Home » Posts tagged 'Fosile'

Tag Archives: Fosile

Si ka ndodhur evolucioni i njeriut?

Ecja bipedale ose tё ecurit drejt mbi dy kёmbё ёshtё njё ndër ngjarjet më të rëndësishme në evolucionin e njeriut. Lloji i parё qё mendohet se ka kryer ecje bipedale ishte Sahelanthropus tchadensis fosilet e tё cilit datojnё rreth 7.2 milionё vite mё parё. Ato u gjetën në Çad, në Afrikën Qendrore.

Megjithёse ende nuk njihen plotёsisht arsyet e shfaqjes sё bipedalizmit, kjo tip lёvizje pati pёrparёsi evolutive: i hapi rrugё formimit tё tipareve biologjike dhe shfaqjes sё veprimtarive kulturore e sociale si zmadhimi i trurit, formimi i traditёs sё vegёlbёrjes, gjuetia e organizuar e kafshёve etj.

Veglat e punёs mё tё hershme prej guri datojnë 3.3 milionё vite mё parё dhe janё gjetur në vitin 2015, nё sitin Lomekui, nё Kenia dhe i përkasin tё ashtuquajturës kulturё Lomekuane. Ato kishin forma tё thjeshta dhe shёrbenin kryesisht pёr shkёputjen e mishit nga karkasat e kafshёve tё ngordhura me qёllim ngrёnien e tij. Ndërkaq, në vitin 2012 në Dikika nё Etiopi, u gjetёn disa kocka kafshёsh me moshё 3.4 milionё vjeçare, qё kishin shenja prerëse tё realizuara nga vegla guri.

Ecja bipedale dhe prodhimi e pёrdorimi i veglave tё punёs u shfaq, pёrkatёsisht, nё llojet e gjinisё Sahelanthropus dhe Australopithecus por vegёlbёrja pёrfaqёson njё traditё tё mirёfilltё nё gjininё Homo.

Nё vitin 2015 u shёnua njё tjetёr zbulim i rёndёsishёm. Nё sitin kërkimor Ledi Geraru, nё rajonin e Afarit, Etiopi, u zbulua njё nofull hominini me moshё 2.8 milionё vjeçare. Ky zbulim, hodhi poshtё mendimin se Homo habilis ishte vegёlbёrёsi i parё nё kladёn e njeriut. Krijimi i njё tradite tё mirёfilltё vegёlbёrjeje, qё njihet si kultura Olduvane, lidhet me emrin e këtij lloji, qё ka jetuar nga 2.3 deri 1.4 milionё vite mё parё, nё savanat e Afrikёs Lindore. Homo habilis ёshtё lloji i parё i identifikuar nё gjininё Homo.

Nё Afrikё, rreth 2 milionё vite mё parё, primatё bipedalё dhe vegёlbёrёs u diferencuan nё njё linje tjetёr evolutive dhe formuan llojin Homo erectus, i cili u zhvendos nё rajone tё tjera gjeografike, si Evropё dhe Azi. Ky migrim mendohet se ka ndodhur si pasojё e kёrkimit pёr vende mё tё pasura me ushqim. Nё ndryshim nga veglat e punёs Lomekuane dhe Olduviane, tejet tё thjeshta nё ndёrtim, rreth 1.6 milionё vite mё parё Homo ergaster/ erectus ndёrtoi sёpata guri dhe gurё me majё tё mprehtё, qё dёshmojnё pёr njё pёrparim tё dukshёm drejt cilёsisё nё ndёrtim dhe konceptim. Kjo njihet si kultura Akeluane e vegёlbёrjes.

Gjithashtu, Homo erectus konsiderohet si artisti i parё nё kladёn e njeriut, pasi gjetja nё Indonezi e njё guaske tё vijёzuar me forma tё thjeshta gjeometrike dhe me moshё 500 mijё vjeçare, hodhi poshtё mendimin se arti ka lindur me njeriun.

Ndёrsa H. erectus popullonte rajone tё ndryshme, njё tjetёr hominin u shfaq rreth 800 mijë vite më parë nё Afrikё. Ai ishte Homo heidelbergensis dhe ka jetuar deri 130 mijë vite më parë. Fosilet e tij janё gjetur edhe nё Evropё dhe Azi. Në sitet arkeologjike, sёbashku me fosilet e H. heidelbergensis, janё gjetur edhe heshta druri me gjatёsi nga 2 deri nё 3 metra qё pёrdoreshin pёr vrasjen e kafshёve tё mёdha.

Fillimisht, prej një krahasimi të realizuar mes ADN-së së Neandertalëve, Denisovanёve dhe njeriut të sotëm, u arrit në përfundimin se H. heidelbergensis ishte paraardhësi i tyre. Por nga zbulimet e fundit, kjo tezë u hodh poshtë. Kjo pasi paraardhësi i njeriut të sotëm dhe Neandertalëve mendohet se ka jetuar tё paktёn 800 mijë vite më parë. Nga ana tjetër, Denisovanёt dhe Neandertalёt kanё diverguar prej njёri tjetrit më shumë se 390 mijё vite mё parё.

Prej kёtej, ёshtё e natyrshme tё mendojmё se Neandertalёt, Denisovanёt dhe H. sapiens kanё jetuar krah njёri tjetrit dhe janё kryqёzuar shpesh mes tyre.

Kryqëzimet mes Neandertalëve dhe Homo sapiens shprehen tek prania e gjeneve të Neandertalëve në gjenet e njeriut të sotëm ndërsa kryqëzimi i Neandertalëve me Denisovanët, rreth 90 mijë vite më parë, formoi një individ të ri me “prejardhje të përzierë” mes këtyre dy llojeve.

Neandertalёt janё kushёrinjtё tanё mё tё afёrt evolutivё dhe fosilet e tyre janё gjetur nё Evropё e nё Azinё Perёndimore. Kёto fosile datojnё nga 450 deri 30 mijё vite mё parё.

Neandertalёt pёrdornin mjete tё elaboruara pune, qё pёrfshihen nё kulturёn Mousteriane, bёnin veshje dhe realizonin ornamente pёr zbukurimin e trupave tё tyre, kryenin rituale gjatё varrimit pёr tё nderuar tё vdekurit, ndёrtonin shtёpi me kockat e kafshёve tё mёdha, gjuanin nё ujё dhe ushqeheshin me midhje dhe peshq etj.

Fosile anatomikisht të ngjashme me njeriun e sotёm janё gjetur nё zona tё ndryshme tё Afrikёs. Kur themi njeriu i sotёm, kemi parasysh ato fosile qё kanё tipare tё ngjashme me ne si p.sh kafka e rrumbullakosur dhe mjekra e dallueshme.

Fosilet më të vjetra të njeriut të sotëm janë gjetur në shpellën Xhebel Irhud në Marok dhe datojnë rreth 300 mijë vite më parë. Përpara këtij zbulimi, fosilet më të vjetra të njeriut të sotëm datonin 195 mijë vite më parë dhe u gjetën në sitin Omo në Etiopi.

Jashtё Afrikёs, fosilet mё tё hershme tё njeriut janё gjetur nё shpellёn Apidima nё Greqinё Jugore dhe datojnё mё shumё se 210 mijё vite mё parё. Pёrpara kёtij zbulimi, fosilet mё tё vjetra tё njeriut të sotëm jashtё Afrikёs, u gjetёn gjetёn nё shpellёn Mislija nё Izrael, me moshё 185 mijё vjeçare.

Homo sapiens ёshtё i vetmi lloj hominim, i cili ka jetuar dhe jeton nё kёto 30 mijё vitet e fundit, qё pas zhdukjes sё Neandertalёve.

Valët migratore të popullatave humane drejt rajoneve të tjera kanë qenë të shpeshta. Ajo që vlen të vihet në dukje është se me shumë gjasë, përhapja e shpejtë e tyre i detyrohet zhvillimit tё aftёsive konjitive tё Homo sapiens, si pasojё e rritjes sё trurit, qё shprehet dhe nё teknikat e vegёlbёrjes. Fakti qё ekzistojnё variacione kulturore nё lidhje me formёn dhe funksionin e veglave tё punёs, dёshmon pёr njё sofistikim tё mёtejshёm nё realizimin e tyre.

Pёrmirёsimi i teknikave tё vegёlbёrjes shёnoi njё hap domethёnёs por pёrparёsia e njeriut ishte aftësia për të menduar simbolikisht. Të menduarit simbolik shprehet nё vizatimet nё muret e shpellave, në Evropё, Azi apo Indi. Vizatimet datojnё 41 mijё vite mё parё (shpella El Kastijo nё Spanjё) dhe 35 mijё vite mё parё (nё Indonezi).

Pёr herё tё parё, rreth 75 mijё vite mё parё njeriu kreu vizatime tё thjeshta nё muret e shpellёs Blombos nё Afrikёn Jugore. Nё kёtё shpellё janё gjetur dy guaska 100 mijë vjeçare që përdoreshin si mbajtëse për të krijuar një përzierje me bazë okre, baltë ngjyruese që shërbente për të vizatuar.

Por ne nuk konsiderohemi i vetmi lloj i aftё pёr të menduar simbolikisht.

Prej datimit me anё tё karbonit nё muret e vizatuara tё tre shpellave nё Spanjё, u arrit nё pёrfundimin se mosha e tyre ishte rreth 64 mijё vjeçare. “Vizatonjёsit” e kafshёve nё muret e shpellave ishin Neandertalёt.

Megjithёkёto, rreth 30 mijё vite mё parё, Neandertalёt u zhdukёn. Pavarsisht se deri vonё ёshtё menduar se shfaqja e njeriut mund tё ketё qenё arsyeja e zhdukjes sё tyre, sё fundmi, ka mendime se arsyet e zhdukjes sё Neandertalёve lidhen me fertilitetin tё ulёt si dhe paaftёsinё e tyre pёr tu pёrballur me ndryshimet klimatike.

Njeriu i sotёm ёshtё pasqyrё e atyre ngjarjeve evolutive qё i patёn fillesat te paraardhёsit tanё, por ndarja ose divergimi prej tyre, formoi tiparet e tij dalluese e unike. Nga 300 mijё deri 60 mijё vite mё parё, njeriu arriti tё pёrshtatej nё mjedise tё ndryshme, si nё shkretёtira, pyje tropikale, nё arktik dhe nё lartёsi tё mёdha. Pёr kёtё arsye ai konsiderohet njё lloj unik ekologjik. Kёto pёrshtatje u mundёsuan prej aftёsisё pёr tё prodhuar kulturë. Më e rëndësishmja, aftësia e njeriut për gjuhë simbolike, i dha atij përparësi në zgjidhjen e problemeve adaptive që e shoqëruan përgjatë evolucionit.

Gjuha simbolike është tipar unik i llojit njeri dhe përfaqëson përshtatje, ashtu si dikur tek paraardhësit tanë, bipedalizmi dhe aftësia për të prodhuar e përdorur vegla pune.

Burime:

Deggioani, A., Bonenfant, Ch., Cabut, S., Condemi, S. (2019). Living on the edge: Was demographic weakness the cause of Neanderthal demise? PLoS ONE https://doi.org/10.1371/journal.pone.0216742

Gomez-Robles, A. (2019). Dental evolutionary rates and its implications for the Neanderthal- modern human divergence. Science Advances. doi: 10.1126/sciadv.aaw1268

Harmand, S., Lewis, J. E., Feibel, C. E., Lepre, C. J., et al. (2015). 3.3 million year old stone tools from Lomekwi 3, West Turkana, Kenya. Nature, 521, 310-315.

Harvati, K., Roding, C., Bosman, A.M., et al. (2019). Apidima Cave fossils provide earliest evidence of Homo sapiens in Euroasia. Nature, 571, 500-504.

Herries, A., Martin, J.S., Leece, A.B., et al. (2020). Contemporaneity of Australopithecus, Paranthropus and early Homo erectus in South Africa. Science. doi: 10.1126/science.aaw7293

Hershkovitz, I., Weber, G. W., Quam, R., Duval, M., et al. (2018). The earliest modern humans outside Africa. Science, 359, 456-459.

Henshilwood, S. C., d’ Errico, F., van Niekerk, K.L., Couqinot, Y., et al. (2011). A 100,000-old Ochre processing workshop at Blombos Cave, South Africa. Science, 334, 219-222.

Hoffman, D. L., Standish, C. D., Garcia-Diez, M., Pettitt, P. B., et al. (2018). U-Th dating of carbonate crusts reveals Neandertal origin of Iberian cave art. Science, 359, 912-915.

Hublin, J. J., Ben-Ncer, A., Bailey, Sh. E., Freidline, S. E., et al. (2017). New fossil from Jebel Irhoud, Morocco and the pan- African origin of Homo sapiens. Nature, 546, 7657.

Joordens, J. C., d’Errico, F., Wesselingh, F. P., Munro, S., et al. (2014). Homo erectus at Trinil in Java used shells for tool production and engraving. Nature, 518, 228-231.

Kuhlwilm, M., Gronau, I., Hubisz, M. J., de Filippo, C., et al. (2016). Ancient gene flow from early modern humans to into Eastern Neanderthals. Nature, 530, 429-433.

Meyer, M., Arsuaga, J. L., de Filippo, C., Nagel, S., et al. (2016). Nuclear DNA sequences from the Middle Pleistocene Sima de los Huesos hominins. Nature, 531, 504-507.

Meyer, M., Kircher, M., Gansaugem MT., Li, H., et al. (2012).  A High-Coverage Genome Sequence from an Archaic Denisovan Individual. Science, 338, 22-226.

Prufer, K., Racimo, F., Patterson, N., Jay, F., et al. (2014). The complete genome sequence of a Neanderthal from the Altai Mountains. Nature, 505, 43-49.

Prüfer, K., de Filippo, C., Grote, S., Mafessoni, F., et al. (2017). A high-coverage Neanderthal genome from Vindija Cave in Croatia. Science, 358, 655–658.

Radovcic, D., Srsen, A. O., Radovcic, J., Frayer, D.W. (2015).  Evidence for Neandertal jewel: Modified white-tailed eagle claws at Krapina. PLoS ONE 10(3): e0119802. https://doi.org/10.1371/journal.pone.0119802

Reich, D. (2018). Who we are and how we got here: Ancient DNA and the new science of human past. Oxford, UK: Oxford University Press.

Rendu, W., Beauval, C., Crevecoeur, I., Bayle, P., et al. (2014). Evidence supporting an intentional Neandertal burial at La Chapelle- Aux- Saints.  Proceedings of the National Academy of Sciences, 111, 81-86.

Sankararaman, S., Patterson, N., Li, H., Pääbo, S., & Reich, D. (2012). The date of interbreeding between Neanderthals and modern humans. PLoS Genetics, 8(10): e1002947.

Slon, V., Mafessoni, F., Vernot, B., de Filippo, C., et al. (2018). The genome of the offspring of a Neanderthal mother and a Denisovan father. Nature doi:10.1038/s41586-018-0455-x

Smith, T. M., Austin, Ch., Green, D. R., Joannes-Boyau, R., et al. (2018). Wintertime stress, nursing and lead exposure in Neanderthal children. Science Advances. doi: 10.1126/sciadv.aau9483

Trinkaus, E., Samsel, M., Villotte, S. (2019). External auditory exostoses among western Eurasian late Middle and Late Pleistocene humans. PLoS ONE 14(8): e0220464. https://doi.org/10.1371/journal.pone.0220464

Villmoare, B., Kimbel, W. H., Seyoum, C., Campisano, C.J., et al. (2015). Early Homo at 2.8 Ma from Ledi-Geraru, Afar, Ethiopia. Science, 347, 1056-1057.

White, T. D., Asfaw, B., DeGusta, D., et al. (2003). Pleistocene Homo sapiens from Middle Avash, Ethiopia.Nature, 423, 742–747.

Zilhao, J., Angelucci, D.E., Araujo Igreja, M., et al. (2020). Last interglacial Iberian Neandertals as fisher-hunter-gatherers. Science. doi: 10.1126/science.aaz7943

.

Zbulimi i Homo luzonensis hedh dritë mbi evolucionin e njeriut në Azinë Juglindore

  • Fragmente fosilesh të një hominini u gjetën në shpellën Kalao, në ishullin Luzon në Filipine
  • Ato datojnë nga 50 mijë deri 67 mijë vite më parë
  • Këto fosile i përkasin një hominini të emërtuar Homo luzonensis
  • Ky lloj ka jetuar në të njëjtën kohë me Homo floresiensis

Në vitin 2007 u zbulua një fragment kockor i një hominini në shpellën Kalao, që gjendet në ishullin Luzon në Filipine. Gërmimet që pasuan në vitin 2011 dhe vitin 2015, i furnizuan studiuesit me fragmente të ndryshme kockore. Fillimisht, prej analizimit të tyre, ata arritën të përcaktonin se ato i përkisnin një lloji që përfshihet në gjininë Homo, gjini ku bën njeriu i sotëm dhe kushërinjtë e tij evolutivë.

Ndër vite u arrit të përcaktohej mosha e fosileve, që varionte nga 50 mijë deri në 67 mijë vite më parë.

Prej një studimi të publikuar në 11 prill të këtij viti në revistën Nature, u arrit në përfundimin se fragmentet kockore të zbuluara në vitin 2007 me moshë 67 mijë vjecare sëbashku me fragmentet e tjera, i përkisnin një lloji të ri që artikullshkruesit e emërtuan Homo luzonensis.

Ky zbulim ka rëndësi për dy arsye. Arsyeja e parë lidhet me faktin se në pemën evolutive të njeriut është shtuar dhe një lloj i ri. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se zbulimi i këtij lloji të ri në Azinë Juglindore, që ka jetuar në të njëjtën kohë me Homo floresiensis, tregon se dinamika e evolucionit mozaik të njeriut në këtë rajon, është më e ndërlikuar nga sa pritej.

Deri në kohën kur do të kryhet ekstraktimi i ADN-së prej fosileve, na mbetet të presim nëse ky hominin përfaqëson me të vërtetë një lloj të ri në kladën e njeriut dhe më e rëndësishmja, përcaktimi i marrëdhënieve gjenetike me kushërinjtë e tij evolutivë.

Burime:

Détroit, F. et al. (2019). A new species of Homo from the Late Pleistocene of the PhilippinesNature, 568: 181. DOI:10.1038/s41586-019-1067-9.

Mijares, A. S. et al. (2010). New evidence for a 67,000-year-old human presence at Callao Cave, Luzon, Philippines. Journal of Human Evolution, 59: 123–132.

Gjenden fosilet mё tё vjetra tё njeriut tё sotёm

• Ekipi i paleoantropologёve botoi pёrfundimet nё muajin qershor nё revistёn Nature
• Fosilet e gjetura prej tyre janё fosilet mё tё vjetra tё Homo sapiens
• Fosilet e tё paktёn pesё skeleteve datojnё rreth 300 mijё vite mё parё
• Ato u gjetёn nё shpelllёn Xhebel Irhud, nё Marok.

Deri vonё, Afrika Lindore konsiderohej si djepi i njerёzimit. Por mbas zbulimit tё fosileve tё njeriut dhe veglave tё punes prej njё ekipi paleoantropologёsh nё njё shpellё nё Marok, tё quajtur Xhebel Irhud, qё datojnё rreth 300 mijё vite mё parё, kjo konsideratё u hodh poshtё.

Fosilet e njeriut tё gjetura nё Herto dhe Omo nё Etiopi, pёrkatёsisht me moshё 160 mijё dhe 195 mijё vjeçare, kanё tipare anatomike tё ngjashme me njerёzit e sotёm. Krahasuar me formёn kraniale tё kafkave tё gjetura nё Etiopi, ato tё gjetura nё Marok kanё formё mё pak tё rrumbullakosur por pjesa e fytyrёs ёshtё e ngjashme me tonёn.

Fakti qё fytyra ngjason me fytyrёn e njeriut tё sotёm, por forma kraniale ёshtё e ndryshme ёshtё shprehje e evolucioni tё tipit mozaik. Ky tip evolucioni shpjegon dhe shfaqjen  e bipedalizmit ndёr homininё, ku ecja drejt mbi dy kёmbё nuk u shoqёrua paralelisht me zmadhimin e kafkёs e tё trurit.

Prej tё dhёnave nga paleogjenetika, linja e njeriut tё sotёm dhe e kushёrinjve tanё gjenetikё, Neandertalёve, divergoi tё paktёn 500 mijё vite mё parё. Prej kёsaj ndarje linjash evolutive, bёn kuptim shfaqja e tipareve tё ngjashme me ne, mё herёt nё kohё se diktonin fosilet e gjetura nё Etiopi.

Sёbashku me zbulimin pёr herё tё parё tё Homo naledi, nё vitin 2013 nё Afrikёn Jugore, bёhet i njohur fakti se provohet se tё paktёn 2 lloje homininё popullonin kontinentin afrikan rreth 300 mijё vite mё parё.

Burime:

Hublin, J.J. et al., (2017). New fossils from Jebel Irhoud, Morocco and the pan-African origin of Homo sapiens. Nature 546, 289-292.

Disa pikёpyetje pёr Homo naledi

  1. Shpella Dinaledi nё Afrikёn e Jugut ёshtё siti ku janё zbuluar mё shumё fosile hominine deri mё sot nё Afrikё;
  2. Homo naledi ёshtё lloji mё i hershёm nё gjininё Homo dhe Afrika e Jugut mund tё konsiderohet vendi i origjinёs sё kёsaj gjinie;
  3. Fosilet e gjetura pёrfaqёsojnё njё kombinim atipik tё tipareve qё hasim te llojet e gjinisё Australopithecus me tiparet qё vёrehen te anёtarёt e gjinisё Homo;
  4. Homo naledi mund tё ketё qenё prodhues dhe pёrdorues i veglave tё punёs.

Pёrgjatё viteve 2013 dhe 2014, paleoantropologёt e njohur Lee Berger dhe Paul Dirks sёbashku mё njё grup ndёrkombёtar kёrkuesish, realizuan dy ekspedita kёrkimore nё thellёsitё e njё kompleksi shpellash, rreth 40 km larg Johanesburgut nё Afrikёn e Jugut. Ata zbuluan 1550 fosile qё i pёrkasin, sipas matjeve tё deritanishme, rreth 15 individёve. Kёta individё mendohet se i takojnё njё lloji tё ri hominini. Ky lloj u emёrtua Homo naledi.  Rezultatet kёrkimore u botuan nё formёn e dy artikujvё nё revistёn shkencore eLife nё 10 shtator tё kёtij viti.

Ky zbulim mbresёlёnёs mbart disa pikёpyetje. Sё pari, sipas analizёs sё vetё Bergerit, karakteristikat e fosileve pёrfaqёsojnё njё kombinim atipik tё tipareve primitive me ato tё prejardhura si dhe shfaqin karakteristika tё cilat nuk janё hasur nё homininёt e tjerё. Kaviteti i vogёl kranial – i pёrafёrt me atё tё gorillёs dhe australopitecinёve, rreth 560 cm3– dhe artikulacioni i kockave tё legenit ngjasojnё mё sё shumti me ato tё australopitecinёve. Australopitekёt kanё jetuar nё rajonin e Afrikёs Jugore dhe asaj lindore nё njё hark kohor nga 4.2 milionё vite deri nё 1.8 milionё vite mё parё.

Nga ana tjetёr, forma e kafkёs, e nofullёs dhe e dhёmbёve janё tё ngjashme me llojet e hershme tё gjinisё Homo si Homo erectus apo Homo habilis. Ky i fundit, i cili ka populluar po ashtu tё njёjtёn zonё si australopitecinёt, deri vonё mendohej se ishte lloji mё i hershёm i gjinisё Homo, me njё moshё rreth 2.3 milionё vjeçare. Gjithashtu, pёrmasat e vogla trupore tё Homo naledi ngjasojnё me ato tё disa popullatave tё sotme njerёzore si dhe tё fosileve 1.8 milionё vjeçare tё Homo erectus tё gjetura nё Dmanisi tё Gjeorgjisё.

Forma e gjymtyrёve tё sipёrme dhe tё poshtme tё Homo naledi ngjasojnё me ato tё neandertalёve dhe njeriut tё sotёm, Homo sapiens. Skeleti i dorёs sё Homo naledi ёshtё i ngjashёm me pjesёtarёt e tjerё tё gjinisё Homo. Kjo karakteristikё anatomike ёshtё tregues i njё fakti tё rёndёsishёm: aftёsisё pёr tё pёrdorur dhe manipuluar objektet.  Si pasojё e tipareve tё mёsipёrme anatomike, qё mё sё shumti hasen nё gjininё Homo, ky lloj, si tregon dhe emri, i pёrket gjinisё ku bёjmё pjesё dhe ne dhe jo gjinisё Australopithecus.

Sё dyti, ende nuk ёshtё pёrcaktuar mosha e tij evolutive. Sipas Bergerit, nё rast se mosha e Homo naledi do tё pёrcaktohet si mё shumё se 2 milionё vjeçare atёherё ky lloj lipset tё konsiderohet si hominini mё i hershёm nё gjininё Homo. Nga ana tjetёr, nё rast se fosilet e kёtij lloji nuk janё mё shumё se 1 milionё vjeçare atёherё mund tё pohojmё se pavarsisht se ky lloj ka kavitet tё ulёt kranial ( 500 cm3) kjo karakteristikё ёshtё shfaqur mё vonё nё kohё nё gjininё Homo. Ky mendim bie ndesh me mendimin e mёparshёm  se gjatё evolucionit tё njeriut, kaviteti kranial, por dhe tiparet e tjera anatomike, kanё pёsuar njё ndryshim linear dhe jo nё formё mozaiku. Gjithashtu, vlen tё pёrmendet fakti se nёse zbulohet se Homo naledi ka populluar rajone tё tjera gjeografike atёherё ёshtё e nevojshme tё rikonsiderohen dhe tё grupohen ndryshe ato lloje me pёrmasa tё vogla tё trupit si p.sh Homo erectus i gjetur nё Gjeorgji qё u pёrmend mё lart.

Sё treti, sipas Dirks-it, shpella Dinaledi (Shpella Dinaledi nё gjuhёn Sotho pёrkthehet Shpella e Yjeve) -ku u gjetёn fosilet e 15 individёve nё kompleksin e shpellave- e cila ka njё hyrje tejet tё ngushtё dhe ndodhet rreth 80 metra nё thellёsi, ka qenё gjithmonё pa dritё ose e errёt. Si janё futur vallё individёt nё kёtё shpellё dhe pёr cfarё arsye? A mos ndoshta trupat e individёve tё gjetur nё shpellё janё hedhur me qёllim brenda saj?

Meqenёse deri mё sot nuk ka prova qё homininёt tё kenё jetuar nё thellёsi tё tilla, Dirksi hodhi mendimin se individёt e llojit Homo naledi janё hedhur aty qёllimisht nga homininё ende tё panjohur nga ne, ndoshta pёr t’i varrosur. Por mozaiku i sjelljes ndёrlikohet mё tej. Si mundet kёta homininё, me pёrmasa tё vogla tё trurit, tё kenё kryer sjelljet ritualistike tё varrosjes? Kjo pyetje dhe tё tjera mbetet ende pa pёrgjigje pёrfundimtare. Zbulimi i Homo naledi do tё formёsojё mendimet tona mbi evolucionin e njeriut deri kur tё pёrcaktohet koha evolutive kur ka jetuar ky hominin, marrёdhёnia e tij me homininё tё tjerё si dhe arsyeja e gjetjes sё fosileve tё kёtij lloji nё thellёsitё e shpellёs Dinaledi. Deri atёherё, Homo naledi do tё jetё ylli qё pret tё shkёlqejё.

Burime

Dirks, P., et al. (2015). Geological and taphonomic context for the new hominin species Homo naledi from the Dinaledi Chamber, South Africa. eLIFE Sciences. https://doi.org/10.7554/eLife.09561.001

Berger, L., et al. (2015). Homo naledi, a new species of the genus Homo from the Dinaledi Chamber, South Africa. eLIFE Sciences. DOI: 10.7554/eLife.09560

Origjina e njeriut tё sotёm

Provat e evolucionit tё njeriut

Evolucioni ёshtё njё proces natyror qё ndodh nё kohё. Nevoja e studiuesve pёr tё kuptuar ndryshimet anatomike dhe tё sjelljes qё lidhen me evolucionin e njeriut i bёn ata tё marrin nё konsideratё mbetjet fosile, artefaktet si dhe krahasimet gjenetike mes llojeve. Mbetjet fosile na “furnizojnё” me copёza apo pjesё anatomike tё organizmave tё cilёt kanё jetuar dikur duke na dhёnё kёshtu informacion pёr stёrgjyshёrit tanё dhe tё lidhjeve tona me ta. Gёrmimet arkeologjike na tregojnё se cfarё veglash apo mjete pune kanё pёrdorur paraardhёsit tanё dhe se si kanё jetuar apo janё ushqyer ata. Tё dhёnat gjenetike na ndihmojnё tё ndёrtojmё pemёn gjenealogjike ku vihen nё dukje lidhjet tona me paraardhёsit. Nga kёto tё dhёna, shkencёtarёt arrijnё tё ndёrtojnё njё mozaik tё plotё dhe mё e rёndёsishmja, ato shёrbejnё si prova shkencore pёr evolucionin e organizmave tё gjallё, ku pёrfshihet dhe ai i njeriut.  

Vendi i njeriut nё botёn e gjallё

Jeta, nё formёn e saj mё tё thjeshtё, lindi rreth 3.7 miliardё vite mё parё. Njeriu i sotёm u shfaq tё paktёn 200 mijё vite mё parё. Nё rrugёn e gjatё tё evolucionit, shfaqja e llojit njeri ishte nje ngjarje e rёndёsishme. Cilat ishin ngjarjet evolutive qё cuan nё lindjen e Homo sapiens? Pёr tё kuptuar si duhet evolucionin e njeriut ёshtё e nevojshme tё njohim klasifikimin e tij nё botёn e gjallё.

Njeriu bёn pjesё nё klasёn e gjitarёve: gjitarёt e parё u shfaqёn rreth 200 milionё vite mё parё. Ata janё kafshё me gjak tё ngrohtё ose homeotermё, qё nёnkupton se kanё evoluar mekanizma tё caktuar fiziologjikё me anёn e tё cilave rregullojnё temperaturёn e brendshme tё trupit, pa u ndikuar nga temperatura e jashtme e mjedisit.

Nё ndryshim nga gjitarёt detarё, si pёr shembull balena, gjitarёt nё tokё e kanё trupin tё mbuluar me qime, njё tipar i rёndёsishёm i cili ndihmon nё rregullimin e temperaturёs sё brendshme tё trupit. Gjitarёt kanё dhe njё mёnyrё tё vecantё qё ushqejnё fёmijёt apo tё vegjlit e tyre: ata i ushqejnё ata me qumёsht gjiri.  Gjinjtё janё tё pranishёm si tek meshkujt ashtu dhe tek femrat, por janё funksionale vetёm tek femrat. Gjinjtё janё njё ndёr ato tipare qё gjenden edhe tek njeriu  dhe  kanё origjinuar gati 200 milionё vite mё parё.

Njё tipar tjetёr i rёndёsishёm ёshtё prania e placentёs e cila u shfaq rreth 65 milionё vite mё parё  (Wible et al 2007). Placenta, organi lidhёs mes nёnёs dhe fetusit, ndryshe nga kafshёt e tjerё qё lindin me vezё, pёrbёn njё zhvillim tё ri nё evolucionin e gjitarёve. Gjitarёt e parё, me pёrmasa tё vogla trupore, homeotermё, me trupin e mbuluar me qime dhe me placentё, krijuan njё linjё evolutive e cila solli dhe njeriun e sotёm.

Rreth 70 milionё vite mё parё, origjinoi njё linjё tjetёr evolutive: Rendi Primates.  Primatёt e parё kishin pёrmasat e njё ketri por kishin shumё tё zhvilluar duart dhe thonjtё nё vend tё kthetrave qё coi nё njё pёrdorim mё efikas tё duarve, nё lidhje me kapjen e sendeve apo manipulimin e tyre pёr qёllime tё ndryshme. Primatёt kanё shikim binokular (fushёpamjet e dy syve mbulojnё njёra- tjetrёn) stereoskopik qё mundёson hedhjen nga njёra pemё nё tjetrёn dhe kapjen me anё tё duarve nё degёt e tyre. Nё kёtё kontekst, rezultat i kёtij lloji shikimi ёshtё perceptimi i thellёsisё sё objekteve e tij ose tё parit nё tre pёrmasa: gjatёsi, gjerёsi dhe lartёsi.

Por dallimi mё i madh i majmuneve prej kafshёve dhe gjitarёve tё tjerё i detyrohet trurit: primatёt kanё njё tru tё madh nё krahasim me pёrmasat e trupit dhe ai ёshtё tejet kompleks. Madhёsia e trurit dhe kompleksiteti i tij shprehet  nё sjelljet e elaboruara qё kanё primatёt. Procesi i tё mёsuarit tek primatёt zё njё vend tё rёndёsishёm dhe ёshtё pёrgjegjёs pёr sjellje tё tilla si kujdesi ose investimi prindёror, formimi i grupeve sociale etj.

Njё ngjarje me rёndёsi thelbёsore nё evolucionin e njeriut ishte zhvillimi i lёvizjes bipedale apo tё ecurit drejt mbi dy kёmbё. Pavarsisht se ende nuk dihen arsyet e shfaqjes ajo cka vlen tё theksohet ёshtё se lёvizja bipedale pёrbёnte njё avantazh evolutiv. Kёshtu, tё ecurit drejt mbi dy kёmbё ndihmoi nё pёrshkuarjen e distancave tё gjata pa humbje tё konsiderueshme energjie (Sockol et al 2007). Njё avantazh tjetёr lidhet me krijimin e njё kёndi shikimi mё tё madh, qё ndihmoi nё evitimin e sulmit nga grabitqarёt apo identifikimin e ushqimeve nё distancё. Dhe sё fundi, tё qёndruarit mbi dy kёmbё ndihmoi nё lirimin e duarve, pra duart, ashtu si Darvini shkroi dikur,  mund tё pёrdoreshin lirisht pёr tё kryer funksione tё ndryshme.

Shumё studiues mendojnё se lёvizja bipedale i hapi rrugё zhvillimit tё njё sёrё aktivitetesh si prodhimi i veglave tё punёs, gjuetisё sё kafshёve, formёsimit  tё grupeve sociale si dhe zmadhimit tё trurit. Kocka kafshёsh me moshё 3.4 milionё vjeçare dhe me shenja prerëse tё realizuara nga vegla prej guri tё cilat janë përdorur nga Australopithecus afarensis, janë gjetur nё Dikika tё Etiopisё  (McPherron 2010). Deri mё sot, veglat e punes mё tё hershme prej guri, janë zbuluar në rajonin e Bourit dhe Gonas në Etiopi dhe datojnë pёrkatёsisht 2.5 dhe  2.4 milionë vite më parë (Semaw et al 2003). Ato kishin forma tё thjeshta dhe shёrbenin kryesisht pёr rrjepjen e mishit nga karkasat e kafshёve tё ngordhura me qёllim ngrёnien e tyre. Ecja bipedale dhe prodhimi e pёrdorimi i veglave tё punёs kanё origjinuar nё gjini tё tjera, pёrkatёsisht, si mendohet, nё gjininё Sahelanthropus dhe Australopithecus.

Ky fakt na bёn tё mendojmё se veglat e gurit priren drejt njё rritje tё nivelit teknologjik dhe janё shprehje e zhvillimit tё aftёsive mendore nё gjininё Homo.

Konkretisht, Homo habilis, i cili ka jetuar nё njё periudhё kohore nga 2.3 deri nё 1.4 milionё vjet mё parё, mendohet se ishte pёrdorues i kёtyre veglave, qё njihen si vegla guri Olduvane. Rreth 1.8 milione vite mё parё, nё Afrikё, primatё bipedale dhe vegёlbёrёs u diferencuan nё njё linje tjetёr evolutive dhe formuan llojin Homo erectus i cili u pёrhap nё rajone tё reja gjeografike si Europё dhe Azi. Ky migrim mendohet se ka ndodhur si pasojё e kёrkimit pёr vende mё tё pasura me resurse.

Ndryshe nga veglat e gurit Olduvane, tejet tё thjeshta nё ndёrtim, rreth 1.5 milionё vite mё parё njё lloj tjetёr hominini, Homo erectus, prodhoi sёpata guri apo gurё me maja tё mprehta, tё cilat dёshmojnё pёr njё avancim tё dukshёm drejt cilёsisё nё konceptim dhe ndёrtim.

Fosile nё gjininё Homo qё kanё jetuar njё hark kohor rreth 800 mijё deri 130 mijё vite mё parё nё Europё, Afrikё dhe Azi, janё gjetur prej antropologёve dhe janё interpretuar si forma tranzitore tё njeriut tё sotёm. Kёto fosile grupohen nёn njё emёr tё pёrbashkёt, Homo heidelbergensis. Madhёsia e trurit tё H. heidelbergensis ёshtё gati sa madhёsia e trurit tё njeriut tё sotёm. Ky hominim dallohet pёr teknikёn e pёrgatitjes dhe pёrdorimin e veglave tё gurit.

Nga krahasimi i ADN-sё sё Neandertalёve dhe Homo sapiens ka rezultuar se me shumё gjasa, kёto dy lloje e kanё prejardhjen nga Homo heidelbergensis. Neandertalёt kanё jetuar nё njё hark kohor nga rreth 450 deri 30 mijё vite mё parё. Fosilet e tyre janё gjetur nё Evropё dhe Azinё perёndimore. Pasiqё jetonin nё klimё tё ftohtё dhe tё ashpёr, ata kishin nje trup tё fortё dhe muskuloz, me gjymtyrё tё shkurtra dhe pamje robuste. Neandertalёt i ishin pёrshtatur mё sё miri kushteve mjedisore, pёrdornin mjete te elaboruara pune, bёnin veshje e strehime me kockat e kafshёve tё mёdha, pёrdornin zjarrin si dhe kryenin rite varrimi ne nderim te te vdekurve. Por rreth 30 mijё vite mё parё, ata u zhdukёn. Cila ishte ngjarja evolutive qё shёnoi zhdukjen e tyre? Mos ndoshta qe zёvёndёsimi apo eleminimi i tyre prej njeriut tё sotёm Homo sapiens, i cili pati elaboroi veglat e punёs dhe kishte aftёsi mё tё lartё pёr tё menduar simbolikisht? Kjo pyetje mbetet pa akoma pa pёrgjigje tё bindshme dhe ёshtё objekt debatesh pёr shumё studiues.

Lindja e Homo sapiens

Ka tё dhёna se linja qё ka diverguar prej Neandertalёve dhe origjinoi njeriun e sotёm ёshtё formuar rreth 150 mijё vite mё parё. ( Sankararman 2012). Homo sapiens mund tё jetё kryqёzuar me Neandertalin pasi njerёzit qё jetojnё sot nё Europё dhe Azi, kanё rreth 2.5% tё ADN-sё sё Neandertalёve. Njё linjё tjetёr hominime qё ka tё njёjtin paraardhёs me Neandertalin dhe Homo sapiens ёshtё ajo e Denisovanёve. Shumica e fosileve tё Neandertalёve janё gjetur nё njё shpellё nё Spanjё, dhe deri vonё, mendohej se vetёm Neandertali kishte populluar kёtё zonё ( Meyer et al. 2014). Zbulimet e mёsipёrme janё nё favor tё mendimit se kёto tre lloje kanё njё paraardhёs tё pёrbashkёt, Homo heidelbergensis. Alele tё Denisovanёve gjenden nё popullatat e sotme qё jetojnё nё Australi, Guinenё e Re dhe Filipine ( Reich et al. 2010). Ёshtё e natyrshme tё mendojmё se Neandertalёt, Denisovanёt dhe Homo sapiens kanё jetuar krah njёri tjetrit dhe nё momente tё caktuara, janё kryqёzuar me njёri tjetrin pasi njё pёrqindje e vogёl e gjeneve tё dy llojeve tashmё tё zhdukur, hasen nё disa prej popullatave tё sotme njerёzore.

Fosilet me tё vjetra tё njeriut tё sotёm janё gjetur nё sitin Omo nё Etiopi dhe mosha e tyre ёshtё 195 mijё vjecare. Fosilet mё tё vjetra jashtё kontinentit afrikan janё gjetur nё Lindjen e Mesme, konkretisht nё Izrael dhe datojnё rreth 185 mijё vite mё parё. Njeriu i sotёm ёshtё shpёrndarё nё tё gjithё Europёn nga 46 mijё deri nё 41 mije vitё me parё.

Kafka me karakteristika tipike e njeriut tё sotёm ёshtё ajo e Kromanjonit, e cila ёshtё e rrumbullakosur mirё, vihet re mjekra e dalё, janё tё formuara kockat e vetullave etj. Ndёrkaq, ekzistojnё variacione nё lidhje me formёn apo funksionin e veglave tё punёs cka dёshmon pёr njё sofistikim tё mёtejshёm tё bёrjes sё tyre. Ashtu si Homo heidelbergensis, edhe Homo sapiens pati jetuar nё shpella, por ai ndёrtoi edhe kasolle tё bёra me drunj apo me kocka tё mёdha kafshёsh, pёrdori zjarrin dhe cka mё ёshtё mё e rёndёsishme ishte i aftё tё prodhonte gjuhё simbolike.

Aftёsitё krijuese apo shprehja e tyre nё formё simbolike ёshtё karakteristika unike e njeriut. Prej kёsaj kohe, janё gjetur vizatime tё shumta nё muret e shpellave nё Europё, Azi apo Indi tё cilat datojnё pёrkatёsisht 41 mijё vite mё parё ( shpella El Castillo nё Spanjё), 35 mijё vite mё parё ( Nё Indonezi) dhe 30 mijё vite mё parё. Por arti i pikturimit shkon deri nё 77 mijё vite mё pare dhe i pёrket, sic pritet, gurave tё vijёzuar qё u gjetёn nё shpellёn Blombos nё Afrikёn Jugore.

Si pёrfundim, mund tё themi se evolucioni i njeriut pёrfaqёson njё ngjarje tё vecantё gjatё evolucionit tё organizmave tё gjallё. Njeriu i sotёm ёshtё pasqyrё e atyre ngjarjeve evolutive qё shёnjuan paraardhёsit apo kushёrinjtё tanё evolutivё dhe njёkohёsisht, paraqet vecantinё e tij, e cila, si cdo karakteristikё tjetёr, ka evoluar dhe e ka prejardhjen qё tek primatёt e dikurshёm, e mё larg nё kohё. Ecja bipedale dhe shfaqja e kulturёs ku pёrfshihet dhe gjuha simbolike janё disa nga ngjarjet qё e “shkёputёn” kladёn e njeriut prej primatёve tё tjerё, por mbajnё vulёn e njё evolucioni tё gjatё. Biofilia, dashuria pёr botёn e gjallё, ёshtё e rrёnjosur nё gjenet tona dhe ёshtё shprehje e lidhjes me krijuesin tonё, natyrёn. Nё kёtё kёndvёshtrim, respekti pёr natyrёn, pёr botёn e gjallё ёshtё para sё gjithash, njё detyrim filogjenetik.

Burime:

Wible, J. R., G. W. Rougier, M. J. Novacek, and R. J. Asher. (2007). Cretaceous eutherians and Laurasian origin for placental mammals near the K-T boundary. Nature, 447:1003-1006

Sankararaman, S., Patterson, N., Li, H., Pääbo, S., and D. Reich. (2012). The date of interbreeding between Neandertals and modern humans. PLoS Genetics 8(10): e1002947.

Semaw, S.; M. J. Rogers; J. Quade; P. R. Renne; R. F. Butler; M. Domínguez-Rodrigo; D. Stout; W. S. Hart; T. Pickering; S. W. Simpson. (2003). 2.6-Million-year-old stone tools and associated bones from OGS-6 and OGS-7, Gona, Afar, Ethiopia. Journal of Human Evolution 45: 169–177.

Sockol, D. Michael., Raichlen, A. David and Pontzer, Herman. (2007). Chimpanzee locomotor energetics and the origin of human bipedalism. Proceedings of the National Academy of Sciences.

Meyer, M., Fu, Q., Aximu-Petri, A., Glocke, I., Nickel, B., Arsuaga, J.-L., Martínez, I., Gracia, A., Bermúdez de Castro, J.M., Carbonell, E., and Pääbo, S. (2014). A mitochondrial genome sequence of a hominin from Sima de los Huesos. Nature 505: 403-406

White, T. D Asfaw, B.; DeGusta, D.; Gilbert, H.; Richards, G. D.; Suwa, G.; Howell, F. C. (2003), Pleistocene Homo sapiens from Middle Awash, Ethiopia, Nature 423 (6491): 742–747