Home » Posts tagged 'Njeriu'

Tag Archives: Njeriu

Gjuha dhe komunikimi

Nё organizmat e gjallё, pёrfshirё dhe njeriun, komunikimi pёrfaqёson mёnyrёn e shkëmbimit tё informacionit. Nё kёtё kёndvёshtrim, gjuha tek njeriu ёshtё njё sistem i komunikimit simbolik nё tё cilin pёrdoren tingujt dhe gjestet sipas disa rregullave tё caktuara dhe nё marrёveshje me njerёzit qё flasin tё njёjtёn gjuhё.

Si lidhet gjuha me kulturёn? Kultura e llojit njeri nuk mund tё ekzistonte nёse njerёzve do t’iu mungonte aftёsia pёr gjuhё. Rёndёsia e gjuhёs pёr shoqёrinё  ёshtё analoge me rёndёsinё e materialit gjenetik: ashtu si pa trashёgiminё biologjike njё organizёm i gjallё nuk mund tё mbijetojё dhe tё riprodhohet po ashtu edhe njeriu pa trashёgiminё kulturore, e cila ruhet dhe pёrcillet me anё tё gjuhёs, nuk mund tё trashёgojё kulturёn qё mbart informacionet e nevojshme pёr zgjidhjen e problemeve adaptive .

Si ndryshon gjuha? Gjuha pasqyron pёrshtatjen e njeriut dhe pёr kёtё arsye asaj i duhet tё integrojё fjalё tё reja, tё ndryshojё kuptimin e disa fjalёve tё tjera dhe disa prej tyre ti nxjerrtё jashtё pёrdorimit. Gjuha ndryshon sepse ndodh evolucioni kulturor ashtu sic ka ndodhur edhe ndodh evolucioni biologjik.

Gjuha dhe pёrfaqёsimi mendor

Njё majmun nё Afrikёn Lindore ( Cercopithecus aethiops) ёshtё nё gjendje tё japё tre lloje thirrje alarmi: njё pёr pitonin, njё pёr shqiponjёn dhe njё pёr leopardin. Njё thirrje ёshtё njё lloj ulёrime kur njё majmun vёren njёrёn nga kafshёt e mёsipёrme dhe kёrkon t’ia tregojё kёtё majmunёve tё tjerё. Majmunёt e tjerё sapo dёgjojnё njё thirrje p.sh. thirrjen qё emёrton shqiponjёn, kryejnё lёvizjen e duhur dhe konkretisht, shkojnё dhe futen pёr t’u fshehur nёn njё shkurre. Njё veprim i tillё nuk ndryshon nё princip nga ai qё kryen njё togё mё ushtarё sapo dёgjon njё urdhёr tё caktuar prej komandantit tё tyre.

Po ashtu si tek njerёzit, thirrjet e alarmit transmetohen nga njёri brez nё tjetrin d.m.th vertikalisht dhe nga njёri individ tek tjetri d.m.th horizontalisht- ky fakt na bёn tё mendojmё se tek majmunёt nё fjalё dhe konkretisht nё trurin e tyre ёshtё formuar njё strukturё me kujtesё (S). Kjo strukturё mё kujtesё, e shёnuar me shkronjёn S, nё trekёndёshin e njohur semantik tё gjuhёsisё ёshtё njё imazh, njё koncept, njё ide qё lidh stimulin (O), objektin d.m.th pitonin, shqiponjёn apo leopardin me pёrgjigjen, interpretimin e kёtij stimuli (I) sic ёshtё thirrja e duhur pёrkatёse, analoge me njё fjalё. Kjo do tё thotё se sa herё njё majmun shikon rrezikun  e njё sulmi p.sh. shqiponjёn si objekt (O) ai ka formuar nё trurin e tij njё mem, njё model infomacioni (S) sepse gjatё evolucionit, seleksioni natyror ka favorizuar ata individё qё kanё njё strukturё tё tillё me kujtesё d.m.th njё pёrfaqёsim mendor, ekzistenca e tё cilit bёn tё mundur kryerjen e funksionit tё duhur sic ёshtё thirrja pёrkatёse e alarmit.

Nga ky shembull rrjedh se njerëzit, ashtu si dhe kafshët, nuk pёrdorin pёrkatёsisht gjuhёn apo fjalёt dhe thirrjet e alarmit pёr komunikim, sic mendohet zakonisht pёr gjuhёn, por vendosin fillimisht nё “gjendje pune” nё trurin e tyre, pёrfaqёsimet e brendshme mendore, memet apo strukturat me kujtesё. Prej kёtej, secila kafshё ka sistemin e saj tё pёrfaqёsimit. P.sh. anemonia e detit mund tё takojё 11 lloje tё yjeve tё detit prej tё cilёve vetёm dy prej tyre janё grabitqarё tё saj d.m.th vetёm dy prej tyre mund ta dёmtojnё atё. Nёse anemonen e detit e prek njёri nga llojet e yjeve tё detit i cili nuk ёshtё i dёmshёm pёr jetёn e saj atёhere tek anemonia e detit nuk shfaqet asnjё lloj reagimi. Pёrkundrazi, kur anemonen e detit e prek njёri nga dy llojet e dёmshёm ajo menjёherё reagon duke u mbledhur si topth. Cfarё tregon kjo dukuri? Anemonia e detit di tё dallojё yjet e detit se cili prej tyre ёshtё ose jo i rrezikshёm. Ky fakt tregon se anemonia e detit vendos njё lidhje midis njё informacioni tё caktuar ose njё stimuli (O) me sjelljen e saj si pёrgjigjie ose interpretim (I). Pse? Anemonia e detit e ka vendosur lidhjen stimul (O) – pёrgjigje (I) sepse ka strukturёn pёrkatёse me kujtesё (S).

Pra, fillimisht tek kafshёt dhe pёr pasojё edhe tek njeriu ekzistojnё strukturat pёrkatёse me kujtesё. Kjo do tё thotё, duke ndjekur mendimin e psikologut rus Lev Vigotsky  se tek njeriu fillimisht ekzistonte mendimi pa gjuhё. Nga ana tjetër, po sipas kёtij autori, nuk ka pse tё mos mendojmё se ekzistonte njё gjuhё pa mendim si p.sh. thirrjet e bebes pёr tё shprehur ndonjё ndjesi apo pёr tё tёrhequr vёmendjen e dikujt tjetёr. Nё moshёn nga 2 deri nё 7 vjec, gjuha sipas Vigotskit ka dy funksione- funksioni i brendshëm i cili lidhet me formimin e strukturave me kujtesё. Gjithashtu po nё kёtё moshё kryhet edhe njё funksion tjetёr qё quhet funksion i jashtёm. Funksioni i jashtёm ka tё bёjё me aftёsimin e fёmijёs pёr tё komunikuar me tё tjerёt. Dy funksionet e mёsipёrme sic ёshtё njohja dhe komunikimi tashmё janё unifikuar nё njё njёsi tё vetme ku sipas Vigotskit, mendimi u bё verbal dhe tё folurit u bё racional.

Koncepti i disa gjuhetarёve se mendimi nuk ndahet nga gjuha apo gjuha nuk ndahet nga mendimi duhet te konsiderohet njё qëndrim qё lidhet vetëm me Homo sapiens dhe njeriun e rritur nё pjesёn mё tё madhe tё veprimtarisё sё tij mendore. P.sh loja e shahut nuk ka tё bёjё as me ndonjё mendim verbal dhe as me ndonjё tё folur racional por thjesht me njё proces njohёs. Nё kёtё proces njohës, veprimtaria kategorizuese dhe proceduriale e mendjes ёshtё analoge me kategorizimin qё bёn dhe anemonia e detit nё lidhje me yjet e detit. Ndoshta ky shembull tregon se veprimtaria mendore tek njeriu, me gjuhёn dhe kulturёn si tipare themelore tё kёsaj veprimtarie, nuk duhet konsideruar aq unikale, e vecantё.

Dallimet nё komunikim midis njeriut dhe kafshёve

Nё lidhje me ekzistencёn e gjuhёs tek kafshёt dhe tek njeriu ka dy shkolla. Shkolla e vazhdimёsisё e sheh gjuhёn tek njeriu si pjesё tё pandёrprerё, tё vazhdueshme tё aftёsisё njohёse tё tё gjithё organizmave tё gjallё. Sipas kёsaj shkolle, rrёnjёt e gjuhёs duhet t’i gjejmё nё lindjen e tipareve kulturore burimin i tё cilave nuk mund ta kёrkojmё jashtё origjinёs dhe evolucionit tё njё tipari biologjik. Pёrkundrazi, shkolla e jo vazhdimёsisё e sheh gjuhёn si tipar cilёsisht tё ri dhe komunikimin njerёzor krejt tё ndryshem nga komunikimi shtazor.

Nёse pranojmё mendimin darvinian tё evolucionit gradual atёherё ёshtё e mundshme tё provojmё se edhe sistemet e komunikimit jo njerёzore janё procese njohёse dhe pёr rrjedhojё, procese tё tilla janё procese gjuhёsore por nё nivele tё ndryshme zhvillimi.Njё mёnyrё pёr tё zgjidhur problemin e gjuhёs shtazore ёshtё identifikimi i karakteristikave qё kanё tё pёrbashkёta tё gjitha gjuhёt njerёzore dhe tё tregohet nёse kёto karakteristika apo tipare gjenden gjithashtu edhe nё komunikimin jo njerёzor tё botёs sё gjallё.

I rikthehemi majmunit C. aethiops dhe krahasojme sistemin e shenjave qё ai pёrdor me gjuhёn simbolike tё njeriut.

1. Majmuni dhe njeriu kanё fjalor

Sic u tregua mё lart majmunin pёrdor njё “fjalor” thirrjesh. Cdo “fjalё-thirrje” tregon njё grabitqar tё vecantё dhe cdonjёra prej kёtyre thirrjeve ka pёrgjigjen e saj pёrkatёse.

2. Nё komunikim pёrdoren simbole arbitrare por me kuptim

Thirrjet nuk kanё lidhje me grabitqarin po ashtu si fjala molle nё shqip nuk ka lidhje tё brendshme me objektin mollё. Megjithatё, cdo simbol ka kuptimin e tij standart pёr njё shoqёri dhe pёr komunikuesit brenda saj. Pra, cdo thirrje ёshtё njё kuptim mё vehte por vetё thirrjet janё simbolike, arbitrare sepse tingujt nuk janё tё lidhur me kuptimin e tyre.

3. Kriteri i zhvendosjes plotёsohet pjesёrisht: ndonёse marrёsi ose dёgjuesi jep pёrgjigjen e duhur pa parё grabitqarin, dhёnёsi i alarmit tek majmuni i sipёrpёrmendur nuk dёrgon asnjё sinjal pёr grabitqarin kur nuk e shikon atё. Kjo do tё thote se thirrjet e majmunit C. aethiops nuk jane “gjenerative” sepse nuk thonё asgjё pёr gjёrat vecse kur janё nё gjёndjen e tanishme dhe tё pranishme nё hapёsirёn konkrete qё shikojnё.

4. Thirrjet e alarmit zakonisht nuk kombinohen tek majmuni

Nё dallim nga njeriu, majmunёt nuk formojnё njё sekuencё thirrjesh (d.m.th njё renditje tё caktuar thirrjesh). Me renditjen e fjalёve nё fjali, njeriu dёrgon dhe merr informacione tё ndryshme. Pёrkundrazi, njё sekuencё e ndryshme thirrjesh nuk pёrcjell informacion tё ri ose kuptime tё ndryshme tek majmunёt. Majmunёt nuk kanё sintaksё d.m.th renditjen e fjalёve nё fjali. Fitimi i gjuhёs bёhet nё tё ashtёquajturёn periudhe kritike d.m.th gjuha fitohet nё stadet e hershme tё jetёs.

Majmunet e rinj lёshojnё thirrje pёr shumё objekte, tё gjalla dhe jo tё gjalla. Ndoshta kjo predispozitё gjenetike bёhet shkas per fitimin spontan tё gjuhёs mbasi ata mёsojnё tё imitojnё tё rriturit.

5. Transmetimi i tipareve kulturore sigurohet nёpёrmjet gjuhёs. Nёpёrmjet pёrdoruesve tё gjuhёs ndryshimet e “grumbulluara” kalojnё nga njё gjeneratё nё tjetrёn. Tek majmunet ky transmetim ёshtё i kufizuar.

Me anё tё bisedave pёrdoruesit e gjuhёs shkёmbejnё pёrvojёn e tyre tё kaluar, flasin pёr tё tashmen dhe projektojnё tё ardhmen. Sigurisht komunikimi, dhёnia e sinjaleve dhe marrja e tyre midis majmunёve ёshtё njё bisedё tepёr e kufizuar sepse mungon zhvendosja e gjёndjeve nё kohё dhe nё hapёsirё ashtu sic mungon kombinimi i thirrjeve.

Dallimet midis gjuhёs sё pёrdorur nga njerёzit dhe komunikimit nё botёn shtazore pёrmblidhen nё katёr vecori:

Semanticiteti Me semanticitet kuptojmё pёrdorimin e simboleve qё nёnkuptojnё ose i referohen objekteve, veprimeve apo koncepteve lidhёse si sipёr, nё etj.

Zhvendosja Zhvendosja ёshtё aftёsia pёr t’iu referuar ngjarjeve dhe objekteve tё njё kohe dhe vendi tjetёr.

Produktiviteti Kombinimi ose renditja e simboleve nёpёrmjet tё cilave marrёsi dhe dhёnёsi pёrkatёsisht marrin informacion tё ri dhe prodhojnё informacion tё ri në formën e fjalëve, fjalive etj.

Varёsia strukturore Eshtё kuptimi i natyrёs sё modeluar tё gjuhёs dhe pёrdorimi i caktuar i rendit tё fjalёve.

Tё katёr tiparet e mёsipёrme, karakteristike pёr gjuhёn simbolike tek njeriu, bёjnё qё komunikimi dhe sidomos modelimi kulturor i realitetit nga ana e tij, tё rrisin fitnesin d.m.th probabilitetin pёr tё jetuar dhe pёr tu riprodhuar tё Homo sapiens.

Teoritё mbi lindjen e gjuhёs

Nё dekadat e fundit debati rreth origjinёs sё gjuhёs ёshtё pёrqёndruar nё dy drejtime. Sipas mendimit tё quajtur bihejviorist i huazuar nga psikologu B. Skinner, gjuha mёsohet ashtu sic mёsohet cdo aftёsi tjetёr e njeriut.

Pikёpamja nativiste e gjuhës dhe futja nё terminologjinë shkencore e konceptit gramatikё universale dhe instikt i gjuhës i detyrohen punimeve përkatësisht të N. Chomsky dhe S. Pinker. Mendimi i shfaqur nga gjuhёtari dhe filozofi i sotёm N. Chomsky pohon se njerezit kanë një kompetencë të vecantë për gjuhën e cila nuk mësohet me rregullin “ provë/gabim”. Sic u tregua më lart, kompetenca gjuhësore lidhet me aftësinë për të formuar përfaqësimet mendore ose memet në tru si dhe aftësinё që t’i transformojë këto meme, vecanërisht gjatë komunikimit, në një renditje binare simbolesh. Të dy aftësitë e mësipërme unifikohen në një veprim të vetëm që quhet veprim gramatikor. Një veprim gramatikor disa linguistë e ilustrojnë me mënyrёn se si fëmijët manipulojnё me disa kuba. Në këtë rast, bëhet një analogji midis veprimit gramatikor dhe ndërtimit të fjalisë. Natyrisht që të dy aftësitё lidhen me rritjen e madhësisë së trurit, mendim ky tepёr evident për tu konsideruar informativ. Ndoshta njё informacion i vlefshëm vjen nga mendimi i cili pranon mungesën e aparatit të të folurit tek Australopitecinët dhe pamundësinë e njeriut arkaik si p.sh të Neandertalëve për të shqiptuar zanoret a, i dhe u.

Shumё studiues kanë arritur në përfundimin se gjuha është shfaqur apo ka lindur me llojin Homo sapiens, rreth 300 mijë vite më parë. Mendohet se paraardhësit e njeriut kanë komunikuar nëpërmjet shenjave, thirrjeve vokale dhe gjesteve. Këto aftësi në komunikim kanë evoluar në sajë të veprimit të seleksionit natyror sepse p.sh një individ ose njё grup individësh tё cilёt komunikonin më mirё me njëri tjetrin ose e lajmëronin në mënyrë të saktë njeri tjetrin për rrezikun që i vinte nga një grabitqar, sigurisht që do të kishin një probabilitet më të madh për të jetuar dhe për të lënë pasardhës. Pra, aftësia për gjuhë do të konsiderohet një sjellje komplekse, e cila ndonëse është e vështirë të provohet se si është favorizuar nga seleksioni natyror, duhet pranuar si produkt i këtij seleksioni, ashtu sic janë formuar tiparet e tjera biologjike dhe ndoshta ato kulturore.

S. Pinker, profesori i Universitetit të Harvardit dhe mbështetës i ideve të Chomsky-it, në librin e tij “Instinkti i gjuhës” (The language instinct, botuar në 1994) hodhi tezën se njerëzit e kanë të lindur aftësinë për gjuhë dhe ky kapacitet ( konkretisht, hartat neuronale dhe zonat në tru që mundësojnë vetë prodhimin dhe semantikën e gjuhës) është produkt i evolucionit, me qëllim zgjidhjen e problemeve adaptive me të cilat u hasën shoqëritë e dikurshme gjuetarë-mbledhëse.

Po ashtu si Pinkeri, primatologu anglez R. Dunbar  në veprën e tij “Evolucioni i gjuhës” (The evolution of language, botuar në 1998 ), ripërdori konceptet e reja evolucionare të fundshekullit XX dhe propozoi se gjuha ka lindur si “zëvendësuese” e sjelljes së cmorritjes tek majmunët. Konkretisht, këtë fenomen ai e quajti “cmorritja me anë të të folurit” (vocal grooming) dhe pohoi se ruajtja e kohezionit social, rrjedhimisht,  zgjidhja e problemeve adaptive, u realizua në mënyrë më eficente kur lindi gjuha e cila përforcon proceset komunikuese mes anëtarëve të grupit.

Një tezë tjetër shumë e rëndësishme mbi origjinën dhe evolucionin e gjuhës e ka fillin ideor në punimet e antropologut T. Deacon. Ky autor botoi në vitin 1997 librin me shumë ndikim në linguistikë (pasi aty parashtroi edhe proceset  semiotike që janë në bazë të komunikimit njerëzor)  “ Llojet simbolike“ (The symbolic species) ku propozoi  se gjuha sëbashku me kapacitetin unik njerëzor për të procesuar mendimin,  koevoluan paralelisht me trurin tek njeriu. Pra,  sipas Deacon-it strukturat gjuhësore kanë bashkëevoluar me trurin si organ biologjik duke iu përshtatur ndryshimit të këtij organi anatomik dhe duke prodhur gjuhën.

Sic mund të vërejmë në teoritë e propozuara më sipër, përdorimi i të dhënavë të marra nga evolucioni biologjik i njeriut, neurolinguistika apo filozofia e gjuhës kanë ndryshuar panoramën studimore të zgjidhjes së këtij problemi kaq tërheqës në antropologji: lindjen e gjuhës tek lloji njeri.

Struktura e gjuhës

Antropologët linguistë krahasojnë midis tyre gjuhë të ndryshme numri i të cilave kalon mbi 4000. Për këtë qëllim ata studiojne tingujt e një gjuhe. Studimi i tingujve të nje gjuhe ose i foneve bëhet nga ajo degё e gjuhёs qё quhet fonologji. Ata studiojnë fjalët, njёsia mё e vogёl e gjuhёs qё shpreh kuptim. Studimi i morfemave pёrfshihet nё atё qё quhet  morfologji. Studimi i strukturës sё fjalive, sё renditjes së fjalëve në njё fjali  pёrfshihet nё sintaksё. Dhe së fundi, studimi i kuptimit tё simboleve, fjalёve dhe frazave realizohet nga semantika.

Fonologjia

 Tingujt ose fonet janë të ndryshme. Për të studiuar ndryshimet e tingujve d.m.th ndryshimet fonetike midis gjuhëve, gjuhëtarët kanë krijuar një Alfabet Fonetik Ndërkombëtar ( AFN) i cili përbëhet nga 81 simbole. Asnje gjuhë nuk i përmban te 81 tingujt. Cdo gjuhë ka sistemin e saj fonetik, tingujt e së cilës kombinohen dhe formojnë kuptime të ndryshme.

Kur gjuhёtaret analizojnë tingujt e një gjuhe ata vënë në dukje ndryshimet fonetike dhe fonemike midis tyre. Variacionet fonetike shkaktohen nga vendodhja e gjuhës (si organ anatomik) dhe e buzëve, kohëzgjatja e tingullit, nga mënyra se si tingujt krijojnë dallimet në kuptimin e tyre. Variacionet fonetike kanë të bëjnë me faktin se tingujt e përdorur në një gjuhë mungojnë në një gjuhë tjetër kurse dallimet fonemike janë të lidhura me njësinë më të vogël të tingullit që ka një kuptim dhe që quhet fonemё. C’kuptojmё me fonemё? Në anglisht fjalët “day” dhe “they” sic mund të themi në gjuhën shqipe “ ditë” dhe “ dhitë” kanë kuptime të ndryshme sepse kanë përkatësisht fonemat “ d” dhe “th” dhe “d” dhe  “dh” .Pra, fonema të ndryshme i japin kuptim të ndryshem fjalës. Nga ana tjetër, gjuhëtaret nuk i konsiderojne fonema “d” dhe “th” në gjuhën spanjolle sepse ato nuk shërbejnë për të dalluar dy fjalëmidis tyre në këtë gjuhë. Pra, d dhe th ne spanjisht nuk quhen fonema sepse nuk krijojne ndryshime në kuptim gjatë të folurit.

 Morfologjia

 Për të studiuar fjalët, gjuhëtarët analizojnë njësinë më të vogël të gjuhës e cila mbart një kuptim. Njësia më e vogël e gjuhës që mbart ose ka një kuptim quhet morfeme dhe dega e gjuhës që merret me to quhet morfologji. Një morfemë mund të jetë një fonemë e vetme d.m.th mund të jetë njësia më e vogël e tingullit që ka një kuptim. Gjithashtu një morfemë mund të jetë një kombinim morfemash d.m.th një morfemë mund të jetë e përbërë nga disa fonema. Morfemat jane blloqet më të vegjël ndërtues të kuptimit të cilat nuk mund të reduktohen më. Ato, d.m.th morfemat mund të jenë të lidhura dhe të lira. Morfemat e lidhura, ato që nuk gjenden të vecuara, gjenden sëbashku me një morfemë tjetër. P.sh në anglisht morfema s quhet morfemë e lidhur. Ajo tregon shumësin e emrave. Po kështu, në gjuhën shqipe morfema pa ( i pabërë, i pashkruar, e pathënë) është një morfemë e lidhur.

Përkundrazi, morfemat e lira janë njësi të pavarura të kuptimit. Të tilla morfema janë emrat, foljet, mbiemrat, ndajfoljet. Sigurisht që morfemat nuk janë të pafundme. Gjuhët e ndryshme dallohen jo vetëm nga numri i morfemave por nga mënyra se si përdoren dhe se si kombinohen ato  njëra me tjetrën. P.sh në gjuhën kineze përdoret një morfemë për cdo fjalë. Në gjuhën shqipe disa emra e formojnë shumësin e shquar me prapashtesat at, ët, et (dritat, punët, muret etj.) por disa të tjera kanë rregulla krejt tjetër si p.sh dhentë etj. Në dallim nga gjuha kineze, disa gjuhë kombinojne një numër të madh parashtesash, prapashtesash, mbaresash. Nëse në rastin e parë gjuhët klasifikohen si gjuhe analitike, në rastin e dyte gjuhët quhen polisintetike. Shumica e gjuheve ndodhen midis kёtyre dy ekstremeve. Këto quhen gjuhë sintetike.

 Sintaksa

Sintaksa, ashtu si morfologjia, është pjesë e gramatikës. Dega e gjuhës që studion mënyrat apo rregullat e vendosjes së fjalëve në fjali pra dijet gjuhësore rreth ndërtimit të fjalive quhet sintaksë. Nga mënyra se si vendosen në një fjali psh subjekti (s), folja (v) dhe objekti (o), gjuhëtari J. Greenberg ka gjetur gjashtë mënyrat e vendosjes së fjaleve të mëposhtme: svo, vso, sov,vos, osv dhe ovs por tregon se prej ketyre kombinimeve më të zakonshme janë mënyrat svo, sov dhe vso. Konkretisht, në gjuhën shqipe, angleze, franceze, ruse dhe italiane si gjuhë të familjes indo-europiane, rendi i fjalëve është s, v, o:

Gjuha shqipe: Djali ka pirë ujë

Gjuha angleze: The boy drank the water

Gjuha franceze: L’enfant a bu de l’eau

Gjuha ruse: Malcik pill vodu

Gjuha italiane Il ragazzo ha bevuto dell acqua

Sipas Greenberg-ut, megjithë praninë e variacioneve në rendin e fjalëve, ekzistojnë disa tipare të përbashkëta native të cilat gjenden në të gjitha gjuhët.

Semantika

 Dega e gjuhёs qё studion kuptimin e fjalёve apo tё frazave rreth gjendjeve, besimeve apo pёrvojave individuale quhet semantikё. Nё antropologjinё gjuhёsore zё njё vend tё vecantё etnosemantika. Nёpёrmjet etnosemantikёs studiuesit arrijnё tё kuptojnё jo vetёm kuptimin e fjalёve dhe tё frazave por edhe mёnyrёn se si anёtarёt e shoqёrive tё ndryshme njerёzore i organizojne gjёrat, ngjarjet dhe sjelljet nё njёsite lingustike.

Ja disa shembuj tё pёrdorimit tё etnosemantikёs.

Emrat e farefisnisë Zakonisht në gjuhët europiane ekzistojnë këto emra të farefisnise: nëna, babai, vëllai, motra, xhaxhai, halla, kushëriri dhe kunati. Në të vërtetë, në shoqërinë shqiptare emrat e farefisnisë janë shumë më të pasur. Emrave të mësipërm i shtohet dallimi midis xhaxhait si vëlla i babait dhe dajës si vëlla i nënës, i hallës si motër e babait dhe i tezes si motër e nënës, i baxhanakut kur dy burra i kane gratë motra midis tyre nga kunati si vëllai i gruas, nga vëllai i gruas, nga vëllai i burrit te gruas dhe i fjales kunatë kur dy gra i kane burrat vëllezër. Në të afërmit e familjes përfshihen dy njerëz që janë bërë vëllezër ose motra si dhe kumbari i cili i ka vënë emrin ose ka qethur një fëmijë të një familje pa lidhje gjaku me të. Në të gjithë këto raste lind pyetja se përse në gjuhën shqipe ka më shumë emra në farefisni se sa në gjuhën angleze. Pse p.sh në banorët e ishujve Hauai (Hawaii) nuk ekziston, në kuptimin që i jep shoqëria evropiane, fjala “baba”? Në Hauai, një brez i caktuar quan baba te gjithë meshkujt e gjeneratës që kanë një moshë me babanë e tyre biologjik.

Kategorizimi i realitetit Antropologët përdorin  gjithashtu metodat etnosemantike për të studiuar se si shoqëritë e ndryshme kuptojnë dhe klasifikojnë objektet e jetës së tyre të përditshme si kafshët, bimët, ushqimet dhe sëmundjet. Pasuria e emërtimeve të dhive në barinjte shqiptare është një dukuri që vlen të diskutohet. Vetëm për një dhi e cila e ka mantelin me ngjyrë të bardhë ka 7 emra të ndryshëm: bardhë, bardhoke, bardhoshe, bardhoshkë, bardhkë, bërdhishkë, bardhishkë. Këto emërtime tregojnë se njerëzit e  “parcelizojnë” realitetin në atë mënyrë që atyre iu duhet ose që iu pëlqen. Fjalët e ndryshme që ata përdorin sigurisht janë arbitrare.

Po kështu një botanist në një livadh dallon bie fjala 20-30 lloje bimore kurse një njeri i zakonshëm nuk e pret këtë realitet në parcela të vogla. Për këtë njeri të zakonshëm livadhi ka vetem një parcelë me emrin “barishte”. Këto fakte tregojnë se kategorizimi i realitetit në shume pjesë është në të mirë të idesë se shoqërisë në fjalë i është dashur një njohje më e thellë dhe më e gjithanshme e këtij realiteti dhe kjo shoqëri e ka tashmë këtë dije. Por ky fakt nga ana tjeter nuk tregon se nje shoqeri tjeter qe nuk e ”pret” këtë realitet në shumë “ parcela”, është inferiore nga ana gjenetike dhe shoqërore sepse ne nuk kemi prova se shoqëria ne fjale,  nëse do të ndodhej në kushtet e shoqërise së parë, nuk do të bënte të njëjtën gjë. Shoqëria tjetër padyshim do të ketë një përparësi tjetër në dukurinë e ndarjeve të qindra parcelave të tjera dhe konkretisht të atyre parcelave që asaj i duhet ti ndajë në pjesë sa më të vogla.

Klasifikimi i ngjyrave Nga viti 1960 antropologët B.Berlin dhe P.Kay analizuan fjalët që emërtojnë ngjyrat bazë në disa shoqëri të ndryshme. Ata gjetën se shoqëritë humane shprehnin ndryshime të mëdha midis tyre në lidhje me numrin e fjalëve që ata përdorin për emërtimin e ngjyrave bazë. Numri i fjalëve për ngjyrat baze lëkundej në kufij të gjerë: nga dy fjalë për disa fise në Guinene e Re në 11 fjalë në gjuhën angleze. Ata gjetën se ndryshimi i numrit të fjaleve për ngjyrat bazë ndryshohet sipas disa rregullave të caktuara. P.sh në shoqëritë njerëzore, kudo qofshin ato, përdorin vetëm dy emra për ngjyrat, këto emra do të jenë për ngjyrën e bardhë dhe të zezë. Këto të dhëna tregonin për ekzistencën e universaleve gjuhësore.

Klasifikimi i botës së gjallë Në një shoqëri të Oqeanisë është vënë re se emrat që ata kishin për llojet e ndryshme të shpendëve ishin pothuajse të njëjtë me klasifikimin e tyre të bërë nga specialistë të kësaj fushe sic janë ornitologët.Cfarë tregon ky klasifikim i njëjtë midis njerëzve jo specialistë me ata specialistë? Faktet e mësipërme tregojnë se në prerjet që i bëjnë njerëzit realitetit do të ishin krejt të ndryshme e pa lidhje të brendshme atëherë emërtimi i ngjyrave dhe klasifikimi i bimëve dhe i kafshëve do të qe krejtësisht arbitrar. Këto të dhëna mbështesin mendimin se njerëzit kudo në botë kanë aftësi të njëjta njohëse dhe gjuha nuk bën gjë tjetër por reflekton ose pasqyron njohjen tonë ashtu si ajo është formuar. Për këtë problem interesant do të diskutojmë më poshtë.

Gjuha, mendimi dhe kultura

 Cilat janё marrёdhёniet midis gjuhёs, mendimit dhe kulturёs?

Fakti se ndodh jo rrallё qё ne duam tё themi dicka por vuajmё tё gjejmё fjalёn e duhur, ёshtё njёri nga ata shembuj qё tregon se mendimi ka vendin e tij pa ndihmёn e gjuhёs. Por lidhja e mendimit me gjuhёn nuk ёshtё e lehtё pёr t’u treguar dhe mbetet pikё e nxehtё e debatit midis filozofëve dhe psikologёve. Pёr disa shkencёtarё, mendimi ёshtё i varur nga gjuha e cila nga ana e saj, pёrfaqёson njё aspekt madhor tё kulturёs. Disa tё tjerё mendojnё se gjuha pasqyron nivelin e njohjes individuale.

Njё grup tjetёr shkencёtarёsh mendojnё se mendimi dhe gjuha fillimisht kanё qenё veprimtari tё vecanta dhe pastaj janё bashkuar kur mendimi u bё verbal dhe tё folurit u bё racional.

Hipoteza Sapir- Whorf

 Ёshtё e qartё se tё gjithё kanё pothuajse tё njёjtat organe fizike pёr tё perceptuar realitetin (sytё pёr tё parё, veshёt pёr tё dёgjuar etj) por jo tё gjithё kёta stimuj arrijnё nё mёnyrё tё njёjtё tek njerёzit: cdo njeri nga ne ka filtrin e tij qё klasifikon realitetin. Ky filtёr sipas Edward Sapir (1929) dhe studentit tё tij Benjamin Whorf (1956) ёshtё gjuha e cila pёrcakton se cfarё percepton cdonjёri nga ne.

Whorfi krahasoi gjuhёn angleze me gjuhёn e amerikanёve indigjenё qё jetojnё nё jugperёndim tё SH.B.A. Ai gjeti se nё gjuhёn Hopi mungojnё kohёt e foljes, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Kjo do tё thote se pёr kёta popuj ёshtё e njёjta gjё kur thua “ Unё erdha nё shtёpi”,  “Unё vij nё shtёpi” dhe “ Unё do tё vij nё shtёpi”. Prej kёtej Whorf-i arriti nё përfundimin se banorët Hopi dhe anglezёt e perceptojnë  kohёn në mënyrë të ndryshme. Banorët Hopi nuk e shikojnё kohёn si lёvizje nё hapёsirё ose si koha qё kalon.

Ndoshta ata kohёn e masin jo me konvencionin e njeriut por me natyrёn ku ndodhin ndryshimet. Ndoshta ndryshimet stinore janё koha e tyre. Prej kёtej Whorf-i arriti nё pёrfundimin se ekzisotn njё ndryshim i madh i tyre nё lidhje me kulturёn perёndimore pasi ata nuk njohin histori ( kupto: antarёt e shoqёrisё Hopi), kalendare apo orё. Kёshtu, u arrit nё variantin e “fortё” tё idesё se gjuha pёrcakton kulturёn.

Nё tё vёrtetё, nga njё studim i bёrё vite mё vonё u tregua se Whorf-i e kishte ekzagjeruar themelin ideor tё tezёs sё determinizmit gjuhёsor tё folёsve Hopi. Nё kёtё studim u vu nё dukje se banorёt Hopi bёnin dallimin midis tё kaluarёs dhe tё tashmes dhe midis tё ardhmes dhe jo tё tashmes. Megjithatё nuk vihet nё dyshim se gjuha ka lidhje me mendimin. Studimi në fjalё hodhi poshtë idenë se gjuha përcakton mendimin.

Sot me tepër gjen vend “ideja e dobët” e versionit tё hipotezёs Sapir-Whorf sipas sё cilёs gjuha ndikon nё mendimin dhe nё botёkuptimin e folёsve tё saj. Nё tё mirё tё kёsaj ideje ёshtё fjalori i gjuhёs d.m.th fjalёt tё cilat janё modele tё mjedisit ose kopje tё mjedisit.

Problemi shtrohet prerazi: nёse njё shoqёrie i mungon njё fjalë e caktuar asaj i mungon njё njohje e caktuar dhe pёr pasojё ajo shoqёri ka mungesa nё pёrshtatjen ndaj mjedisit.

Nё tё vёrtetё problemi ёshtё ndryshe: sё pari,  kur njeriut i shtrohet nevoja tё shprehё me anё tё nje fjale ose dhe me anё tё njё veprimi njё dukuri pёr tё cilёn ai nuk ka “shenjёn” pёrkatёse d.m.th fjalёn ёshtё treguar se tek ky folёs sajohen fjalё tё reja ose shenja dhe gjeste tё komunikimit joverbal me anёn e tё cilave ai arrin komunikimin e nevojshёm. Nëse p.sh folёsit eskimezё kanё disa fjalё pёr borёn, arabёt kanё disa fjalё pёr devenё dhe shqiptarёt kanё disa fjalё pёr dhitё kjo nuk do tё thotё qё p.sh njё francez qё nuk i ka kёto fjalё nuk mund të dallojë llojet e ndryshme tё borёs, deveve apo tё dhive. Sё dyti kuptohet qartё se ky francez apo anglez nuk i ka fjalёt e mёsipёrme sepse detyrat qё iu ka shtruar atyre mjedisi nuk kanё kёrkuar fjalё tё tilla, pra parcelizime njohёse tё tilla tё mjedisit. Ky fakt tregon se folёsit e njё gjuhe me fjalёt e tyre kanё formuar fjalёt si celёsa sepse mjedisi iu ka kёrkuar atyre, e shprehur nё mёnyrё metaforike, hapjen e disa bravave tё caktuara.

Tё gjitha pohimet e mësipërme tregojnё se folёsit e njё shoqёrie i janё pёrshtatur realitetit tё tyre natyror dhe shoqёror sepse kanё realizuar njohjen e duhur. Nga ana tjetёr kjo tregon se nёse folёsve tё njё gjuhe qё iu mungojnё kёto fjalё iu duhet t’i mёsojnё ato, nuk ka asnjё dyshim se ata e arrijnё kёtё gjё po me aq sukses sa dhe shoqёria tjetër.

Prania e sinonimeve si variacione gjuhёsore pёr tё njёjtin objekt apo e emёrtimeve tё vecanta pёr gjendje tё vecanta tё tij nё disa gjuhё vjen nga rёndёsia e madhe qё kanё ato objekte nё jetёn e njerёzve qё flasin kёto gjuhё, ashtu si mungesa e tyre nё gjuhё tё tjera shpjegohet me atё qё objektet nё fjalё nuk kanё ndonjё vlerё pёr njerёzit qё flasin kёto gjuhё. Ёshtё njё gjё e njohur qё fushave tё njёjta konceptuale nё gjuhё tё ndryshme u pёrgjigjen fusha tё ndryshme leksikore. Kёto mospёrputhje nuk vijnё nga qё disa bashkёsi gjuhёsore nuk janё nё gjendje t’i ndajnё nё mё shumё pёrbёrёs (prerje) fushat konceptuale por nga shkalla e zhvillimit dhe vecoritё e kulturave tё tyre. Nёse folёsit e fisit Hopi, qё u pёrmendёn mё lart, kanё tё njёjtёn fjalё si pёr insektet edhe pёr pilotin, kjo ndodh jo se ata nuk janё nё gjendje t’i dallojnё kёto objekte por se atyre kёto fjalё nuk iu janё dashur t’i përdorin gjatë jetës. Kur lindi nevoja pёr tё emёruar aeroplanin dhe pilotin, ata e bёnё kёtё gjё ashtu sic e kanё bёrё vite me parё dhe europianёt.

Po ashtu, shoqёria gjuetarё- mbledhëse Piraha, qё jeton nё pyjet e Amazonёs, nё Brazil, nuk ka sistem numerik numërimi dhe ata nuk kryejnё procesin e numërimit. Megjithatë, kjo nuk i pengon folësit tё pёrcaktojnё madhësi apo tё bёjnё ndarje tё objekteve.

Megjithatё, ka shumё fakte qё provojnё se struktura gjuhёsore ndikon nё perceptimin dhe kujtesёn. Kjo do tё thotё qё perceptimi dhe kujtesa ndihmohen nga prania nё njё gjuhё tё caktuar e fjalёve dhe e shprehjeve . Pёr kёtё arsye antropologёt, gjuhёtarёt dhe psikologёt janё pёr njё variant mё tё “butё” tё Hipotezёs Sapir-Whorf. Kёshtu, nёpёrmjet provave ёshtё treguar se njerёzit i mbajnë mend mirё gjёrat ose i vёrejnё mё mirё kur ato janё tё kodueshme nё gjuhёn e tyre d.m.th kur gjuha qё ata flasin ka fjalёt dhe shprehjet pёrkatёse. P.sh folёsit e gjuhёs Zuni  (fis qё jeton nё Amerikёn e Jugut) tё cilёt kanё njё fjale tё vetme pёr ngjyrёn e verdhё dhe ngjyrёn portokalli, e kanё mё tё vёshtirё se folёsit e kёsaj gjuhe qё njohin edhe anglishten ose se vetё anglishtfolёsit, qё t’i identifikojnё pas njёfarё kohe kёto ngjyra.

 Relativizmi gjuhёsor 

Hipoteza e relativizmit gjuhёsor lidhet me pohimin tjetёr tё Edward Sapir-it se: “ nuk mund tё gjenden dy gjuhё qё tё jenё aq tё ngjashme, saqё tё konsiderohen se pёrfaqёsojne tё njёjtin realitet shoqёror”. Kjo hipotezё ёshtё shprehje e tezёs sё linguistit Ferdinand Saussure, i cili vuri nё dukje natyrёn arbitrare tё shenjёs gjuhёsore. Tashme dihet dhe pranohet se nuk ka lidhje midis shёnjuesit ( fjalёs) dhe te shёnjuarit (objektit). Pra, fjalёt janё arbitrare. Njё gjё e tillё ёshtё tepёr e qartё kur mendojmë se p.sh fjalёn ungj, xhaxha, dajё nё shqip i pёrgjigjet nё anglisht fjala “ uncle”. Kjo tregon se gjuhёt e ndryshme i zgjedhin fjalёt pёr objektet nё mёnyrё arbitrare dhe pёr pasoje, kjo shpjegon se pёr c’arsye gjuhёt nuk pёrputhen. Por kjo nuk do tё thote se gjuhёt nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt, tё ngjashme midis tyre sepse njё gjё e tille nuk thuhet edhe pёr kulturen ku gjuha ёshtё pjesё pёrbёrёse e saj. Pra, gjuhёt kanё tё pёrbashkёta mes tyre. Ngjashmёritё midis gjuhёve po ashtu si ngjashmёrite midis kulturave burojnё nga dy faktore:

Sё pari ngjashmёritё midis gjuhёve shpjegohen nga prania e universaleve gjuhёsore. Sё dyti ngjashmёritё midis gjuhёve shpjegohen nga po ai difuzion kulturor sic jane huazimet e fjalёve, shprehje e ndёrtimeve sintaksore nё tё ashtёquajturin “ difuzion kulturor”. Nё pёrfundim mund tё themi se nёse dy gjuhё po ashtu si dy individё kanё pёrvoja tё ndryshme kjo nuk do tё thotё se ata nuk arrijnё tё komunikojnё midis tyre. Nё tё kundёrtёn do tё pranohej se individёt dygjuhёsh do tё kishin nё kokёn e tyre dy botёkuptime tё ndryshme. Fakti se njerёzit nuk ndiejnё vёshtirёsi kur kalojnё nga njё gjuhё nё tjetrёn dhe janё nё gjendje tё thonё tё njёjtёn gjё nё secilёn nga gjuhёt qё flasin tregon se ideja e relativizmit gjuhёsor ёshtё e gabuar. Nёse i pёrmbahemi relativizmit gjuhёsor atёherё mohohet mundёsia e pёrkthimit. 

Sociolingustika: Ndryshimet social-klasore nё gjuhё dhe dialektet e saj  

 Studimet rreth relativizmit gjuhёsor jane realizuar edhe nё lidhje me klasat sociale dhe racat. Nё njё nga kёto studime ёshtё treguar se fёmijёt e klasёs punёtore dhe klasёs sё mesme flasin dy lloje ose dy kode gjuhёsore: njё gjuhё me kod tё kufizuar dhe njё gjuhё me kod tё pёrpunuar. Ka tё dhena qё mungesa tek kёta fёmije e njё gjuhё me kod tё pёrpunuar i pengon ata qё tё zhvillojnё potencialin e tyre intelektual.

Duke u bazuar nё karakteristikat e dy kodeve sic janё ndryshimet nё gramatikё, nё shprehjen e mendimit abstrakt, nё shprehjen e emocioneve etj. ёshtё treguar se gjuha ndikon nё zhvillimin  intelektual. Por padyshim ndryshimet nё gjuhё vihen re me qartё nё anglishten qё përdor popullata  afro-amerikane. Ky ndryshim ёshtё i asaj shkallё sa qё anglishtja e afro-amerikanёve konsiderohet si nje dialekt i gjuhёs angleze.

Kёto fakte tregojnё se midis individёve ka ndryshime nё tё folur tё cilat studiohen nga ajo degё e antropologjisё dhe e gjuhёsisё e cila quhet  sociolinguistikё. Ёshte gjetur p.sh se tё folurit nё New York ndryshon nё lidhje me gjendjen social-ekonomike, me pёrkatёsinё etnike, gjininё dhe moshёn. Tё folurit ndryshon nё lidhje edhe me bashkёbiseduesin. Edhe sot nё disa zona tё Shqipёrisё gruaja shpesh  nuk e thёrret me emrin e tij burrin e saj por e quan “Ai”, “ Babai i fёmijeve” etj.

Nё kuadrin e njё gjuhe, njё komunitet i caktuar mund tё ketё tё pёrbashkёt njё variacion tё saj. Ky variacion gjuhёsor quhet dialekt. Dialektet janё variacione ose ndryshime gjuhёsore tё njё grupi njerёzish, zakonisht tё njё ose disa krahinave etnografike qё shfaqen nё fjalor, nё shqiptim ose nё sintaksё. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: dialektin geg dhe dialektin toskё.

Po ashtu, sociolektet si tërësi fjalësh që i korrespondojnë një grupi të caktuar shoqëror, grupi etnik, grupi me status të caktuar socioekonomik apo moshor etj. studiohen nga sociolinguistët për të identifikuar variacionin gjuhësor që ekziston mes grupeve të ndryshme sociale. Konkretisht, është e pritshme që fëmijët e klasës së mesme shoqërore do të përdorin një regjistër të ndryshëm gjuhësor krahasuar më fëmijët e klasës së lartë sic u përmend në shembullin e mësipërm.

Komunikimi jo verbal

 Nё komunikimin me njёri tjetrin njerёzit pёrdorin “ shenja” sic janё fjalёt. Tё tilla janё edhe lёvizjet e pjesёve tё trupit. Shenja tё kёsaj natyre janё edhe mёnyrat e qёndrimit ndaj njёri tjetrit.

Pra, edhe pa folur ( kujtojmё kёtu gjuhёn e shurdhmemecёve) njerёzit mund tё komunikojnё me njёri tjetrin, tё japin dhe tё marrin informacion. Dhёnia dhe marrja e informacionit midis njerёzve pa pёrdorur tё folurin verbal, quhet komunikim jo verbal.

Komunikimi jo verbal nёpёrmjet gjesteve dhe lёvizjeve tё pjesёve tё trupit tё njeriut studiohet nga kinezika.  Studiuesit mendojnё se njerёzit pёrdorin mё shumё se 250.000 shprehje tё fytyrёs. Njё shprehje e tillё ёshtё buzёqeshja d.m.th shprehja kur njeriu tregon kёnaqёsi, lumturi dhe miqёsi. Buzёqeshja ose qёndrimi buzagaz, sic emёrtohet ndryshe njё shprehje e tillё e fytyrёs, nё cdo kulturё njerёzore bote ёshtё shprehje e gjendjeve tё sipёrpёrmendura. Megjithatё, nё disa rrethana, njё buzёqeshje mund tё shprehё ironi apo njё ofendim.

Lёvizja e kokёs, e syve, e vetullave, e krahёve, e gishtёrinjve, e kёmbёve si dhe qёndrimi i trupit, sipas njё modeli tё pёrcaktuar nga ana kulturore, mund tё shprehё kuptime tё vecanta.

Dikush nga ne tregon dicka me anё tё gishtit, njё tjetёr me lёvizjen e syve ose tё kokёs.

Me lёvizjen e kokёs poshtё-lart shqiptarёt tregojnё pohim, njё “po” por edhe njё mohim, njё “jo”. E njёjta gjё ndodh me ne edhe kur lёvizim kokёn majtas-djathtas. E njёjta gjё ndodh tek italianёt jugore. Tek turqit dhe grekёt njё “po” komunikohet me lёvizjen e kokёs majtas-djathtas dhe njё “jo” komunikohet kur koka lёviz poshtё-lart. Tek tё gjithё europianёt ndodh e kundёrta: lёvizja e kokёs poshtё-lart tregon “po” edhe majtas-djathtas tregon “jo”.

Tradicionalisht, ngritja e gishtit tё madh tek shqiptarёt ёshtё shenjё ofenduese. Nёn ndikimin e tё huajve, ky gjest tashmё e ka humbur kuptimin e tij fyes e sot tregon njё pohim dhe ёshtё shenjё nё vend tё fjalёs “ok”. Gishtat nё formё V  nё disa zona tё Greqise pёrdoren  pёr ofendim, nё kultura tё tjera janë simbol i fitores apo i lirisё. Kuptohet se modelimi i ndryshёm kulturor i shenjave nё popuj tё ndryshёm shpesh bёhet objekt i keqkuptimeve ndёrkomunikuese kulturore.

Megjithatё, krahas kёtyre ndryshimeve, individёt e cdo sistemi sociokulturor pёrdorin tё njёjtat shprehje tё fytyrёs. Tё tilla shprehje janё frika, lumturia, habia etj. Ndoshta shprehje te tilla kane njё komponent jo tё vogel gjenetik. Padyshim se asnjё sjellje e njeriut nuk pёrjashtohet prej predispozitave gjenetike ose tё ashtёquajturёn “predispozitё biologjike”.

Nё njё studim ёshtё bёrё e qartё se kur njerёzve tё fisit Papua nё Guinenё e Re iu tregohen fotot me shprehje tё ndryshme emocionale tё fytyrёs, pёrgjigjet e tyre janё tё njёjta me ato tё europianёve. Ky fakt tregon se tek njerezit ekzistojnё shprehje tё cilat gjenden universalisht, nё cdo kulturё njerëzore..

Njё aspekt tjetёr i komunikimit jo verbal ёshtё pёrdorimi i hapёsires. Prosemika lidhet me  studimin e mёnyrёs  se si njerёzit e shoqёrive tё ndryshme perceptojnё dhe pёrdorin hapёsirёn. Pranohet se nuk ka rregulla universale nё pёrdorimin e hapёsirёs. P.sh meshkujt arabe gjatё takimit dhe bisedёs qёndrojnё mё afёr njeri tjetrit se europianёt perёndimorё. Por hapёsira personale po ashtu ёshtё e ndryshme pёr individё qё i përkasin niveleve tё ndryshme shoqёrore, gjinore dhe miqësore: vendosja e saj nga secili individ përcaktohet nga statusi social, ekonomik dhe gjinia e tij ose e saj.

Lexime të mëtejshme

Chomsky, N. (2006) Language and Mind, 3d Ed. Cambridge University Press.

Intelektuali i shquar, linguisti, filozofi dhe aktivisti politik paraqet në këtë vepër të ribotuar në formën e eseve, mendimet e tij mbi gjuhën, mendimin dhe mendjen tek njeriu. I shkruar me një stil tërheqës dhe meditativ, ky libër është  i domosdoshëm për tu lexuar.

 McWhorter, J. (2003).The power of Babel: A natural history of language. Harper Perennial,USA.

Një nga librat më të mirë të gjuhëtarit amerikan, kjo vepër është e fokusuar në historikun e gjuhëve, që me shfaqjen e tyre e deri sot. Autori përdor një narracion të thjeshtë dhe gjuha që përshkon librin, sëbashku me faktet interesante, e bën atë një tekst të përshtatshëm për cdokënd që i pëlqen historia e gjuhëve.

Ottenheimer, J. H. (2012). The anthropology of language: An introduction to lingustic anthropology, 3d Ed. CENGAGE Learning, USA.

Kjo hyrje në bazat e përgjithshme të antropologjisë linguistike, është e përshtatshme për cdo student të interesuar në teoritë dhe metodat studimore të gjuhës tek njeriu.

 Pinker, S. (2007) The language instinct. Harper Perennial Modern Classics.

Një nga veprat më të arrira të neurolinguistit të njohur kanadez. I vlerësuar për stilin e thjeshtë, konciz dhe argumentues, ky libër është tërheqës për këdo dhe ndoshta një nga veprat që duhet lexuar më kërshëri për shkak të informacionit dhe paraqitjes së qartë të hipotezave mbi gjuhën dhe mendjen, përfshirë dhe ato të vetë autorit. Një libër i këshillueshëm për t’u lexuar për këdo që ka interes mbi gjuhën.