Home » Evolucioni i njeriut » Tre rreziqet kryesore të Inteligjencës Artificiale

Tre rreziqet kryesore të Inteligjencës Artificiale

Start here

Inteligjenca Artificiale (IA) përdoret në fusha të ndryshme dhe ne jemi shpeshherë të pavetëdijshëm për shumësinë e tyre. IA diagnostikon tumoret, lehtëson kërkimin në Internet, njeh fytyrat, luan shah etj. Algoritmet që përdor Facebook-u, YouTube-i  apo Netflix-i na ndihmojnë të gjejmë informacionin e dëshiruar. Ndërsa asistenca e Siri-t lehtëson përditshmërinë.

Përdorimet e shumëllojshme të IA e përmirësojnë jetën, por zhvillimi i saj ka ngritur shqetësime lidhur me rrezikun që mund të paraqesë në të ardhmen.

Një tip tjetër inteligjence mendohet se do të jetë e aftë të mësojë, të zgjidhë probleme, të përshtatet dhe të vetëpërmirësohet. Ajo njihet si Inteligjenca e Përgjithshme Artificale (IPA). Që në vitet 1940, shkrimtari i njohur amerikan Isaac Asimov shkroi se përmes robotëve, do të realizohet pavarsimi dhe formimi i ndërgjegjes së IA me anë të mësuarit. Për të shmangur rreziqet e IA, shkrimtari amerikan propozoi fillimisht “Tre Ligjet e Robotikës”.

Nëse këto ligje do të mjaftonin, mbase Elon Musk nuk do t’i druhej Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale. Ai ka paralajmëruar se duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj pasojave të mundshme të zhvillimit të saj, si kërcënim për ekzistencën tonë.

Armët inteligjente autonome vdekjeprurëse e gjejnë vetë shënjestrën. Autonomia e tyre deri më tani është e kufizuar, pasi njerëzit janë ata që i japin robotit “urdhrin” për të vepruar. Prej atij momenti, kërkimi për shënjestrën, në det, ajër dhe tokë, realizohet prej atij vetë.

Fiksionet shkencore të Asimovit dhe frika e Maskut mund të ndodhin në të ardhmen, por rreziqet e sotme, janë ato që po shqetësojnë studiuesit.

Zgjedhjet politike në vende të ndryshme rrezikohen prej aplikacioneve, që komprementojnë rezultatin e tyre dhe vullnetin e shoqërisë. Ky rrezik u bë realitet në rastin e skandalit të “Cambridge Analytica” që esktraktoi informacionet personale tё rreth 50 milionë pёrdoruesve të Facebook-ut. Ato u përdorën gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SH.B.A dhe fushatës së Brexit.

Ashtu si me lajmet e rreme, manipulimi social që mundësohet nga përdorimi i të dhënave personale, krijon perceptime dhe vendimarje të ndryshme nga ato  fillestare tonat.

Së fundmi, një skandal tjetër përfshiu Facebook-un. Pas një vendimi të këtyre ditëve, kjo kompani do të paguajë një gjobë prej 550 milionë dollarësh, pasi shërbimi i përdorur prej saj Tag Suggestions binte ndesh me Ligjin e Privatësisë Biometrike të Shtetit të Ilinoisit, në SHBA. Teknologjia e vëzhgimit, si njohja e fytyrës, ka filluar të përdoret gjerësisht në vende si Kina, SH.B.A, Anglia dhe Rusia, duke vënë në diskutim të drejtën për ruajtjen e privatësisë dhe anonimitetin e qytetarëve.

Mbrojtja e të dhënave personale dhe ruajtja e privatësisë së qytetarëve ka rëndësi pasi copëzat e informacionit mbi jetën tonë, mund të keqpërdoren.

Inteligjenca Artificiale dhe vendimarrjet e algoritmeve në dukje ngjajnë racionale dhe të pagabueshëm, por mund të çojnë drejt diskriminimit. Gjurmimi i të dhënave, mbledhja dhe analizimi i tyre mund të përdoret kundër nesh. Nëse një kompani sigurimi, ka të dhëna për shëndetin e dikujt, vendimi për sigurimin e jetës varet prej këtyre të dhënave.

Më e rëndësishmja, vendimarrja për sigurimin e jetës, do të vendoset nga procesimi i këtyre të dhënave prej makinerisë.

Diskriminimi mund të shfaqet edhe tërthorazi, si në rastin e automatizimit ose zëvëndësimit të  punës së njerëzve nga robotët. Teknologjitë e fundit, ku përfshihet dhe IA, kanë krijuar mundësitë për ndodhjen e tij. Papunësia dhe mospërshtatja e punëtorëve me këto zhvillime, do të krijojë pabarazi ekonomike, që do të thellohet me kalimin e kohës.

Në kohët e sotme, njohja e mundësisë dhe sfidave të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale mund të na ndihmojnë për të vlerësuar rreziqet e saj.  Si një mënyrë për të njohur se si do të jetë e ardhmja.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: