё vijёzuar me forma tё thjeshta gjeometrike dhe me moshё 500 mijё vjeçare, hodhi poshtё mendimin se arti ka lindur me njeriun.

Ndёrsa H. erectus popullonte rajone tё ndryshme, njё tjetёr hominin u shfaq rreth 800 mijë vite më parë nё Afrikё. Ai ishte Homo heidelbergensis dhe ka jetuar deri 130 mijë vite më parë. Fosilet e tij janё gjetur edhe nё Evropё dhe Azi. Në sitet arkeologjike, sёbashku me fosilet e H. heidelbergensis, janё gjetur edhe heshta druri me gjatёsi nga 2 deri nё 3 metra qё pёrdoreshin pёr vrasjen e kafshёve tё mёdha.

Fillimisht, prej një krahasimi të realizuar mes ADN-së së Neandertalëve, Denisovanёve dhe njeriut të sotëm, u arrit në përfundimin se H. heidelbergensis ishte paraardhësi i tyre. Por nga zbulimet e fundit, kjo tezë u hodh poshtë. Kjo pasi paraardhësi i njeriut të sotëm dhe Neandertalëve mendohet se ka jetuar tё paktёn 800 mijë vite më parë. Nga ana tjetër, Denisovanёt dhe Neandertalёt kanё diverguar prej njёri tjetrit më shumë se 390 mijё vite mё parё.

Prej kёtej, ёshtё e natyrshme tё mendojmё se Neandertalёt, Denisovanёt dhe H. sapiens kanё jetuar krah njёri tjetrit dhe janё kryqёzuar shpesh mes tyre.

Kryqëzimet mes Neandertalëve dhe Homo sapiens shprehen tek prania e gjeneve të Neandertalëve në gjenet e njeriut të sotëm ndërsa kryqëzimi i Neandertalëve me Denisovanët, rreth 90 mijë vite më parë, formoi një individ të ri me “prejardhje të përzierë” mes këtyre dy llojeve.

Neandertalёt janё kushёrinjtё tanё mё tё afёrt evolutivё dhe fosilet e tyre janё gjetur nё Evropё e nё Azinё Perёndimore. Kёto fosile datojnё nga 450 deri 30 mijё vite mё parё.

Neandertalёt pёrdornin mjete tё elaboruara pune, qё pёrfshihen nё kulturёn Mousteriane, bёnin veshje dhe realizonin ornamente pёr zbukurimin e trupave tё tyre, kryenin rituale gjatё varrimit pёr tё nderuar tё vdekurit, ndёrtonin shtёpi me kockat e kafshёve tё mёdha, gjuanin nё ujё dhe ushqeheshin me midhje dhe peshq etj.

Fosile anatomikisht të ngjashme me njeriun e sotёm janё gjetur nё zona tё ndryshme tё Afrikёs. Kur themi njeriu i sotёm, kemi parasysh ato fosile qё kanё tipare tё ngjashme me ne si p.sh kafka e rrumbullakosur dhe mjekra e dallueshme.

Fosilet më të vjetra të njeriut të sotëm janë gjetur në shpellën Xhebel Irhud në Marok dhe datojnë rreth 300 mijë vite më parë. Përpara këtij zbulimi, fosilet më të vjetra të njeriut të sotëm datonin 195 mijë vite më parë dhe u gjetën në sitin Omo në Etiopi.

Jashtё Afrikёs, fosilet mё tё hershme tё njeriut janё gjetur nё shpellёn Apidima nё Greqinё Jugore dhe datojnё mё shumё se 210 mijё vite mё parё. Pёrpara kёtij zbulimi, fosilet mё tё vjetra tё njeriut të sotëm jashtё Afrikёs, u gjetёn gjetёn nё shpellёn Mislija nё Izrael, me moshё 185 mijё vjeçare.

Homo sapiens ёshtё i vetmi lloj hominim, i cili ka jetuar dhe jeton nё kёto 30 mijё vitet e fundit, qё pas zhdukjes sё Neandertalёve.

Valët migratore të popullatave humane drejt rajoneve të tjera kanë qenë të shpeshta. Ajo që vlen të vihet në dukje është se me shumë gjasë, përhapja e shpejtë e tyre i detyrohet zhvillimit tё aftёsive konjitive tё Homo sapiens, si pasojё e rritjes sё trurit, qё shprehet dhe nё teknikat e vegёlbёrjes. Fakti qё ekzistojnё variacione kulturore nё lidhje me formёn dhe funksionin e veglave tё punёs, dёshmon pёr njё sofistikim tё mёtejshёm nё realizimin e tyre.

Pёrmirёsimi i teknikave tё vegёlbёrjes shёnoi njё hap domethёnёs por pёrparёsia e njeriut ishte aftësia për të menduar simbolikisht. Të menduarit simbolik shprehet nё vizatimet nё muret e shpellave, në Evropё, Azi apo Indi. Vizatimet datojnё 41 mijё vite mё parё (shpella El Kastijo nё Spanjё) dhe 35 mijё vite mё parё (nё Indonezi).

Pёr herё tё parё, rreth 75 mijё vite mё parё njeriu kreu vizatime tё thjeshta nё muret e shpellёs Blombos nё Afrikёn Jugore. Nё kёtё shpellё janё gjetur dy guaska 100 mijë vjeçare që përdoreshin si mbajtëse për të krijuar një përzierje me bazë okre, baltë ngjyruese që shërbente për të vizatuar.

Por ne nuk konsiderohemi i vetmi lloj i aftё pёr të menduar simbolikisht.

Prej datimit me anё tё karbonit nё muret e vizatuara tё tre shpellave nё Spanjё, u arrit nё pёrfundimin se mosha e tyre ishte rreth 64 mijё vjeçare. “Vizatonjёsit” e kafshёve nё muret e shpellave ishin Neandertalёt.

Megjithёkёto, rreth 30 mijё vite mё parё, Neandertalёt u zhdukёn. Pavarsisht se deri vonё ёshtё menduar se shfaqja e njeriut mund tё ketё qenё arsyeja e zhdukjes sё tyre, sё fundmi, ka mendime se arsyet e zhdukjes sё Neandertalёve lidhen me fertilitetin tё ulёt si dhe paaftёsinё e tyre pёr tu pёrballur me ndryshimet klimatike.

Njeriu i sotёm ёshtё pasqyrё e atyre ngjarjeve evolutive qё i patёn fillesat te paraardhёsit tanё, por ndarja ose divergimi prej tyre, formoi tiparet e tij dalluese e unike. Nga 300 mijё deri 60 mijё vite mё parё, njeriu arriti tё pёrshtatej nё mjedise tё ndryshme, si nё shkretёtira, pyje tropikale, nё arktik dhe nё lartёsi tё mёdha. Pёr kёtё arsye ai konsiderohet njё lloj unik ekologjik. Kёto pёrshtatje u mundёsuan prej aftёsisё pёr tё prodhuar kulturë. Më e rëndësishmja, aftësia e njeriut për gjuhë simbolike, i dha atij përparësi në zgjidhjen e problemeve adaptive që e shoqëruan përgjatë evolucionit.

Gjuha simbolike është tipar unik i llojit njeri dhe përfaqëson përshtatje, ashtu si dikur tek paraardhësit tanë, bipedalizmi dhe aftësia për të prodhuar e përdorur vegla pune.

Burime:

Deggioani, A., Bonenfant, Ch., Cabut, S., Condemi, S. (2019). Living on the edge: Was demographic weakness the cause of Neanderthal demise? PLoS ONE https://doi.org/10.1371/journal.pone.0216742

Gomez-Robles, A. (2019). Dental evolutionary rates and its implications for the Neanderthal- modern human divergence. Science Advances. doi: 10.1126/sciadv.aaw1268

Harmand, S., Lewis, J. E., Feibel, C. E., Lepre, C. J., et al. (2015). 3.3 million year old stone tools from Lomekwi 3, West Turkana, Kenya. Nature, 521, 310-315.

Harvati, K., Roding, C., Bosman, A.M., et al. (2019). Apidima Cave fossils provide earliest evidence of Homo sapiens in Euroasia. Nature, 571, 500-504.

Herries, A., Martin, J.S., Leece, A.B., et al. (2020). Contemporaneity of Australopithecus, Paranthropus and early Homo erectus in South Africa. Science. doi: 10.1126/science.aaw7293

Hershkovitz, I., Weber, G. W., Quam, R., Duval, M., et al. (2018). The earliest modern humans outside Africa. Science, 359, 456-459.

Henshilwood, S. C., d’ Errico, F., van Niekerk, K.L., Couqinot, Y., et al. (2011). A 100,000-old Ochre processing workshop at Blombos Cave, South Africa. Science, 334, 219-222.

Hoffman, D. L., Standish, C. D., Garcia-Diez, M., Pettitt, P. B., et al. (2018). U-Th dating of carbonate crusts reveals Neandertal origin of Iberian cave art. Science, 359, 912-915.

Hublin, J. J., Ben-Ncer, A., Bailey, Sh. E., Freidline, S. E., et al. (2017). New fossil from Jebel Irhoud, Morocco and the pan- African origin of Homo sapiens. Nature, 546, 7657.

Joordens, J. C., d’Errico, F., Wesselingh, F. P., Munro, S., et al. (2014). Homo erectus at Trinil in Java used shells for tool production and engraving. Nature, 518, 228-231.

Kuhlwilm, M., Gronau, I., Hubisz, M. J., de Filippo, C., et al. (2016). Ancient gene flow from early modern humans to into Eastern Neanderthals. Nature, 530, 429-433.

Meyer, M., Arsuaga, J. L., de Filippo, C., Nagel, S., et al. (2016). Nuclear DNA sequences from the Middle Pleistocene Sima de los Huesos hominins. Nature, 531, 504-507.

Meyer, M., Kircher, M., Gansaugem MT., Li, H., et al. (2012).  A High-Coverage Genome Sequence from an Archaic Denisovan Individual. Science, 338, 22-226.

Prufer, K., Racimo, F., Patterson, N., Jay, F., et al. (2014). The complete genome sequence of a Neanderthal from the Altai Mountains. Nature, 505, 43-49.

Prüfer, K., de Filippo, C., Grote, S., Mafessoni, F., et al. (2017). A high-coverage Neanderthal genome from Vindija Cave in Croatia. Science, 358, 655–658.

Radovcic, D., Srsen, A. O., Radovcic, J., Frayer, D.W. (2015).  Evidence for Neandertal jewel: Modified white-tailed eagle claws at Krapina. PLoS ONE 10(3): e0119802. https://doi.org/10.1371/journal.pone.0119802

Reich, D. (2018). Who we are and how we got here: Ancient DNA and the new science of human past. Oxford, UK: Oxford University Press.

Rendu, W., Beauval, C., Crevecoeur, I., Bayle, P., et al. (2014). Evidence supporting an intentional Neandertal burial at La Chapelle- Aux- Saints.  Proceedings of the National Academy of Sciences, 111, 81-86.

Sankararaman, S., Patterson, N., Li, H., Pääbo, S., & Reich, D. (2012). The date of interbreeding between Neanderthals and modern humans. PLoS Genetics, 8(10): e1002947.

Slon, V., Mafessoni, F., Vernot, B., de Filippo, C., et al. (2018). The genome of the offspring of a Neanderthal mother and a Denisovan father. Nature doi:10.1038/s41586-018-0455-x

Smith, T. M., Austin, Ch., Green, D. R., Joannes-Boyau, R., et al. (2018). Wintertime stress, nursing and lead exposure in Neanderthal children. Science Advances. doi: 10.1126/sciadv.aau9483

Trinkaus, E., Samsel, M., Villotte, S. (2019). External auditory exostoses among western Eurasian late Middle and Late Pleistocene humans. PLoS ONE 14(8): e0220464. https://doi.org/10.1371/journal.pone.0220464

Villmoare, B., Kimbel, W. H., Seyoum, C., Campisano, C.J., et al. (2015). Early Homo at 2.8 Ma from Ledi-Geraru, Afar, Ethiopia. Science, 347, 1056-1057.

White, T. D., Asfaw, B., DeGusta, D., et al. (2003). Pleistocene Homo sapiens from Middle Avash, Ethiopia.Nature, 423, 742–747.

Zilhao, J., Angelucci, D.E., Araujo Igreja, M., et al. (2020). Last interglacial Iberian Neandertals as fisher-hunter-gatherers. Science. doi: 10.1126/science.aaz7943

.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: