Home » Evolucioni i njeriut » Vlera pёrshtatёse e moralit

Vlera pёrshtatёse e moralit

Start here

Nё librin e tij “Prejardhja e njeriut” tё botuar nё vitin 1871, Darvini shkruante: “Nuk duhet harruar se megjithёse tё pasurit njё moral tё shёndoshё mund tё ketё pak ose asfare dobi pёr individin dhe fёmijёt e tij brenda njё grupi social… pasja e njё morali tё shёndoshё ndёr individёt e grupit social nё tёrёsi dhe zhvillimi i mёtejshёm i virtyteve, do ti japin pёrparёsi kёtij grupi kundrejt njё grupi tjetёr social”.

Darvini arsyetonte se individi me vlera morale e ka tё humbur “luftёn” ndaj individёve tё tjerё brenda grupit, qё shfaqin sjellje individualiste. Por, dhe kёtu qёndron intuita e Darvinit, nёse grupi social pёrbёhet nga individё të moralshëm, atёherё ai do tё jetё konkurues, pse jo fitues, ndaj njё grupi tjetёr social, individёt e tё cilit shfaqin sjellje qё rrisin pёrfitimin vetjak. 

Sjellja altruiste vёrehet nё shumё organizma tё gjallё dhe ajo nuk kufizohet vetёm tek tё afёrmit por shtrihet edhe ndёr anёtarёt e tjerё tё grupit. Minjtё ndajnё ushqimin me anёtarёt e tjerё tё grupit, zogjtё ndihmojnё me ushqim zogjtё mё tё rinj, ujqit ndihmojnё ujqit e tjerё kur ndeshen me arinjtё, shimpanzetё formojnё aleanca ndaj grabitqarёve dhe adoptojnё fёmijёt e shimpanzeve tё tjera etj. Sjelljet altruiste nuk janё vёrejtur tek zvarranikёt.

Eksperimentet e kryera me shimpanzetё dhe majmunёt kapuçinё prej primatologut tё njohur hollandez F. de Waal treguan se shkёmbimi i ushqimeve nё njё grup social, bazohej nё reciprocitet ose shkёmbim tё ndёrsjellё. Ashtu si ne, qё pёrgjithёsisht mbajmё mend kё kemi ndihmuar dhe kush nuk na e ka kthyer ndihmёn mbrapsht, edhe shimpanzetё e majmunёt kapuçinё shfaqin njё sens shkёmbimi tё bazuar ngushtёsisht mbi kujtesёn.

Nёse kujtesa formohet si rezultat i bashkёveprimit tё individёve brenda njё grupi social dhe mundёson kryerjen e sjelljeve altruiste (njё tip kujtese kolektive), cilёsimet i mirё/i keq ose i drejtё/ padrejtё, nuk janё karakteristikё e botёs mendore tё kafshёve. Mё sё shumti, sjelljet e bazuara nё pёrfytyrimin tonё njerёzor si tё ‘moralshme”, janё shprehje e zgjidhjes sё njё problemi tё rёndёsishёm adaptiv: problemet qё lindin brenda grupit social dhe qё lidhen kryesisht me mbijetesёn e individit dhe grupit si i tёrё.

Nё librin e saj “Ndёrgjegjja: Origjina e intuitёs sё moralit” neurofilozofja Patricia Churchland argumenton se ndёrgjegjja ёshtё produkt i trurit ndёrsa predispozita biologjike pёr tu kujdesur pёr veten dhe tё tjerёt zhvillohen gjatё jetёs pёrmes tё mёsuarit.  Lindja e ndёrgjegjes tek njeriu nuk duhet parё thjesht si produkt i trurit, por rrjedhojё e historisё evolucionare, ku lindja e sjelljeve altruiste i detyrohet veprimit tё pёrzgjedhjes natyrore. Kёto sjellje i kanё shёrbyer kafshёve tё ruajnё kohezionin brenda grupit, nё njё raport tё barazpeshuar midis kostos dhe fitimit.

Burime:

Burkart, J.M., Brugger, R.K., van Schaik, C.P. (2018). Evolutionary origins of morality: Insights from non-humans primate.  Frontiers in Sociology. doi: 10.3389/fsoc.2018.00017


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: