Home » Posts tagged 'Evolucioni'

Tag Archives: Evolucioni

Vegëlbërja gjatë evolucionit të njeriut

Vegëlbërja është një formë e specializimit kulturor që i mundësoi homininëve një përshtatje më eficiente krahasuar me primatët e tjerë. Vegla pune prej guri me moshë të hershme u zbuluan në rajonin e Bourit dhe Gonas në Etiopi dhe datonin pёrkatёsisht 2.5 dhe 2.4 milionë vite më parë. Vetёm njëra anë e gurit është e mprehtë dhe ato mendohet se janë përdorur nga llojet e gjinisё Homo megjithëse ka mendime se dhe prej Australopithecus garhi.

Deri më sot, veglat më të hershme prej guri janë zbuluar në sitin Lomekui në Kenia dhe datojnë 3.3 milionë vite më parë.

Në vitin 2009, kocka kafshёsh me moshё 3.4 milionё vjeçare dhe me shenja prerëse tё realizuara nga vegla guri u gjetën nё Dikika tё Etiopisё. Me shumё gjasë ato ishin përdorur nga Australopithecus afarensis. Dyshimet ndër paleoantropologë se këto prerje ishin shkaktuar rastësisht morën fund pasi në vitin 2015, në kockat e dy llojeve, u gjetën rreth 12 shenja prerjesh të qëllimshme dhe u arrit në përfundimin se goditjet kishin qenë të forta dhe të njëpasnjëshme.

Ky zbulim tregon se veglat e gurit kanë një moshë edhe më të hershme nga ato të gjetura në Lomekui të Kenias. E njohur si kultura Lomekuane, kjo teknologji vegëlbërjeje konsiderohet tradita më e hershme e përgatitjes së veglave të gurit. Rëndësia e kësaj tradite qëndron në faktin se homininët e hershëm zotëronin aftësitë konjitive për ndërtimin e veglave të gurit dhe konsumonin mish.

Në vitet 1930, antropologu i njohur Louis Leakey zbuloi për herë të parë vegla pune prej guri në Grykën e Olduvait në Tanzani. Ato morën emrin vegla guri Olduvane. Teknologjia e përgatitjes së tyre, e ngjashme me veglat e punës të gjetura në Etiopi, përfshihet në atë që njihet si kultura Olduvane. Mënyra e dytë e përgatitjes së këtyre veglave të gurit përfaqëson edhe fillimin e një tradite më të qëndrueshme të vegëlbërjes, krahasuar me atë Lomekuane.

Mënyra e tretë e përgatitjes së veglave të punës dallohet sepse anët e gurit janë dyfaqëshe. Ato datojnë 1.6 milionë vite me parë dhe janë gjetur fillimisht nё Afrikë dhe janë prodhuar e përdorur prej Homo ergaster/ erectus. Një mjet i tillë pune i përket kulturës Akeulane

Në mënyrën e katërt të përgatitjes së veglave prej guri vihet re heqja e copëzave të vogla nga guri bazë. Kjo mёnyrё e prodhimit tё veglave tё gurit njihet si kultura Mousteriane e cila zёvendёsoi kulturёn Akeulane nё Evropё dhe i “pёrket” Neandertalёve.

Paleoliti i vonë, i cili përfshin periudhën nga 50 mijё deri 11.750 mijё vite mё parё, karakterizohet nga përgatitja e copëzave të stërgjatura dhe kultura Aurignaciane ёshtё njё shembull i kësaj mёnyrё prodhimi tё veglave tё punës dhe artit. Kjo traditë i ka fillesat 43 mijë vite më parë.

Teknologjia e fundit konsiderohet më e përpunuara, pasi artefaktet e gjetura janë “delikate” në stil dhe me përmasa tё vogla, qё i bashkëngjiteshin veglave tё tjera tё punës. Ajo njihet si kultura Magdaleniane dhe shtrihet nё njё hark kohor nga 17 mijё deri nё 11 mijё vite mё parё. Artefaktet që lidhen me këtë kulturë lokalizohen kryesisht nё Evropёn Perёndimore.

Si merret me mend, një mënyrë e re prodhimi e veglave të punës nuk zëvendësoi mënyrën e mëparshme tё prodhimit. Shpesh, në të njëjtën kohë, praktikoheshin dy apo tre mënyra të prodhimit të veglave. Nganjëherë, një mënyrë prodhimi evoluonte në një mënyrë tjetër edhe pas 100 mijë viteve. Është interesante njohja e përdorimit të këtyre veglave. Për këtë qëllim, është krijuar dhe disiplina shkencore e njohur me emrin arkeologjia eksperimentale.

Fakti se lindja e gjinisë Homo përkon me zhvillimin e mёtejshёm tё prodhimit tё veglave të para prej guri -pasi si kemi pohuar, kultura Lomekuane është tipi i parë i teknologjisë së vegëlbërjes- tregon lidhjen e ngushtë të kësaj gjinie me teknologjinë e vegëberjes.

Por është e rëndësishme të vihet në dukje se përhapja e popullatave njerëzore në vende apo kontinente të ndryshme, nuk përkon domosdoshmërisht me zhvillimin e njërës apo tjetrës tip kulture të prodhimit të veglave të punës pasi shpeshherë, në site ku janë gjetur fosile hominësh, veglat e punës që ata kanë përdorur, i përkasin një moshe më të vjetër.

Teknologjia ose kultura Levalua, e cila u shfaq në Afrikë dhe Euroazi nga 330 mijë deri në 200 mijë vite më parë, në mënyrë të pavarur, u shfaq dhe në Armeni, ku në sitin Nor Gegi u gjetën vegla pune, të përgatitura sipas kësaj teknike prodhimi. Ato datojnë rreth 335 mijë vite më parë. Ky fakt na bën të mendojmë se veglat e gurit nuk mund të përdoren si indikator i besueshëm i ndryshimit dhe i përhapjes së popullatave humane gjatë Paleolitit.

Nga ana tjetër, në historinë e teknologjisë së prodhimit të veglave prej guri, shpesh vihet re mungesa e risive në bërjen e tyre. Për shembull, tradita Akeulane e përgatitjes së veglave të gurit mbeti pothuaj e pandryshueshme nga 1.6 milionë vite më parë kur u shfaq në Evropë, deri në 130 mijë vite më parë, bazuar në artefaktet e zbuluara në Evropën perëndimore.

Qëndrueshmëria e tyre për një kohë kaq të gjatë është e paimagjinueshme për teknologjinë e sotme. Zhvillimet e shpejta teknologjike na kujtojnë përshpejtimin e rritjes së popullsisë dhe shoqërisë: ashtu si popullsia, edhe vegëlberja priret drejt kompleksitetit gjatë Revolucionin Neolitik dhe pas ndodhjes së tij.

Burime:

Adler, D.S., Wilkinson, K.N., Blockey, S., Mark, D.F., et al. (2014). Early Levallois technology and the Lower to Middle Paleolithic transition in the Southern Caucasus. Science 345, 1609-1613.

Harmand, S., Lewis, J.E., Feibel, C.S. et al. (2015).  3.3 million year old stone tools from Lomekwi 3, West Turkana, Kenya. Nature, 521, 310-315

McPherron, Sh., Alemseged, Z., Marean, C. W., Wynn, J. G. et al. (2010). Evidence for Stone-tool-assisted Consumption of Animal Tissues before 3.39 Million Years Ago at Dikika, Ethiopia. Nature, 466, 857–860.

Mendez-Quintas, E., Santonja, M., Perez-Gonzales, A. First evidence of an extensive Acheulean large cutting tool accumulation in Europe form Porto Maior (Galicia, Spain). Scientific Report, 8 (3082).

Semaw, S., Rogers, M.J., Quade, J., Renne, P. R. et al. (2003). 2.6-Million-year-old stone tools and associated bones from OGS-6 and OGS-7, Gona, Afar, Ethiopia. Journal of Human Evolution, 45, 169–177.

Thompson, C. J., McPherron, Sh., Bobe, R. et al. (2015). Taphonomy of fossils from the hominin-bearing deposits at Dikika, EthiopiaJournal of Human Evolution, Vol 81/85.

Si ka ndodhur evolucioni i njeriut?

Ecja bipedale ose tё ecurit drejt mbi dy kёmbё ёshtё njё ndër ngjarjet më të rëndësishme në evolucionin e njeriut. Lloji i parё qё mendohet se ka kryer ecje bipedale ishte Sahelanthropus tchadensis fosilet e tё cilit datojnё rreth 7.2 milionё vite mё parё. Ato u gjetën në Çad, në Afrikën Qendrore.

Megjithёse ende nuk njihen plotёsisht arsyet e shfaqjes sё bipedalizmit, kjo tip lёvizje pati pёrparёsi evolutive: i hapi rrugё formimit tё tipareve biologjike dhe shfaqjes sё veprimtarive kulturore e sociale si zmadhimi i trurit, formimi i traditёs sё vegёlbёrjes, gjuetia e organizuar e kafshёve etj.

Veglat e punёs mё tё hershme prej guri datojnë 3.3 milionё vite mё parё dhe janё gjetur në vitin 2015, nё sitin Lomekui, nё Kenia dhe i përkasin tё ashtuquajturës kulturё Lomekuane. Ato kishin forma tё thjeshta dhe shёrbenin kryesisht pёr shkёputjen e mishit nga karkasat e kafshёve tё ngordhura me qёllim ngrёnien e tij. Ndërkaq, në vitin 2012 në Dikika nё Etiopi, u gjetёn disa kocka kafshёsh me moshё 3.4 milionё vjeçare, qё kishin shenja prerëse tё realizuara nga vegla guri.

Ecja bipedale dhe prodhimi e pёrdorimi i veglave tё punёs u shfaq, pёrkatёsisht, nё llojet e gjinisё Sahelanthropus dhe Australopithecus por vegёlbёrja pёrfaqёson njё traditё tё mirёfilltё nё gjininё Homo.

Nё vitin 2015 u shёnua njё tjetёr zbulim i rёndёsishёm. Nё sitin kërkimor Ledi Geraru, nё rajonin e Afarit, Etiopi, u zbulua njё nofull hominini me moshё 2.8 milionё vjeçare. Ky zbulim, hodhi poshtё mendimin se Homo habilis ishte vegёlbёrёsi i parё nё kladёn e njeriut. Krijimi i njё tradite tё mirёfilltё vegёlbёrjeje, qё njihet si kultura Olduvane, lidhet me emrin e këtij lloji, qё ka jetuar nga 2.3 deri 1.4 milionё vite mё parё, nё savanat e Afrikёs Lindore. Homo habilis ёshtё lloji i parё i identifikuar nё gjininё Homo.

Nё Afrikё, rreth 2 milionё vite mё parё, primatё bipedalё dhe vegёlbёrёs u diferencuan nё njё linje tjetёr evolutive dhe formuan llojin Homo erectus, i cili u zhvendos nё rajone tё tjera gjeografike, si Evropё dhe Azi. Ky migrim mendohet se ka ndodhur si pasojё e kёrkimit pёr vende mё tё pasura me ushqim. Nё ndryshim nga veglat e punёs Lomekuane dhe Olduviane, tejet tё thjeshta nё ndёrtim, rreth 1.6 milionё vite mё parё Homo ergaster/ erectus ndёrtoi sёpata guri dhe gurё me majё tё mprehtё, qё dёshmojnё pёr njё pёrparim tё dukshёm drejt cilёsisё nё ndёrtim dhe konceptim. Kjo njihet si kultura Akeluane e vegёlbёrjes.

Gjithashtu, Homo erectus konsiderohet si artisti i parё nё kladёn e njeriut, pasi gjetja nё Indonezi e njё guaske tё vijёzuar me forma tё thjeshta gjeometrike dhe me moshё 500 mijё vjeçare, hodhi poshtё mendimin se arti ka lindur me njeriun.

Ndёrsa H. erectus popullonte rajone tё ndryshme, njё tjetёr hominin u shfaq rreth 800 mijë vite më parë nё Afrikё. Ai ishte Homo heidelbergensis dhe ka jetuar deri 130 mijë vite më parë. Fosilet e tij janё gjetur edhe nё Evropё dhe Azi. Në sitet arkeologjike, sёbashku me fosilet e H. heidelbergensis, janё gjetur edhe heshta druri me gjatёsi nga 2 deri nё 3 metra qё pёrdoreshin pёr vrasjen e kafshёve tё mёdha.

Fillimisht, prej një krahasimi të realizuar mes ADN-së së Neandertalëve, Denisovanёve dhe njeriut të sotëm, u arrit në përfundimin se H. heidelbergensis ishte paraardhësi i tyre. Por nga zbulimet e fundit, kjo tezë u hodh poshtë. Kjo pasi paraardhësi i njeriut të sotëm dhe Neandertalëve mendohet se ka jetuar tё paktёn 800 mijë vite më parë. Nga ana tjetër, Denisovanёt dhe Neandertalёt kanё diverguar prej njёri tjetrit më shumë se 390 mijё vite mё parё.

Prej kёtej, ёshtё e natyrshme tё mendojmё se Neandertalёt, Denisovanёt dhe H. sapiens kanё jetuar krah njёri tjetrit dhe janё kryqёzuar shpesh mes tyre.

Kryqëzimet mes Neandertalëve dhe Homo sapiens shprehen tek prania e gjeneve të Neandertalëve në gjenet e njeriut të sotëm ndërsa kryqëzimi i Neandertalëve me Denisovanët, rreth 90 mijë vite më parë, formoi një individ të ri me “prejardhje të përzierë” mes këtyre dy llojeve.

Neandertalёt janё kushёrinjtё tanё mё tё afёrt evolutivё dhe fosilet e tyre janё gjetur nё Evropё e nё Azinё Perёndimore. Kёto fosile datojnё nga 450 deri 30 mijё vite mё parё.

Neandertalёt pёrdornin mjete tё elaboruara pune, qё pёrfshihen nё kulturёn Mousteriane, bёnin veshje dhe realizonin ornamente pёr zbukurimin e trupave tё tyre, kryenin rituale gjatё varrimit pёr tё nderuar tё vdekurit, ndёrtonin shtёpi me kockat e kafshёve tё mёdha, gjuanin nё ujё dhe ushqeheshin me midhje dhe peshq etj.

Fosile anatomikisht të ngjashme me njeriun e sotёm janё gjetur nё zona tё ndryshme tё Afrikёs. Kur themi njeriu i sotёm, kemi parasysh ato fosile qё kanё tipare tё ngjashme me ne si p.sh kafka e rrumbullakosur dhe mjekra e dallueshme.

Fosilet më të vjetra të njeriut të sotëm janë gjetur në shpellën Xhebel Irhud në Marok dhe datojnë rreth 300 mijë vite më parë. Përpara këtij zbulimi, fosilet më të vjetra të njeriut të sotëm datonin 195 mijë vite më parë dhe u gjetën në sitin Omo në Etiopi.

Jashtё Afrikёs, fosilet mё tё hershme tё njeriut janё gjetur nё shpellёn Apidima nё Greqinё Jugore dhe datojnё mё shumё se 210 mijё vite mё parё. Pёrpara kёtij zbulimi, fosilet mё tё vjetra tё njeriut të sotëm jashtё Afrikёs, u gjetёn gjetёn nё shpellёn Mislija nё Izrael, me moshё 185 mijё vjeçare.

Homo sapiens ёshtё i vetmi lloj hominim, i cili ka jetuar dhe jeton nё kёto 30 mijё vitet e fundit, qё pas zhdukjes sё Neandertalёve.

Valët migratore të popullatave humane drejt rajoneve të tjera kanë qenë të shpeshta. Ajo që vlen të vihet në dukje është se me shumë gjasë, përhapja e shpejtë e tyre i detyrohet zhvillimit tё aftёsive konjitive tё Homo sapiens, si pasojё e rritjes sё trurit, qё shprehet dhe nё teknikat e vegёlbёrjes. Fakti qё ekzistojnё variacione kulturore nё lidhje me formёn dhe funksionin e veglave tё punёs, dёshmon pёr njё sofistikim tё mёtejshёm nё realizimin e tyre.

Pёrmirёsimi i teknikave tё vegёlbёrjes shёnoi njё hap domethёnёs por pёrparёsia e njeriut ishte aftësia për të menduar simbolikisht. Të menduarit simbolik shprehet nё vizatimet nё muret e shpellave, në Evropё, Azi apo Indi. Vizatimet datojnё 41 mijё vite mё parё (shpella El Kastijo nё Spanjё) dhe 35 mijё vite mё parё (nё Indonezi).

Pёr herё tё parё, rreth 75 mijё vite mё parё njeriu kreu vizatime tё thjeshta nё muret e shpellёs Blombos nё Afrikёn Jugore. Nё kёtё shpellё janё gjetur dy guaska 100 mijë vjeçare që përdoreshin si mbajtëse për të krijuar një përzierje me bazë okre, baltë ngjyruese që shërbente për të vizatuar.

Por ne nuk konsiderohemi i vetmi lloj i aftё pёr të menduar simbolikisht.

Prej datimit me anё tё karbonit nё muret e vizatuara tё tre shpellave nё Spanjё, u arrit nё pёrfundimin se mosha e tyre ishte rreth 64 mijё vjeçare. “Vizatonjёsit” e kafshёve nё muret e shpellave ishin Neandertalёt.

Megjithёkёto, rreth 30 mijё vite mё parё, Neandertalёt u zhdukёn. Pavarsisht se deri vonё ёshtё menduar se shfaqja e njeriut mund tё ketё qenё arsyeja e zhdukjes sё tyre, sё fundmi, ka mendime se arsyet e zhdukjes sё Neandertalёve lidhen me fertilitetin tё ulёt si dhe paaftёsinё e tyre pёr tu pёrballur me ndryshimet klimatike.

Njeriu i sotёm ёshtё pasqyrё e atyre ngjarjeve evolutive qё i patёn fillesat te paraardhёsit tanё, por ndarja ose divergimi prej tyre, formoi tiparet e tij dalluese e unike. Nga 300 mijё deri 60 mijё vite mё parё, njeriu arriti tё pёrshtatej nё mjedise tё ndryshme, si nё shkretёtira, pyje tropikale, nё arktik dhe nё lartёsi tё mёdha. Pёr kёtё arsye ai konsiderohet njё lloj unik ekologjik. Kёto pёrshtatje u mundёsuan prej aftёsisё pёr tё prodhuar kulturë. Më e rëndësishmja, aftësia e njeriut për gjuhë simbolike, i dha atij përparësi në zgjidhjen e problemeve adaptive që e shoqëruan përgjatë evolucionit.

Gjuha simbolike është tipar unik i llojit njeri dhe përfaqëson përshtatje, ashtu si dikur tek paraardhësit tanë, bipedalizmi dhe aftësia për të prodhuar e përdorur vegla pune.

Burime:

Deggioani, A., Bonenfant, Ch., Cabut, S., Condemi, S. (2019). Living on the edge: Was demographic weakness the cause of Neanderthal demise? PLoS ONE https://doi.org/10.1371/journal.pone.0216742

Gomez-Robles, A. (2019). Dental evolutionary rates and its implications for the Neanderthal- modern human divergence. Science Advances. doi: 10.1126/sciadv.aaw1268

Harmand, S., Lewis, J. E., Feibel, C. E., Lepre, C. J., et al. (2015). 3.3 million year old stone tools from Lomekwi 3, West Turkana, Kenya. Nature, 521, 310-315.

Harvati, K., Roding, C., Bosman, A.M., et al. (2019). Apidima Cave fossils provide earliest evidence of Homo sapiens in Euroasia. Nature, 571, 500-504.

Herries, A., Martin, J.S., Leece, A.B., et al. (2020). Contemporaneity of Australopithecus, Paranthropus and early Homo erectus in South Africa. Science. doi: 10.1126/science.aaw7293

Hershkovitz, I., Weber, G. W., Quam, R., Duval, M., et al. (2018). The earliest modern humans outside Africa. Science, 359, 456-459.

Henshilwood, S. C., d’ Errico, F., van Niekerk, K.L., Couqinot, Y., et al. (2011). A 100,000-old Ochre processing workshop at Blombos Cave, South Africa. Science, 334, 219-222.

Hoffman, D. L., Standish, C. D., Garcia-Diez, M., Pettitt, P. B., et al. (2018). U-Th dating of carbonate crusts reveals Neandertal origin of Iberian cave art. Science, 359, 912-915.

Hublin, J. J., Ben-Ncer, A., Bailey, Sh. E., Freidline, S. E., et al. (2017). New fossil from Jebel Irhoud, Morocco and the pan- African origin of Homo sapiens. Nature, 546, 7657.

Joordens, J. C., d’Errico, F., Wesselingh, F. P., Munro, S., et al. (2014). Homo erectus at Trinil in Java used shells for tool production and engraving. Nature, 518, 228-231.

Kuhlwilm, M., Gronau, I., Hubisz, M. J., de Filippo, C., et al. (2016). Ancient gene flow from early modern humans to into Eastern Neanderthals. Nature, 530, 429-433.

Meyer, M., Arsuaga, J. L., de Filippo, C., Nagel, S., et al. (2016). Nuclear DNA sequences from the Middle Pleistocene Sima de los Huesos hominins. Nature, 531, 504-507.

Meyer, M., Kircher, M., Gansaugem MT., Li, H., et al. (2012).  A High-Coverage Genome Sequence from an Archaic Denisovan Individual. Science, 338, 22-226.

Prufer, K., Racimo, F., Patterson, N., Jay, F., et al. (2014). The complete genome sequence of a Neanderthal from the Altai Mountains. Nature, 505, 43-49.

Prüfer, K., de Filippo, C., Grote, S., Mafessoni, F., et al. (2017). A high-coverage Neanderthal genome from Vindija Cave in Croatia. Science, 358, 655–658.

Radovcic, D., Srsen, A. O., Radovcic, J., Frayer, D.W. (2015).  Evidence for Neandertal jewel: Modified white-tailed eagle claws at Krapina. PLoS ONE 10(3): e0119802. https://doi.org/10.1371/journal.pone.0119802

Reich, D. (2018). Who we are and how we got here: Ancient DNA and the new science of human past. Oxford, UK: Oxford University Press.

Rendu, W., Beauval, C., Crevecoeur, I., Bayle, P., et al. (2014). Evidence supporting an intentional Neandertal burial at La Chapelle- Aux- Saints.  Proceedings of the National Academy of Sciences, 111, 81-86.

Sankararaman, S., Patterson, N., Li, H., Pääbo, S., & Reich, D. (2012). The date of interbreeding between Neanderthals and modern humans. PLoS Genetics, 8(10): e1002947.

Slon, V., Mafessoni, F., Vernot, B., de Filippo, C., et al. (2018). The genome of the offspring of a Neanderthal mother and a Denisovan father. Nature doi:10.1038/s41586-018-0455-x

Smith, T. M., Austin, Ch., Green, D. R., Joannes-Boyau, R., et al. (2018). Wintertime stress, nursing and lead exposure in Neanderthal children. Science Advances. doi: 10.1126/sciadv.aau9483

Trinkaus, E., Samsel, M., Villotte, S. (2019). External auditory exostoses among western Eurasian late Middle and Late Pleistocene humans. PLoS ONE 14(8): e0220464. https://doi.org/10.1371/journal.pone.0220464

Villmoare, B., Kimbel, W. H., Seyoum, C., Campisano, C.J., et al. (2015). Early Homo at 2.8 Ma from Ledi-Geraru, Afar, Ethiopia. Science, 347, 1056-1057.

White, T. D., Asfaw, B., DeGusta, D., et al. (2003). Pleistocene Homo sapiens from Middle Avash, Ethiopia.Nature, 423, 742–747.

Zilhao, J., Angelucci, D.E., Araujo Igreja, M., et al. (2020). Last interglacial Iberian Neandertals as fisher-hunter-gatherers. Science. doi: 10.1126/science.aaz7943

.

Vlera pёrshtatёse e moralit

Nё librin e tij “Prejardhja e njeriut” tё botuar nё vitin 1871, Darvini shkruante: “Nuk duhet harruar se megjithёse tё pasurit njё moral tё shёndoshё mund tё ketё pak ose asfare dobi pёr individin dhe fёmijёt e tij brenda njё grupi social… pasja e njё morali tё shёndoshё ndёr individёt e grupit social nё tёrёsi dhe zhvillimi i mёtejshёm i virtyteve, do ti japin pёrparёsi kёtij grupi kundrejt njё grupi tjetёr social”.

Darvini arsyetonte se individi me vlera morale e ka tё humbur “luftёn” ndaj individёve tё tjerё brenda grupit, qё shfaqin sjellje individualiste. Por, dhe kёtu qёndron intuita e Darvinit, nёse grupi social pёrbёhet nga individё të moralshëm, atёherё ai do tё jetё konkurues, pse jo fitues, ndaj njё grupi tjetёr social, individёt e tё cilit shfaqin sjellje qё rrisin pёrfitimin vetjak. 

Sjellja altruiste vёrehet nё shumё organizma tё gjallё dhe ajo nuk kufizohet vetёm tek tё afёrmit por shtrihet edhe ndёr anёtarёt e tjerё tё grupit. Minjtё ndajnё ushqimin me anёtarёt e tjerё tё grupit, zogjtё ndihmojnё me ushqim zogjtё mё tё rinj, ujqit ndihmojnё ujqit e tjerё kur ndeshen me arinjtё, shimpanzetё formojnё aleanca ndaj grabitqarёve dhe adoptojnё fёmijёt e shimpanzeve tё tjera etj. Sjelljet altruiste nuk janё vёrejtur tek zvarranikёt.

Eksperimentet e kryera me shimpanzetё dhe majmunёt kapuçinё prej primatologut tё njohur hollandez F. de Waal treguan se shkёmbimi i ushqimeve nё njё grup social, bazohej nё reciprocitet ose shkёmbim tё ndёrsjellё. Ashtu si ne, qё pёrgjithёsisht mbajmё mend kё kemi ndihmuar dhe kush nuk na e ka kthyer ndihmёn mbrapsht, edhe shimpanzetё e majmunёt kapuçinё shfaqin njё sens shkёmbimi tё bazuar ngushtёsisht mbi kujtesёn.

Nёse kujtesa formohet si rezultat i bashkёveprimit tё individёve brenda njё grupi social dhe mundёson kryerjen e sjelljeve altruiste (njё tip kujtese kolektive), cilёsimet i mirё/i keq ose i drejtё/ padrejtё, nuk janё karakteristikё e botёs mendore tё kafshёve. Mё sё shumti, sjelljet e bazuara nё pёrfytyrimin tonё njerёzor si tё ‘moralshme”, janё shprehje e zgjidhjes sё njё problemi tё rёndёsishёm adaptiv: problemet qё lindin brenda grupit social dhe qё lidhen kryesisht me mbijetesёn e individit dhe grupit si i tёrё.

Nё librin e saj “Ndёrgjegjja: Origjina e intuitёs sё moralit” neurofilozofja Patricia Churchland argumenton se ndёrgjegjja ёshtё produkt i trurit ndёrsa predispozita biologjike pёr tu kujdesur pёr veten dhe tё tjerёt zhvillohen gjatё jetёs pёrmes tё mёsuarit.  Lindja e ndёrgjegjes tek njeriu nuk duhet parё thjesht si produkt i trurit, por rrjedhojё e historisё evolucionare, ku lindja e sjelljeve altruiste i detyrohet veprimit tё pёrzgjedhjes natyrore. Kёto sjellje i kanё shёrbyer kafshёve tё ruajnё kohezionin brenda grupit, nё njё raport tё barazpeshuar midis kostos dhe fitimit.

Burime:

Burkart, J.M., Brugger, R.K., van Schaik, C.P. (2018). Evolutionary origins of morality: Insights from non-humans primate.  Frontiers in Sociology. doi: 10.3389/fsoc.2018.00017

Pёrse u zhdukёn Neandertalёt?

Neandertalёt kishin fizik tё fuqishёm, ishin inteligjentё dhe tё aftё pёr tё menduar simbolikisht. Kreativiteti i tyre shfaqet nё pikturimet e mureve tё shpellave; ata kujdeseshin pёr tё moshuarit dhe varrosjen e tё afёrmve e shoqёronin me bimё mjekёsore; ushqimin e siguronin pёrmes prodhimit dhe pёrdorimit tё veglave tё punёs tё sofistikuara. E megjithatё, rreth 30 mijё vite mё parё, Neandertalёt u zhdukёn.

Nё njё studim tё fundit tё botuar nё revistёn shkencore PLOS One studiuesit argumentuan se fertiliteti i ulёt dhe ndryshimet klimatike ishin arsyet qё sollёn zhdukjen dhe zёvendёsimin e tyre me popullata tё Homo sapiens. Prej njё modeli demografik, bazuar tek tё dhёnat e pёrftuara prej vёzhgimit tё shoqёrive gjuetarё-mbledhёse dhe grupeve sociale tё primatёve, studiuesit pёrcaktuan faktorёt qё ndikuan nё zvogёlimin e popullatёs sё Neandertalёve. Sipas tyre, popullata e paqёndrueshme e Neandertalёve mund tё ketё marrё goditjen pёrfundimtare prej pasojave tё ndryshimeve klimatike.

Kёshtu, prej studimit tё variacionit tё izotopeve tё karbonit dhe oksigjenit nё dy shpella nё Rumani, studiuesit ishin nё gjendje tё detajonin historinё e klimёs nё Evropёn Qendrore. Ata arritёn nё pёrfundimin se ndryshimet e klimёs gjatё periudhёs sё fundit tё Epokёs sё Akullit ndikuan nё uljen e numrit tё Neandertalёve. Kjo pasi temperaturat e ftohta pёr njё kohё tё gjatё u shoqёruan me thatёsira. Pёr pasojё, stresi ekologjik i shkaktuar prej tё ftohtit dhe thatёsirave nё mijёra vite, ndikoi ciklin e rёnies sё popullatёs sё Neandertalёve dhe zёvendёsimin e tyre me Homo sapiens.

Nё kёtё studim, pёrjashtohet mundёsia qё shfaqja e njeriut nё arenёn evolutive tё ketё qenё arsyeja e vetme e zhdukjes sё Neandertalёve. Thёnё ndryshe, megjithёse nuk pёrjashtohen konfliktet pёr burime ushqimi mes tyre dhe popullatave njerёzore por dhe Denisovanёve, Neandertalёt nuk mundёn tё pёrballonin dhe tё zgjidhnin problemet e reja tё mbijetёsёs, qё u shfaqёn gjatё ndryshimeve klimatike dhe tё linin pasardhёs. Duket se ata nuk zotёronin aftёsi tё atilla biokulturore, me anёn e tё cilave tё formonin pёrshtatje qё t’i pёrgjigjeshin mozaikut tё problemeve adaptive.

Nga ky kёndvёshtrim, arsyet e zhdukjes sё tyre duhen kёrkuar nё shumёsinё e problemeve adaptive me tё cilat u pёrballen kushёrinjtё tanё evolutivё.

Burime:

Degioanni, A., et al. (2019). Living on the edge: Was demographic weakness the cause of Neanderthal demise? PLOS ONE, 14 (5): e0216742. doi: 10.1371/journal.pone.0216742

Hoffman, D. L. et al. (2018). U-Th dating of carbonate crusts reveals Neanderthal origin of Iberian cave. Science, 359 (6378): 912-915

Pёrcaktohet lloji dhe mosha e njё kafke hominini

Kafka e homininit tё gjetur nё vitin 2016 nё Etiopi i pёrket llojit Australopithecus anamensis dhe daton 3.8 milionё vite mё parё, pohojnё dy studimet e publikuara nё gusht nё revistёn e njohur Nature.

Australopithecus anamensis pёrfshihet nё gjininё Australopithecus; pjesё e kёsaj gjinie janё edhe tetё lloje tё tjera, vecori kryesore e tё cilave ёshtё ecja bipedale e plotё. Mosha e  tyre daton nga 4.2 deri 1.9 milionё vite mё parё. Gjetja e kafkёs sё kёtij lloji ka rёndёsi pёr dy arsye. Sё pari, njohja e lidhjes sё tij me homininёt e tjerё mё tё hershёm dhe sё dyti, tё kuptuarit e shfaqjes pёrmes anagjenezёs tё njё lloji tjetёr australopitecin.

Australopithecus anamensis ёshtё lloji mё i vjetёr i gjinisё Australopithecus. Krahasimi i kafkёs sё gjetur rishtazi tё kёtij lloji me lloje tё tjerё homininё na ndihmon tё kuptojmё afёrsitё e tij me Sahelanthropus tchadensis dhe Ardipithecus sp. Prej kёtij krahasimi, u arrit nё pёrfundimin se linja evolutive e dy llojeve tё tjerё homininё nuk shkoi drejt zhdukjes.

Nga ana tjetёr, mendohet se ka ndodhur anagjeneza ose procesi i transformimit gradual tё njё lloji deri nё formimin e njё lloji tё ri. Konkretisht, transformimi i Au. anamensis coi nё lindjen e Au. afarensis ose Lucy-it si njihet ne media. Ky tranzicion, merr rёndёsi pasi mendohet se Au. afarensis qё ka jetuar pёr rreth 100 mijё vite paralelisht me Au. anamensis, ёshtё lloji paraardhes i gjinisё Homo, ku pёrfshihet edhe njeriu.

Procesi i llojformimit mund tё ketё ndodhur edhe si pasojё e izolimit llojor tё njё grupi qё i pёrkisnin llojit Au.anamensis. Megjithatё, kjo hipotezё mbetet pёr tu vёrtetuar nё tё ardhmen prej gjetjeve dhe sekuencimit tё mundshёm tё ADN-sё sё kёtij lloji.

Burime:

Saylor, B. Z. et al., (2019). Age and context of mid-Pliocene hominin cranium from Woranso- Mille, Ethiopia. Nature  https://doi.org/10.1038/s41586-019-1514-7

Haile-Selasie, Y. et al., (2019). A 3.8- million-year-old hominin cranium from Woranso-Mille, Ethiopia. Nature https://doi.org/10.1038/s41586-019-1513-8

Kultura e Neandertalёve

Prej njё studimi tё botuar nё muajin gusht tё kёtij viti nё revistёn PLoS One rezultoi se Neandertalёt kanё shfrytёzuar burimet ujore ose kanё gjuajtur nё ujё pёr tё siguruar ushqim. Ky pёrfundim u arrit nga studimi i strukturёs anatomike sё veshёve tё 23 Neandertalёve, qё ashtu si tek njerёzit qё shpenzojnё kohё nё mjedise ujore dhe vende tё ftohta, kishin pёsuar njё ndryshim pёrshtatёs. Sёbashku me pёrdorimin e zjarrit, Neandertalёt arritёn tё zgjidhnin nё mёnyrё efikase ato probleme tё mbijetesёs qё lidhen me ushqimin por dhe mbrojtjen prej grabitqarёve.

Studimi i fundit hedh dritё dhe i bёn jehonё mёnyrave tё jetesёs sё Neandertalёve, qё pёr studiuesit, ndryshe nga sa pretendohej mё parё, shfaqin njё repertor tё larmishёm sjelljesh.

Mbase zbulimi mё domethёnёs mbi Neandertalёt ёshtё pikturimi prej tij i mureve tё shpellave. Vitin qё kaloi, nё muret e tri shpellave nё Spanjё, u gjetёn vizatime me moshё 64 mijё vjeçare. Aftёsia simbolike dhe krijuese, cilёsi qё deri vonё mendohej se ishin atribut njerёzor, u hasen pёr herё tё parё tek kushёrinjtё tanё evolutivё, qё asokohe, ishin i vetmi lloj qё popullonin Evropёn.

Ky zbulim ishte nё vazhdёn e njohjes sё natyrёs krijuese tё Neandertalёve. Jetesa e tyre nё lidhje me sigurimin e ushqimit duke gjuajtur mamuthё ose bizonё, kishte dhe njё dimension tjetёr: ata realizonin ornamente pёr zbukurimin e trupave tё tyre. Gjetja e tetё kthetrave zogjsh nё njё shpellёz nё Kroaci, qё ishin pёrshtatur pёr varёse ose objekt tjetёr zbukurues, i befasoi studiuesit.

Repertori i sjelljes sё Neandertalёve pёrfshinte mёnyra efikase pёr sigurimin e mbijetesёs dhe kapacitete simbolike dhe krijuese.  

Por lindja e njeriut rreth 300 mijё vite mё parё dhe evolucioni i tij biologjik, qё krijoi kushtet pёr ndodhjen e Revolucionit Konjitiv rreth 70 mijё vite mё parё, i ndryshuan aktorёt nё arenёn evolutive.  Kushёrinjtё e tij, Neandertalёt, humbёn pёrgjithmonё betejёn pёr mbijetesё. Zhdukja e tyre, megjithё cilёsitё dhe aftёsitё e  larta qё gёzonin, i detyrohet daljes nё skenё tё llojit tonё, Homo sapiens, pёrshtatjet kulturore tё tё cilit, i mundёsuan tё dalё fitues nё arenёn evolutive. Nga 30 mijё vite mё parё e deri sot, njeriu ёshtё i vetmi lloj hominin qё jeton.

Aftёsia e njeriut pёr tё “siguruar” zhdukjen e llojeve tё tjerё vijon: kriza klimatike e shkaktuar prej tij i bёn jehonё kёtij fakti tё hershёm evolucionar.

Burime:

Trinkaus E, Samsel M, Villotte S (2019) External auditory exostoses among western Eurasian late Middle and Late Pleistocene humans. PLoS ONE 14(8): e0220464. https://doi.org/10.1371/journal.pone.0220464.

Hoffman, D. L. et al. (2018). U-Th dating of carbonate crusts reveals Neanderthal origin of Iberian cave. Science, 359 (6378): 912-915.

Hoffman, D.L. et al. (2018). Symbolic use of marine shells and mineral pigments by Iberian Neandertals 115,000 years ago. Science Advances, 4 (2). doi: 10.1126/sciadv.aar5255

https://www.nature.com/news/neanderthals-wore-eagle-talons-as-jewellery-1.17095

Denisovanët në Tibet

Denisovanët janë homininët e parë që kanë jetuar në rrafshnaltën e Tibetit, në Kinë.

Në vitin 1980 në një shpellë në rrafshnaltën e Tibetit në Kinë u gjet nofulla e poshtme e një hominini që daton më shumë se 160 mije vite më parë. Prej ekstraktimit të proteinave të një prej dhëmballëve, u arrit në përfundimin se ajo i përkiste një Denisovani.

Kohë përpara se njeriu të popullonte këtë rajon, Denisovanët gëzonin përshtatje me anën e të cilave arritën të mbijetonin në lartësi të mëdha, ku nivelit i oksigjenit është i ulët. Gjenet përgjegjëse për këto përshtatje hasen në popullatat e sotme që jetojnë atypari.

Me këtë zbulim, pasurohet portreti i Denisovanëve në lidhje me shpërndarjen e tyre gjeografike por edhe njohja e evolucionit të njeriut në Azi.

Kocka e një gishti që i përkiste Denisovanëve u zbulua për herë të parë në Siberi në vitin 2010 prej grupit kërkimor të udhëhequr prej antropologut të njohur suedez Svante Paabo. Prej ekstraktimit dhe sekuencimit të ADN-së së saj u arrit në përfundimin se Denisovanët ishin një lloj hominin i afërt me Neandertalët dhe ishin kryqëzuar me ta.

Burime:

Chen, F., et al. (2019). A latte Middle Pleistocene Denisovan mandible from the Tibetian plateau. Nature, 569: 409-412.

Paraardhësi i përbashkët i Neandertalëve dhe njeriut të sotëm

  • Paraardhësi i përbashkët i Neandertalëve dhe njeriut të sotëm ka jetuar të paktën 800 mijë vite më parë
  • Neandertalët janë kushërinjtë tanë më të afërt gjenetikë
  • Neandertalët dhe njeriu i sotëm në Evropë janë kryqëzuar disa herë mes tyre
  • Neandertalët u zhdukën rreth 30 mijë vite më parë

Neandertalët dhe njeriu i sotëm kanë një paraardhës të përbashkët që ka jetuar të paktën 800 mijë vite më parë.

Ky përfundim u arrit pas zbulimit dhe analizimit të dhëmbëve 430 mijë vjecarë të Neandertalëve të hershëm, që kanë jetuar në shpellën Sima de los Huesos, në verilindje të Spanjës.

Ndryshimet e vërejtura në këto dhëmbë, krahasuar edhe me hominë të tjerë, janë të atilla sa bien ndesh me faktin se ato duhet të ishin të ngjashme me atë të njeriut, po të marrim parasysh se këto dy lloje kanë jetuar në të njëjtën kohë.

Ky studim hedh poshtë mendimin e mëparshëm se ndarja e linjës që origjinoi Neandertalët dhe linjës së njeriut të sotëm kishte ndodhur nga 300 mijë deri 500 mijë vite më parë.

Gjithashtu, vë në pikëpyetje pohimin e gjithëpranuar prej antropologëve se njeriu dhe Neandertalët kanë paraardhës të përbashkët Homo heidelbergensis. Kjo pasi ky lloj jetuar nga 800 mijë deri 130 mijë vite më parë.

Burime:

Gomez-Robles, A. (2019). Dental evolutionary rates and its implications for the Neanderthal- modern human divergence. Science Advances. DOI: 10.1126/sciadv.aaw1268.

Zbulimi i Homo luzonensis hedh dritë mbi evolucionin e njeriut në Azinë Juglindore

  • Fragmente fosilesh të një hominini u gjetën në shpellën Kalao, në ishullin Luzon në Filipine
  • Ato datojnë nga 50 mijë deri 67 mijë vite më parë
  • Këto fosile i përkasin një hominini të emërtuar Homo luzonensis
  • Ky lloj ka jetuar në të njëjtën kohë me Homo floresiensis

Në vitin 2007 u zbulua një fragment kockor i një hominini në shpellën Kalao, që gjendet në ishullin Luzon në Filipine. Gërmimet që pasuan në vitin 2011 dhe vitin 2015, i furnizuan studiuesit me fragmente të ndryshme kockore. Fillimisht, prej analizimit të tyre, ata arritën të përcaktonin se ato i përkisnin një lloji që përfshihet në gjininë Homo, gjini ku bën njeriu i sotëm dhe kushërinjtë e tij evolutivë.

Ndër vite u arrit të përcaktohej mosha e fosileve, që varionte nga 50 mijë deri në 67 mijë vite më parë.

Prej një studimi të publikuar në 11 prill të këtij viti në revistën Nature, u arrit në përfundimin se fragmentet kockore të zbuluara në vitin 2007 me moshë 67 mijë vjecare sëbashku me fragmentet e tjera, i përkisnin një lloji të ri që artikullshkruesit e emërtuan Homo luzonensis.

Ky zbulim ka rëndësi për dy arsye. Arsyeja e parë lidhet me faktin se në pemën evolutive të njeriut është shtuar dhe një lloj i ri. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se zbulimi i këtij lloji të ri në Azinë Juglindore, që ka jetuar në të njëjtën kohë me Homo floresiensis, tregon se dinamika e evolucionit mozaik të njeriut në këtë rajon, është më e ndërlikuar nga sa pritej.

Deri në kohën kur do të kryhet ekstraktimi i ADN-së prej fosileve, na mbetet të presim nëse ky hominin përfaqëson me të vërtetë një lloj të ri në kladën e njeriut dhe më e rëndësishmja, përcaktimi i marrëdhënieve gjenetike me kushërinjtë e tij evolutivë.

Burime:

Détroit, F. et al. (2019). A new species of Homo from the Late Pleistocene of the PhilippinesNature, 568: 181. DOI:10.1038/s41586-019-1067-9.

Mijares, A. S. et al. (2010). New evidence for a 67,000-year-old human presence at Callao Cave, Luzon, Philippines. Journal of Human Evolution, 59: 123–132.

Gjenden fosilet mё tё vjetra tё njeriut tё sotёm

• Ekipi i paleoantropologёve botoi pёrfundimet nё muajin qershor nё revistёn Nature
• Fosilet e gjetura prej tyre janё fosilet mё tё vjetra tё Homo sapiens
• Fosilet e tё paktёn pesё skeleteve datojnё rreth 300 mijё vite mё parё
• Ato u gjetёn nё shpelllёn Xhebel Irhud, nё Marok.

Deri vonё, Afrika Lindore konsiderohej si djepi i njerёzimit. Por mbas zbulimit tё fosileve tё njeriut dhe veglave tё punes prej njё ekipi paleoantropologёsh nё njё shpellё nё Marok, tё quajtur Xhebel Irhud, qё datojnё rreth 300 mijё vite mё parё, kjo konsideratё u hodh poshtё.

Fosilet e njeriut tё gjetura nё Herto dhe Omo nё Etiopi, pёrkatёsisht me moshё 160 mijё dhe 195 mijё vjeçare, kanё tipare anatomike tё ngjashme me njerёzit e sotёm. Krahasuar me formёn kraniale tё kafkave tё gjetura nё Etiopi, ato tё gjetura nё Marok kanё formё mё pak tё rrumbullakosur por pjesa e fytyrёs ёshtё e ngjashme me tonёn.

Fakti qё fytyra ngjason me fytyrёn e njeriut tё sotёm, por forma kraniale ёshtё e ndryshme ёshtё shprehje e evolucioni tё tipit mozaik. Ky tip evolucioni shpjegon dhe shfaqjen  e bipedalizmit ndёr homininё, ku ecja drejt mbi dy kёmbё nuk u shoqёrua paralelisht me zmadhimin e kafkёs e tё trurit.

Prej tё dhёnave nga paleogjenetika, linja e njeriut tё sotёm dhe e kushёrinjve tanё gjenetikё, Neandertalёve, divergoi tё paktёn 500 mijё vite mё parё. Prej kёsaj ndarje linjash evolutive, bёn kuptim shfaqja e tipareve tё ngjashme me ne, mё herёt nё kohё se diktonin fosilet e gjetura nё Etiopi.

Sёbashku me zbulimin pёr herё tё parё tё Homo naledi, nё vitin 2013 nё Afrikёn Jugore, bёhet i njohur fakti se provohet se tё paktёn 2 lloje homininё popullonin kontinentin afrikan rreth 300 mijё vite mё parё.

Burime:

Hublin, J.J. et al., (2017). New fossils from Jebel Irhoud, Morocco and the pan-African origin of Homo sapiens. Nature 546, 289-292.